GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama batuta me Braçen: Po hajde, të duket vetja grup rinor. Ke hallin e…

19:14 - 03/11/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama batuta me Braçen: Po hajde, të duket vetja grup rinor. Ke hallin e…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama mblodhi sot në Fier, Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste, ku mbajti një fjalim të gjatë duke përfshirë jo vetëm debatet e politikës, por edhe projekt-buxhetin e 2024.

Por gjatë fjalës së tij, Rama nuk ka kursyer batutat, ndërsa ka zgjedhur që këtë rradhë të vërë në lojë Erion Braçen.

Teksa po fliste për rëndësinë e Partisë Socialiste, Rama e pranoi se mund të jenë bërë edhe gabime, por ato janë të justifikueshme pasi “sa më i madh të jesh aq më të mëdha janë gabimet që bënë”.

Ndërsa hoqi një paralele midis figurës së tij si kryeministër dhe ish-numrit dy të qeverisë, Erion Braçe, Rama tha se padyshim gabimet që mund të bëjë një udhëheqës i vendit janë në dukje më të mëdha për shkak të pozicionit që ai ruan.

Me nota humori, Rama i bëri thirrje Braçes të afrohej më pranë kryeministrit gjatë Asamblesë, duke shtuar se ka ardhur koha që fitoret e Juventusit “t’i kompensojmë me fitoret e reja të PS”.

“Që pandëshkueshmëria nuk është një mit dhe gjithkush është i ndëshkueshëm, kjo ndodhë vetëm sepse është Partia Socialiste e Shqipërisë.

Askush tjetër, askush tjetër. As ata që ishin as ata që duan të jenë nuk e kanë këtë kapacitet. Nuk e kanë këtë kapacitet shtetbërës që ka PS në AND-në e vetë sepse që nga viti 1991 në Shqipëri ka pasur dy forca; një që ka shkatërruar dhe një që ka ndërtuar.

PS mund të ketë bërë gabime të mëdha sepse sa më i madh të jesh, edhe gabimet më të mëdha i bën. Sepse pashë Erionin atje. Po të bëjë unë të njëjtin gabim me Erionin, gabimi im duket më i madh se i Erionit.

Po hajde mor këtu, ç’rri atje. Mu duke si një grup rinor që do të futesh në parti. Erioni rri atje sepse ka hallin e Juventusit. i kam thënë që ka ikur koha jonë si Juventus për këtë periudhë, por po e kompensojmë me fitoret e reja të PS.

Nuk ka asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri. Nuk ka pasur, nuk ka dhe më besoni nuk do të ketë për një periudhë të caktuar kohe. Ky është kapaciteti shtetbërës”- tha Rama.

Etiketa: batutaBraceRama

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
VIDEO/ Daja gjenial! Skema e Ballkanit po bën xhiron në rrjet

VIDEO/ Daja gjenial! Skema e Ballkanit po bën xhiron në rrjet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com