GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Na duhet të ndiejmë dhe kuptojmë nevojën e madhe për informim të njerëzve. Nuk është e lehtë sepse mjedisi i informimit është i kontaminuar, kur në ditët e përmbytjes, ditë dramatike, të gjithë ata që shikojnë prej shumë vitesh ëndrrën në beze, thonë tironsit, të rrëzimit tonë, e shikonin shiun dhe borën si anëtarët e mirëseardhur të koalicionit. Moderatori më i famshëm i Shqipërisë, i cili ka vizituar 148 vende të botës, e hap penxheren e tij të darkës dhe a thua se i kishin hyrë në shtëpi forca të errëta dhe shpif haptas.

Nuk e di me vetëdije a pa vetëdije, por shpif haptas. Mendoj që ishte i acaruar nga fakti që ministrat përkatës ishin gjithandej në terren, flisnin me mediat, ndërkohë që sigurisht ai dhe gjithkush atje brenda që ftohet atje apo në penxheret e tjera, ministrat i konsiderojnë ministra vetëm kur bëjnë parakalimin te Stacioni i Trenit, përndryshe nuk ekizstojnë ose janë duke mashtruar. Ndërkohë edhe kur kapet, s’po them me presh në duar se s’do të ishte e përshtatshme, refuzon të pranojë, të kërkojë ndjesë, t’i referohet faktit dhe flet menjëherë, merret me gjëra të tjera që mund të jenë të drejta, të vërteta, por nuk kanë lidhje me çështjen.

Nuk është e lehtë të informosh kur në debatet politike ti shkon dhe ke përballë njerëz që nuk kanë ardhur të bëjnë debat me ty, kanë ardhur të të sulmojnë, të të godasin, të të baltosin. Nuk janë aty për të të pyetur, janë aty për të bërë atë që të thashë. Moderatori me shkop atje turret të ndezë prapë sherrin dhe ky është një model, nuk është thjesht një. Si bëhet për të informuar publikun në kushtet që ka 700 tenxhere të tilla që ziejnë e dezinformojnë përditë? Duhet të këmbëngulim, duhet të përdorim çdo hapësirë.

Nuk ka interes për t’i thënë publikut se çfarë po bëjmë ne. Ato që bëjmë ne nëpër rrjete sociale janë nga halli i madh se në qoftë se ne nuk i bëjmë në rrjete sociale, njerëzit tanë do të mendojnë se është ajo që tregojnë ata atje. Duhet një riangazhim i plotë për të shfrytëzuar hapësirën e parlamentit dhe për të treguar çfarë po bëjmë ne për Shqipërinë tjetër. Arsyeja pse ata nuk i voton askush dhe anketimet tona të brendshme, ata janë daha e daha më keq se ç’ishin pas zgjedhjeve ku sigurisht ata fituan, por sigurisht ata humbën”, tha Rama.

Me tej, Kryetari i Parlamentit, Niko Peleshi paralajmëroi sot se në sesionin e ri të Kuvendit do të ketë një fluks ligjesh dhe nismash ligjore që përfshijnë drejtësinë, prokurorët e gjyqtarët dhe deri ndryshim të ligjit për mediat audiovizive.

Peleshi e bëri pohimin gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist ku gjendej dhe kabineti qeveritar i Edi Ramës.

Peleshi tha se projektligjet që lidhen me procesin e integrimit do të jenë kryefjala dhe prioriteti i padiskutueshëm.

Ai shtoi se që në seancat e para të këtij sesioni:

Do të shqyrtojmë ndryshimet në Kodin Penal për përmbushjen e piketave të BE-së, mbrojtjen e territorit, zgjerimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e gazetarëve;

Do të miratohen ndryshime në ligjin për organet e qeverisjes së drejtësisë dhe rritjen e efektivitetit, transparencës dhe integritetit të sistemit;

Do të përmirësohet ligji për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për të garantuar pavarësinë, paanësinë dhe llogaridhënien;

Do të miratohet ligji për konfliktin e interesave me instrumente kontrolli të brendshëm dhe të jashtëm;

Do të përshtatet ligji për komisionet hetimore sipas vendimeve të Gjykatës Kushtetuese;

Do të ndryshohet ligji për mediat audiovizive për transparencën e pronësisë dhe të drejtën e informimit.

Do të ndryshohet ligji për mbrojtjen nga diskriminimi për forcimin e rolit të Komisionerit dhe përafrimin me BE;

Do të miratohet ligji për lobimin, rritjen e transparencës së veprimtarisë lobuese.

Peleshi vuri në dukje faktin se ekzistojnë dy komisione të posaçme të rëndësishme, Komisioni për Reformën Zgjedhore dhe Komisioni për Reformën Administrativo-Territoriale.

“Shpresojmë që puna do të ecë, edhe siç është nisur në fillim, me opozitën sëbashku, por gjithësesi këto janë objektiva madhore që për asnjë arsye nuk do të duhet të ngecin, nuk do të ngelen në tentativvë, por brenda sesionit do të konkludojmë me rekomandimet përkatëse”, tha ai.

Ndërsa tregoi se “gjatë këtij sesioni do të synojmë të miratojmë projektligjin për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë”.

Këtu Peleshi detajoi: “Ky është një ligj i ri, nuk e kemi patur deri tani. Kemi bërë një diskutim paraprak, parimor, por është një diskutim që do të përfshijë të gjithë deputetët, të 140 deputetët e parlamentit, ndaj presim kontribut nga secili prej jush për të patur më në fund një ligj organik për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit, i cili edhe fuqizon rolin e Kuvendit, por besoj edhe i jep një status më dinjitoz çdo deputeti.”

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe
Breaking Views

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati
Breaking Views

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26
Para
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26

Ervin Salianji do të zhvillojë të dielën në orën 18:00 një takim me strukturat e PD në qytetin e Lezhës....

Lexo më shumë
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

Rama kërkon marrëveshje me Berishën: Reformë Kushtetuese brenda këtij mandati

20:43 - 16/01/26
Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

Opozita e ndarë/ ‘Shqipëria Bëhet’ njofton protestën, Garda nis blindimin e dyerve të Kryeministrisë

20:34 - 16/01/26
Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

Rama akuzon Fevziun për shpifje, Peleshi njofton ligj të ri për mediat dhe prokurorët

20:28 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com