GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama apel BE-së: Koha për vepra konkrete dhe jo fjalë premtuese

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama apel BE-së: Koha për vepra konkrete dhe jo fjalë premtuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë  fjalës së tij në Ministerialin euro-ballkanik të Ministrave të Ekonomisë nga BE-ja dhe rajoni theksoi se ka ardhur koha që nga fjalët premtuese të kalohet në vepra konkrete.

Rama  shtoi se BE ka po aq nevojë për Ballkanin Perëndimor sa Ballkani ka nevojë për BE.

Ndër të tjera kryeministri u shpreh se në Rajon ka ende çështje të pambyllura, por përmes  procesit të Berlinit  ‘kemi mësuar se e vetmja mënyrë për tu marrë edhe me mosmarrëveshjet tona është të përpiqemi të biem dakord dhe të bëjmë sa më shumë’.

“Së pari, jam i nderuar që Shqipëria organizon samitin e parë të procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE dhe për këtë më duhet të falenderoj me gjithë zemër kancelarin Scholz dhe ekipin gjerman që ishte mjaft i prirur ta sillte samitin e Berlinit në rajon këtë vit. Jam krenar që Tirana përfaqëson sot rajonin si vendi mikpritës. Së dyti, dua t’ju kujtoj se ky proces ka nisur nën kujdesin e kancelares Merkel në 2014, kur për herë të parë në histori udhëheqësit nga Ballkani Perëndimor u ulën rreth një tryeze për të folur për të ardhmen e vendeve të tyre. Ashtu siç u shpreh Merkel, është rritur një pemë mjaft e fortë dhe e shëndetshme. Tashmë po shohim të marrim frytet sepse pema është pjekur mjaftueshëm për të marrë frytet. Në këtë moment përcaktues për Evropën dhe bashkësinë tona të vlerave që është komuniteti i përbashkët i vendeve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka ardhur koha të mendojmë jashtë kornizave dhe ajo se çfarë po ndjejmë nga të gjitha komunikimet dhe bisedat me miqtë tanë të mëdhenj të BE-së.

Ne shohim me mjaft interes se në BE ka një bindje më të fortë dhe janë më sy hapur karshi rëndësisë që Ballkani Perëndimor ka për BE. Besoj se nuk e teproj nëse them se BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani ka nevojë për BE. Jemi këtu me ministra dhe zyrtarë të shquar nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe BE që të diskutojmë rreth temave më thelbqësore të këtij procesi që përfshin forcimin e ekonomive tona, duke përfshirë lidhjen me sferën e aktiviteteve ekonomike të BE. Do të duhet të diskutoj për diçka krejt të re, që edhe njëherë 5 vjet më parë, ishte e papërfytyrueshme. Planin e ardhshëm të BE për të mbështetur Ballkanin Perëndimor duke u hapur në disa mënyra që do të na sjellin më pranë BE ndërkohë që për procesin e integrimit çdo vend duhet të bëjë detyrat e veta të shtëpisë.

Nga fjalët premtuese, duhet të nisim të shohim vepra premtuese. Mund të mos biem dakord për shumë gjëra në rajon, mund të jemi ende çështje të rëndësishme të pambyllura në këtë rajon por përmes këtij procesi kemi mësuar se e vetmja mënyrë për t’u marrë është të përpiqemi të biem sa më shumë dakord dhe të bëjmë sa më shumë së bashku, dhe së më shumë kemi bërë gjëra së bashku, aq më shumë kemi parë përfitime.“, theksoi Rama.

 

Etiketa: BEKryesore1Ramavepra

Lajme të lidhura

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin
Breaking Views

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie
Aktualitet

Raporti i KE-së/ Shqipëria ngadalëson rritjen, industria dhe bujqësia japin sinjale dobësie

17:56 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Para
Vdes në moshën 90-vjeçare aktori i njohur hollivudian

Vdes në moshën 90-vjeçare aktori i njohur hollivudian

Discussion about this post

TË FUNDIT

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime
Sport

De La Fuente, “kunj” Argjentinës para finales së Botërorit: Ne luajmë futboll, jo provokime

19:03 - 17/07/26

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka dërguar një mesazh të fortë përpara finales së Kupës së Botës ndaj...

Lexo më shumë
Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

Ministria e Mjedisit në Kosovë shkarkon nga detyra 20 zyrtarë serbë

18:50 - 17/07/26
“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE:  SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

“Rrezik për pandëshkueshmëri”/ Raporti i KE: SPAK kërkoi arrestimin për korrupsion, Kuvendi refuzoi t’i heqë imunitetin

18:36 - 17/07/26
Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

Itali/ Ktheu shtëpinë në laborator kokaine, 19-vjeçari shqiptar mburrej me jetën e luksit

18:24 - 17/07/26
Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Meksikën, lëshohet alarmi për cunami

18:21 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com