GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Rama akuzon Berishën se lobon me xhepin e vet, ndërsa vetë hedh 6 milionë euro për gara çiklistësh nga xhepi yt

në Editorial, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama akuzon Berishën se lobon me xhepin e vet, ndërsa vetë hedh 6 milionë euro për gara çiklistësh nga xhepi yt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në këtë Shqipëri ku hipokrizia është kthyer në normë qeveritare, Edi Rama na dha edhe një provë tjetër se si deformon realitetin, manipulon perceptimet dhe, mbi të gjitha, përdor fondet publike si t’i dojë qejfi vetë.

Ditët e fundit, Rama u bëri thirrje publike hetuesve të hamendësojnë se ku i ka gjetur Sali Berisha 6 milionë euro për lobim në Amerikë. Një “skandal” imagjinar që Rama po përpiqet me çdo kusht ta shesë si bombë politike. Por një detaj e përplas këtë propagandë në tokë: Berisha është në opozitë, nuk ka qasje te buxheti i shtetit dhe, mbi të gjitha, ka deklaruar vetë burimet e financimit, tërësisht private, pa asnjë lidhje me paratë e qytetarëve shqiptarë.
Çfarë ka bërë gabim këtu? Asgjë. Vetëm ka paguar, nga mbështetës dhe burime të ligjshme, për të lobuar në favor të çështjes së tij politike. Një praktikë krejt normale në demokracitë perëndimore.

Por ndërkohë, çfarë bën Edi Rama?
Me dorën në buxhetin e shqiptarëve, sapo ka firmosur 6 milionë euro për garat ndërkombëtare të çiklizmit në Shqipëri, një shfaqje luksoze për të pasuruar të zgjedhurit e tij, për t’i bërë qejfin vetes dhe miqve të oborrit të rilindjes.

Të kuptohemi mirë: askush nuk është kundër sportit. Por pyetja është: Kur në këtë vend mungojnë ilacet në spitale, librat nëpër shkolla, subvencionet për fermerët dhe mbështetja për pensionistët, si ka mundësi që prioritet të jenë garat e biçikletave?
Ku është transparenca për këto miliona? Kush është miku, ortaku apo familjari që do menaxhojë tenderat dhe fitimet nga këto aktivitete? Askush nuk pyet sepse skema është e qartë: paratë publike shkojnë në xhepat privatë të klientelës së pushtetit.

Ironia është akoma më therëse: ndërsa Berisha, i izoluar në opozitë dhe nën bllokadë ndërkombëtare, lobon nga xhepi i vet për të luftuar “non gratën” që i është vendosur, Rama hedh qindra mijëra euro nga taksat tona për të blerë imazh dhe influencë – dhe për të mbajtur gjallë skemën e tij të pushtetit të tejzgjatur.

Pyetja tjetër që ngrihet vetvetiu është: A ka filluar Rama të ketë frikë?
Frikë se mos Berisha ia del të ndryshojë statusin në SHBA?
Frikë se nëse rrëzohet “non grata”, bie si kështjellë edhe justifikimi kryesor i regjimit të tij të brendshëm?
Frikë se po i ikën pushteti ndër duar dhe nuk mund t’i mbajë më shqiptarët peng duke u shitur bajatet e vjetra “përballje me të shkuarën”?

Sepse e vërteta është kjo: Nuk e tremb Berisha, e tremb rikthimi i lirisë. E tremb ideja që shqiptarët, në një moment, mund të zgjedhin lirshëm pa shantazhin dhe propagandën e një kryeministri që shpenzon miliona të buxhetit për qejfet dhe sigurimin e karriges së tij.

Kjo nuk është thjesht hipokrizi, kjo është tallje me qytetarët.
Ndaj, herën tjetër që Edi Rama të dalë dhe të pyesë “ku i gjeti paratë Berisha”, ne kemi të drejtë t’i kthejmë përgjigjen më të thjeshtë:

“Jo nga xhepat tanë, zoti kryeministër. Xhepat tanë i ke boshatisur vetë, për biçikleta!”

Etiketa: Edi Ramakryesore2Sali Berisha

Lajme të lidhura

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave
Editorial

Shkodra e kulturës apo Vllaznia e grushtit? Alban Xhaferi, nga xhamia te dhunimi i arbitrave

14:48 - 31/08/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Tarifat 25% për të gjitha makinat e importuara, Trump kërcënon Kanadanë dhe BE-në: Nëse punoni së bashku për të na dëmtuar

Trump, presidenti më i papëlqyer i SHBA në 70 vjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com