GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama avokati i Vuçiç”, Noka thirrje NATO-s: Mallra serbe…

14:18 - 17/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama avokati i Vuçiç”, Noka thirrje NATO-s: Mallra serbe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka deklaruar sot se thyerja e sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, është tradhëti kombëtare. Ai iu referua shkrimit të mediave malazeze, në të cilat thuhej se kryeministri Edi Rama dhe homologu i Malit të Zi Dritan Abazoviç thyen embargon dhe përmes Portit të Durrësit i lejuan Serbisë të bëjë tregti me Rusinë, sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka deklaroi se Shqipëria është në rrezikun e shndërrimit në një shtet të kapur dhe vend të shitur.

Noka theksoi se anije me mallra ruse dhe serbe, të denoncuara disa herë nga Partia Demokratike, me destinacion Serbinë dhe Rusinë, kanë përdorur portin e Durrësit, si portën e shqyer të Europës, folenë e korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare, duke mbajtur të hapur tubin e oksigjenit për Putinin, makinerinë e tij të luftës dhe genocidit ndaj Ukrainës dhe majmur padronin e tij, serbomadhin Vuçiç.

PD i bën thirrje NATO-s të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare, duke kujtuar se bëhet fjalë, jo vetëm për territorin e një vendi aleat, por edhe sigurinë e publikut, dhe për më shumë interesat jetike afatgjata të kombit shqiptar në Ballkan.

DEKLARATË E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD, FLAMUR NOKA
Edi Rama, avokati dhe vasali i padronit të tij Vuçiç, jo vetëm ka mbrojtur publikisht dhe në çdo takim ndërkombëtar, thyerjen nga Serbia të sanksioneve të BE dhe NATO-s ndaj Rusisë, por sipas medias malazeze, ai vetë ka lejuar thyerjen nga Shqipëria të embargos të vendosur nga Perëndimi kundër Rusisë.

Anije me mallra ruse dhe serbe, të denoncuara disa herë nga Partia Demokratike, me destinacion Serbinë dhe Rusinë, kanë përdorur portin e Durrësit, si portën e shqyer të Europës, folenë e korrupsionit dhe trafiqeve ndërkombëtare, duke mbajtur të hapur tubin e oksigjenit për Putinin, makinerine e tij te luftes dhe genocidit ndaj Ukrainës dhe majmur padronin e tij, serbomadhin Vuçiç.

Edi Rama dhe tregtarët e tij të sigurisë kombëtare janë të parët dhe të vetmit thyerës të embargos ndërkombëtare kundër Rusisë, për interesa të kësaj te fundit dhe “Rusisë së Vogël” në rajon.

Për një vend të NATO-s dhe kandidat të BE, kjo është dyfish e dënueshme dhe dyfish skandaloze. Për kombin shqiptar kjo është një tradhti e hapur kombëtare.

Ky akt kriminal ndërkombetar dëshmon se Edi Rama për pushtetin e tij është gati të lidhet me armiqtë e vjetër dhe të rinj të Shqipërisë dhe të Perëndimit, dhe të përdorë hapësirën e një vendi të NATO-s për të furnizuar dhe lehtësuar operacionet e një regjimi që është në luftë me Aleancën.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë akt sabotazhi, tradhtie dhe skuthërie të Ramës dhe të veglave të tij, që për një grusht para janë gati të nxjerrin në ankand sigurinë e vendit.

Kjo vërteton, jo vetëm tradhtinë ndaj Perëndimit dhe popullit të vet, ai me këtë akt e rendit Shqipërinë si pjesë të “Boshtit të së keqes”, nga Moska në Beograd dhe “Aleancës së rublave dhe dinarëve”.

Partia Demokratike i bën thirrje NATO-s të shtojë monitorimin e hapësirës shqiptare, duke kujtuar se bëhet fjalë, jo vetëm për territorin e një vendi aleat, por edhe sigurinë e publikut, dhe për më shumë interesat jetike afatgjata të kombit shqiptar në Ballkan. Përdorimi i portit të Durrësit në funksion të Vuçiçit dhe Putinit është shqyerje e portave të sigurisë kombëtare, shenjë se funksionet gjeostrategjike të Shqipërisë u nënshtrohen interesave të armiqve tanë, dhe jo interesit kombëtar.

Porti i Durrësit është tashmë porta e të gjitha trafiqeve ndërkombëtare me leje qeveritare. Tonelatat e drogës nga Amerika Latine, ato që janë kapur dëshmojnë vetëm se sa herë më shumë kanë kaluar, dhe anijet me naftë nga Libia, një tjetër vend në embargo ndërkombëtare, janë prova se Shqipëria është në rrezikun e shndërrimit në shtet të kapur dhe vend të shitur.

Infrastruktura e sigurisë së Shqipërisë është në duart e tradhtarëve te saj.
Çdo vonesë në rivendosjen e saj është një ditë më shumë për armiqtë e Shqipërisë dhe të Perëndimit.

Partia Demokratike thekson edhe një element tjetër, të cilin e ka kundërshtuar me forcë gjatë këtyre viteve: Platformën e “Ballkanit të hapur”.

Siç dëshmon thyerja e embargos me Rusinë, kjo ide nuk është gjë tjetër veçse një leje zyrtare për t’i bërë edhe më porozë kufijtë e NATO-s.

Për të qarkulluar në territorin e saj, infrastrukturë dhe interesa armike të Aleancës Veri – Atlantike.

Edi Rama është një rrezik për këtë siguri, sa kohë e vendos territorin dhe qeverinë e tij në shërbim të armiqve të kombit shqiptar.

Etiketa: Edi Ramaflamur nokaPartia Demokratike

Lajme të lidhura

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Para
Atentati në Tiranë/ Biznesmeni me 2 emra, autori e qëlloi…

Atentati në Tiranë/ Biznesmeni me 2 emra, autori e qëlloi...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com