GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste

11:49 - 26/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama, në fjalën e tij para kabinetit qeveritar dhe grupit parlamentar të PS-së ditën e sotme, vijoi sulmet ndaj punës së Prokurorisë e cila e dogji aty ku nuk mban më kur kërkoi arrestimin e të besuarës së tij, Belinda Ballukut.

Rama se në këtë mandat të afërt të SPAK po bëhen prerje të fletë arresteve pa hesap apo “në tufa”, teksa nuk kurseu as median duke e cilësuar si “tenxhere”.

Në sagën e sulmeve që ka nisur ndaj drejtësisë, Rama thotë se prokurorët e SPAK janë turrur në garën për mandatin e ardhshëm dhe të afërt të SPAK prandaj prejnë fletë arreste me tufa.

“Pas 100 e kusur vjetësh, ne i dhamë pavarësinë, prandaj dhe unë që e kam udhëhequr partinë dhe këtë shumicë në rrugën e përpjetë për pavarësinë e gjyqësorit, nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht bombave artificiale kur ndizen nga lloj lloj gjykatësish, që shija e pavarësisë i deh, i errëson sytë dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut. Prandaj dhe sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që legjislativi apo ekzekutivi të canojë pavarësinë e gjyqësorit, por gjyqësori të gjymtojë jo thjesht pavarësinë e dy të tjerëve, por aftësinë e dy të tjerëve për të funksionuar. Kjo ka ndodhur në vende të tjera, por kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend sepse ky vend që është në ngjitje të vazhdueshme nuk e ka luksin të frenohet, jo më pastaj të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në territorin e pushteteve të tjera pezullimin i një ministri nga një gjykatës e prokuror, në një seanca pa gjyq, i ndodhur në historinë e botës?

Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtise në territorin e pushtetit legjislativ përpjekja e një shoqatë për të rritur pagat e veta me gjyq, që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit paga dhe përcakton politikat e pagave apo të taksave, të një vendi. Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në territorin e pushtetit legjislativ vendimi i GJK sesi parlamenti ka vendosur të ndajë komisionit parlamentare, hapu dhe i thonë kësaj.

Por shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare dhe kuturisjet e përsëritura jashtë kornizës kushtetuese dhje ligjore të fashite pasi nuk do të kemi një pushtet gjyqësor të paanshëm, por as një shtet funksional, apo administratë publike e cila të japë më të mirën e vet për performancën e vet pa pasur frikë të marrë vendimi për blerjen e letrës higjienike.

As do të kemi dot një sipërmarrje të lirë, deri larg qoftë një konsumuar të liruar nga frika se mos bjerë në sy. Këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara.

Shqipëria në BE nuk është një tjetër etapë e zhvillimit të vendit, por është historia e vendit. Dhe nuk është e lehtë të përqendrohesh përballë kësaj zhurme të përditshme e të përnatshme të bombave artizanale çdo natë që plasin tenxhere më tenxhere. Por ka filluar edhe një lëvizje sportive prokurorësh lartë e poshtë nëpër Shqipëri të cilët janë turrur në garën për mandatin e ardhshëm dhe të afërt të SPAK, duke prerë fletë arreste me tufa për çështje që në rastin më të mirë nuk janë fare çështje penale dhe në rastin më të keq kudonë botën që na rrethon, hetohen në gjendje të lirë. Siç ishte rasti emblematic i Durrësit  ku vetëm prokurori mbeti pa i prerë vetes fletën e arrestit, ndërkohë që në dhjetëra e dhjetëra fletësh të prera nuk u kursye as një punonjëse model e shtetit 5 vjet në luftë me kancerin dhe me fëmijën në gji. Apo duke shpërndarë fletë-thirrje në prokurori që i ngjajnë biletave të teatrit”, u shpreh Rama.

Etiketa: BallukuRamaSpak

Lajme të lidhura

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

12:49 - 26/02/26
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!
Aktualitet

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

12:21 - 26/02/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka
Aktualitet

U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

12:11 - 26/02/26
Para
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’, Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…
Aktualitet

SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë

12:49 - 26/02/26

Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS për Belinda Ballukun, ku ka ripërsëritur se zëvendës kryeministrja...

Lexo më shumë
Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

Komisioni i Jashtëm i PE “shuplakë” Ramës: Mos cënoni hetimet e SPAK për Ballukun, po rrezikoni integrimin!

12:21 - 26/02/26
U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

U arrestua për miliona euro abuzime, Rama i qan hallin Karçanajt: Jeton në shtëpi me qira, as makinë nuk ka

12:11 - 26/02/26
Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste

Pezullimi i Ballukut, Rama sulmon SPAK: Janë turrur në garë për të prerë sa më shumë fletë-arreste

11:49 - 26/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com