GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama batuta me Skënder Gjinushin në Akademinë e Shkencave: S’ishte dashuri me shikim të parë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama batuta me Skënder Gjinushin në Akademinë e Shkencave: S’ishte dashuri me shikim të parë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me një batutë për kreun e Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi e ka nisur fjalën e tij kreu i qeverisë Edi Rama, në ceremoninë e pranimit pranë këtij institucioni të 17 personaliteteve të shquara si akademikë të jashtëm.

“Më lejo të të komplimentoj për këtë takim që është një ngjarje për t’u shënuar në jetën e gjatë dhe me plot të tatëpjeta të kësaj Akademie në një habitat që të rri më së mirë pas trupit si kostum i qepur për merak. Jo si kostumi i politikës që herë të shtrëngonte. Të jam mirënjohës se në një kohë të shkurtër arrite të më shpëtosh dhe mua nga alergjia për Akademinë e Shkencave.” -iu drejtua Rama Gjinushit, ndërsa shtoi se sot ky institucion falë reformës së ndërrmarrë nuk është më një karabina e zhveshur.

“Shumë të nderuar akademikë, dekanë dhe rektorë. Nuk është sekret që Akademinë e Shkencave dhe unë s’kemi pasur dashuri me shikim të parë, as të dytë dhe as të tretë. Më vjen mirë që sot rikthehem në sallën e Aleks Budës pa sfidën që të përcjell fjalë që i përvidhen thelbit dhe as me pektat e një rrufjani. Më lejoni që t’ju kujtoj një moment frymëzues, diku ka shkruar vetëm budallenjëve nuk u dhëmb, ndaj është mirë që t’u dhëmbë diçka. Fjalët e mia u kanë dhembur atyre që e kanë dashur pa kushte Akademinë e Shkencave.

Dua të më besoni se edhe mua më ka dhembur shumë gjendja në të cilën e kam gjetur Akademinë e Shkencave kur e kam marrë këtë detyrë. Sot e them me bindje se reforma bën që të ndodhemi në një kapërcim real mes dy epokash për më të lartin e institucionin shkencore shqiptare. Kur them kapërcim, jemi mes një hapi të shqiptur nga bataku dhe një këmbe që po prek ngadalë por në mënyrë bindëse një breg të sigurtë nga ku patjetër mund të nisë një turravrap i ri për Akademinë e Shkencave. Kam patur dyshime të forta nëse ky institucion do mund të dilte nga agonia 30 vjecare.

Ndaj jam i gëzuar të jem këtu, dhe i kënaqur që sot nuk do e gjeja aktual një konstatim të bërë në 2017, para se të niste reforma për një inerci që ishte inercia e kalbëzimit të vazhdueshëm dhe ishte shndërruar në brengë për themeluesit e tij. Patjetër që nuk është ku duhet të jetë, por sot është një inst të paktën i zakonshëm, që nuk shquhet për keq, edhe pse nuk shquhet për mirë. Të jesh i zakonshëm, sjell mërzi por është shumë më mirë se të jesh i pari nga fundi. Më në fund Akadamia e Shkencave, nuk është një karabina në degradim të vazhdueshëm, sic ndodhi në 2008 ku cdo institucion varësie u asgjësua.

Ligji i ri produkt i një pune të përbashkët ku merita i takon kësaj skuadre akademikësh dhe profesorit të çliruar nga politika, parashikon 20 kompentenca direkte e liri të plotë në tërheqjen e financimeve shtesë. Nuk kemi më një institucion qëllimi i të cilit u katandis në ndarjen e honorarëve, pensioneve të veçanta, 85% e të cilit të jenë ribotime apo përkthime herë herë jo të denja. Janë shenja domethënëse jete, si edhe gjurmë të tjera, më në fund nga një hapësire që ka patur si qendër graviteti këtë institucion,” u shpreh Rama.

Etiketa: Akademia e ShkencaveEdi RamaSkender Gjinushi

Lajme të lidhura

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë
Aktualitet

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë
Aktualitet

Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

10:30 - 22/10/26
Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin
Aktualitet

Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin

10:02 - 22/10/26
Para
Në një vit pandemi 700 milionë euro kursime shtesë, rriten depozitat

Në një vit pandemi 700 milionë euro kursime shtesë, rriten depozitat

TË FUNDIT

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë
Aktualitet

Këlliçi në Kuvend: PD mbështet protestën e studentëve, Rama të dorëhiqet menjëherë

10:35 - 22/10/26

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe...

Lexo më shumë
Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë

10:30 - 22/10/26
Prindërit denoncojnë kushtet në shkollën 9-vjeçare në Yzberisht: Rrezik për nxënësit nga amortizimi i godinës

Prindërit denoncojnë kushtet në shkollën 9-vjeçare në Yzberisht: Rrezik për nxënësit nga amortizimi i godinës

10:13 - 22/10/26
Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin

Avokati shqiptaro-amerikan letër Ramës: Jep dorëheqjen dhe kalo paqësisht pushtetin

10:02 - 22/10/26
Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

Kongresmeni amerikan dënon dhunën e policisë ndaj protestuesve në Shqipëri: E papranueshme!

09:37 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com