GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rakip Suli shpërdoron 642 MLN lekë, tenderi i arnimit të rrugicave jepet pa garë

12:26 - 11/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryebashkiaku Suli është nën hetim nga SPAK, ku është thirrur disa herë vetëm këtë javë. Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumenteve

Kryebashkiaku Suli është nën hetim nga SPAK, ku është thirrur disa herë vetëm këtë javë. Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumenteve

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rakip Suli, kryetari i Bashkisë Kamëz, se propaganda të mban të sigurt karrigen edhe përballë të palarave që mund të denoncohen në SPAK. Çdo javë denoncojmë përvetësimet që bëhen në këtë bashki me fondet e punëve publike si ato të shtrimit e riparimit të rrugicave. Nga ana tjetër, Kamza vazhdon të jetë i pasistemuar, ku vetëm në rrugët kryesore të prek këmba asfalt.

Kryetari Suli ka vazhduar së fundmi me abuzimin e radhës. Këto ditë ësshtë mbyllur tenderi me objekt “Ndërtim Rrugët “Dyseldorf+Bujari+Prishtina+Rruga pingul me Europeni+Dea+Rruga te Colis+ Hirësia””, me fond limit 642 milionë lekë.

Në tenderin e përfunduar më datë 8 nëntor 2023, kanë shfaqur interes 15 kompani. Me kaq shumë oferta dhe me këtë fond marramendës prisnim një prokurim të rregullt. Por Open Data Albania e ka shënuar me tenderin me “Flamur të kuq” duke dhënë alarmin se ka risk korrupsioni. Kryetari i ka skualifikuar që në fillim 14 firma që në fazën e parë. Kështu, komisioni la të vlefshme vetëm ofertën e bashkimit të operatorëve “ASI-2A CO” shpk & “VARAKU E” shpk, me vlerë rreth 500 milionë lekë. Ata e përfituan këtë tender pa garë fare.

Ndërkohë, shohim se pronarët e dy firmave janë Astrit Gjikondaj dhe Shpëtim Varaku, të cilët konsiderohen si “Grupi i Rakip Sulit”, për faktin se gjithmonë futen bashkë në aferat e Kamzës dhe kryetari iu siguron marrjen e fondeve pa garë. I vetmi qëllim i përbashkët është përfitimi nga taksat e qytetarëve.

Varaku gjithashtu, ka miqësi mjaft të mirë edhe me Emiriana Sakon, kryebashkiaken e Durrësit, e cila në 3 vite i ka dhuruar 2.1 miliardë lekë tenderë pa garë.

 

Ndërkohë ASI-2A CO shpk ka ecur me hapa më të mëdha dhe në 3 vite ka marrë nga buxheti i shtetit 6.4 miliardë lekë vetëm nëpër tendera, ku pjesa më e madhe janë nënshkruar me shkelje ligjore.

Sakaq, duhet theksuar se të dyja kompanitë gëzojnë një sërë tenderësh me “Red Flag” nga bashkia Kamëz dhe prej kohësh kjo është një kambanë alarmi edhe për SPAK.

Kryebashkiaku Suli është nën hetim nga SPAK, ku është thirrur disa herë vetëm këtë javë. Këtë të mërkurë, Suli përveç paraqitjes së dokumenteve lidhur me disa procedura të kryera nga Bashkia Kamëz për banesat sociale dhe akomodimit të familjeve të dëmtuara nga tërmeti në 2019, ka dhënë sqarime edhe për prokurimet e denoncuara nga media për pastrimin e qytetit.

Më konkretisht, Prokuroria po kryen hetimet ndaj Sulit dhe zyrtarëve të tjerë për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Në kudër të këtyre hetimeve agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë sekuestruar disa dokumente në bashkinë Kamëz, por edhe procedura të tenderit për pastrimin e qytetit.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimRakip SulirrugeSpaktender

Lajme të lidhura

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Para
Rama flet nga Parisi: Vuajtjet e luftës në Gaza duhet të marrin fund

Rama flet nga Parisi: Vuajtjet e luftës në Gaza duhet të marrin fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com