GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rako Paja, “ministri” i vetëshpallur i Ballukut për energjinë diellore, që pastron para me Tano Karidin grek

16:15 - 17/07/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rako Paja, “ministri” i vetëshpallur i Ballukut për energjinë diellore, që pastron para me Tano Karidin grek
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rrjet i errët, i shtrirë nga Tirana në Qipro, me lidhje të dyshimta financiare dhe mbështetje politike, po zhvat Shqipërinë në emër të energjisë së rinovueshme. Në qendër të këtij rrjeti ndodhet Rako Paja, një emër i panjohur për publikun e gjerë, por që po ndërton një perandori energjetike në hije, me mbështetjen e qarqeve qeveritare dhe bashkëpunëtorëve ndërkombëtarë me të kaluar të errët.

Nga “ministri” i YouTube-it, tek marshi qesharak në Theth

Prej disa ditësh, rrjetet sociale janë mbushur me pamje të Pëllumb Pilinçit, një figurë folklorike e vetëshpallur si “profesor” e “përfaqësues i popullit”, që udhëtoi në Theth mes tensioneve, i shoqëruar nga një person i veshur me stil dhe seriozitet zyrtar. Ai ishte Rako Paja, i prezantuar si “Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës”, jo në ndonjë media zyrtare, por në kanalin “TV Shpresa” në YouTube.

Në disa intervista të publikuara, Paja flet si ministër, i prezantuar nga moderatorët me titull zyrtar dhe madje i shoqëruar edhe nga një “zv.ministre” fiktive, Lindita Tela. Ky teatër grotesk do të ishte qesharak, po të mos ishte për faktin se Rako Paja është përfitues i dhjetëra lejeve për ndërtim të centraleve fotovoltaike, të firmosura nga vetë ministrja reale, Belinda Balluku.

Leje energjetike dhe kompani fantazmë

Në emër të kompanive si 3R Eco Group, ARGO SUN ENERGY, Dielli i Qarrit, Makti Sun, dhe të tjera subjekte që nuk kanë bilance, kapital apo veprimtari reale, Rako Paja ka marrë me procedura të dyshimta qindra hektarë tokë publike për ndërtimin e paneleve diellore.

Vetëm nga Bashkia Skrapar, përmes kompanisë Eco Group – Tomorrica, Paja ka siguruar 211 hektarë tokë, me ofertë sa çmimi dysheme. Pra, toka publike i është dhuruar de facto një personi pa eksperiencë të provuar, por me lidhje të forta në prapaskenë.

Tano Karidi, greku në hije që financon “diellin shqiptar”

Pas Rako Pajës qëndron Ioannis Titakis, i njohur ndryshe si Tano Karidi, një 72-vjeçar nga Greqia, i skeduar nga agjencitë ndërkombëtare për pastrim parash, trafiqe dhe lidhje me mafian ruse dhe bullgare.

Përmes shoqërive të regjistruara në Qipro, Tano Karidi injekton miliona euro në Shqipëri, përmes kompanive të mësipërme që Rako Paja administron. Paratë dyshohet se vijnë nga trafiku i drogës dhe aktivitetet e paligjshme, të cilat pastrohen në Shqipëri nën petkun e investimeve të gjelbra.

Partnerët e aferës: nga Ervis Myftari te Benet Beci

skemë shfaqet edhe emri i Ervis Myftarit, një figurë e njohur për aferat me tenderat në Albcontrol. Vetëm përmes kompanisë “Consulting & Management Albania”, Myftari ka përfituar 17 tendera me vlerë 9 milionë euro, për trajnime fiktive dhe konsulencë të paprovuar. Ai kontrollon një rrjet kompanish për pastrim parash dhe është përmendur edhe në hetimet për ish-drejtorin e ARRSH-së Ervis Berberi dhe kryetarin aktual të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, me të cilët ka ndarë tendera qindra-mijëra euroshe.

Karteli i fotovoltaikëve, një rrjet klientelist në shërbim të parasë së pistë

Në skemën e Rako Pajës janë të përfshirë edhe figura si:

-Dritan Marku – ortak me Pajën në 4R ECO GROUP

-Fatush Tola – i lidhur me kompaninë “Shansi Invest” dhe afera të mëdha tenderash

-Dritan Xhokaxhi – bos karburantesh

-Erjola Lame, Entela Haxhialiu, Ardian Poçi, Nadire Qinami, Renaldo Zaimaj, Alfred Sadikaj, Fatjon Sulko – emra që shfaqen në kompani të ndryshme që përfitojnë leje, fonde apo toka shtetërore.

A është kjo e ardhmja e energjisë në Shqipëri?

Në vend që energjia e rinovueshme të jetë një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe investim serioz, ajo po kthehet në një instrument për pastrim parash, kapje të territorit publik dhe përfitime korruptive.

Qytetarët shohin një “ministri të vetëshpallur” që parakalon nëpër Theth përkrah qesharakëve, ndërkohë që pas perdes zhvillohet një nga aferat më të mëdha të pasurimit përmes manipulimit të ligjeve, mungesës së kontrollit dhe mbështetjes nga qeveria. /Publik Media/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Para
Çfarë përfaqësojnë “Globus Travel” dhe “Cosmos Tours”? Terminale trafiku të dy ish-policëve me dosje

Çfarë përfaqësojnë "Globus Travel" dhe "Cosmos Tours"? Terminale trafiku të dy ish-policëve me dosje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com