GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama kërkon armiq imagjinarë, reagon Tabaku: Sistemi i dështuar që punon për pakicën po rrezikon edhe turizmin

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama kërkon armiq imagjinarë, reagon Tabaku: Sistemi i dështuar që punon për pakicën po rrezikon edhe turizmin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku  i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po përpiqet të shmangë përgjegjësinë për situatën ekonomike në vend përmes, siç shprehet ajo, “vetëviktimizimit” dhe krijimit të armiqve imagjinarë.

Përmes një reagimi në Facebook, Tabaku rrëzon pretendimet e Ramës për një sulm të organizuar ndaj Shqipërisë dhe thotë se realiteti është krejt tjetër.

“Kryeministrit i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve të brendshëm e të jashtëm, për të ndërtuar alibinë e dështimit të tij. Nuk ka asnjë agresion të organizuar politik apo ekonomik kundër Shqipërisë. Ka qytetarë që janë ngritur kundër një qeverie dhe një sistemi që punon për pakicën dhe varfëron shumicën”, deklaron Tabaku.

Deputetja demokrate thekson se problemet ekonomike nuk mund të mbulohen me propagandë, pasi, sipas saj, ato reflektohen çdo ditë në jetën e qytetarëve.

“Dështimi ekonomik nuk fshihet dot pas propagandës. Ai është në tryezën gjithnjë e më të varfër të familjeve shqiptare. Është te pensionistët që jetojnë në kufijtë e varfërisë, ku 27% e tyre konsiderohen të varfër sipas çdo standardi kombëtar dhe ndërkombëtar”, shprehet ajo.

Në reagimin e saj, Tabaku ndalet edhe te sektori i turizmit, të cilin e cilëson një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, por që sipas saj po dëmtohet nga mënyra e qeverisjes.

“Edhe turizmi, një nga shtyllat kryesore të ekonomisë, rrezikohet nga ky sistem i padrejtë, nga korrupsioni, informaliteti dhe mungesa e vizionit”, thekson deputetja.

Tabaku akuzon qeverinë se ka ngritur një model që favorizon një pakicë në dëm të shumicës së qytetarëve.

“Ky sistem i pakicës ka krijuar moçalin që po fundos ekonominë dhe po largon shqiptarët nga vendi i tyre. Gjithçka tjetër është propagandë e vjetër dhe një përpjekje e dëshpëruar për të mbajtur në këmbë karakatinën e pushtetit. Koha është për ndryshim. Koha është të hapim një faqe të re për Shqipërinë”, përfundon reagimi i saj.

Etiketa: Kryesore1RamaTabakuturizmi

Lajme të lidhura

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
Para
“Klosi do të këndojë ‘o Babo mio’ dhe Damiani me kitarë”, ethet e ahengut të Ramës në Milano

Satira e Gjekmarkaj: Të gjithë po presin që Babua të dorëzojë çelësat dhe këtë nuk e ndalon dot as…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com