GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka reaguar pas lajmeve për një përplasje mes tij dhe kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së djeshme me deputetët dhe kabinetin qeveritar. Me anë të një postimi në Facebook, Braçe i ka cilësuar këto raportime si “vrasje me pagesë” në politikë dhe pjesë të një fushate linçimi politik.

Socialisti shprehet se përpara se të niste fjalën e tij në mbledhje, u kishte kërkuar kolegëve që diskutimet të mos dilnin jashtë, por sipas tij kjo nuk ndodhi. Në reagimin e tij, Braçe u ndal edhe te angazhimi i marrë gjatë mbledhjes për të ndëshkuar ata që nxjerrin jashtë diskutimet e brendshme të partisë, duke nënvizuar se pret që ky premtim të zbatohet.

Sa i përket raportimeve se Braçe ishte përplasur me Ramën, deputeti hodhi poshtë zërat, duke theksuar se ai ishte larguar vetë nga mbledhja dhe nuk e kishte përjashtuar askush. Braçe thotë se nuk kishte çfarë të thoshte dhe as çfarë të dëgjonte, pasi kishte thënë gjithçka edhe në mbledhjen pararendëse.

“Kjo është njësoj si teknologjia e vezës, asaj vezës që qëllohen deputetë pa asnjë shkak, pa u ditur as emrin një pjese, por është në të njëjtën linjë, synon vetëm linçimin, ndaj është “vrasje me pagesë” në politikë. Dje para se të nisja të flisja, u kërkova kolegëve të mos nxirrnin përjashta asgjë nga ato që unë do flisja aty. Ja që ndodhi kjo që lexova, madje edhe e transformuar.

Tani meqë dje u mor një angazhim për të bërë shembull njërin ndër ata që nxjerrin fjalët e shtëpisë për të vrarë politikisht atë tjetrin atje matanë, unë mezi pres që të mbahet fjala. Pra të bëhet shembulli. Mua dje nuk më ka nxjerrë askush jashtë, jam ulur sepse nuk kam patur çfarë të them më, e pasi kam thënë aty, e në mbledhjen pararendëse, gjithçka që thonë socialistët prej 1 viti. Kam dalë jashtë vetë sepse nuk kam patur më çfarë të dëgjoja. Kjo është e vërteta”, tha Braçe.

Etiketa: BraceKryesore1perplasjeRama

Lajme të lidhura

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar
Breaking Views

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane
Breaking Views

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Para
“Legjendat Flasin” / Armando Sadiku rrëfen rrugëtimin e një karriere historike me fanellën kuqezi

“Legjendat Flasin” / Armando Sadiku rrëfen rrugëtimin e një karriere historike me fanellën kuqezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!
Breaking Views

“Do mbaheni mend si kryeministri më i urryer”, Imami i Durrësit-Ramës: Jepni dorëheqjen tani!

23:30 - 17/10/26

Imami në Xhaminë e Madhe në Durrës, Ervin Qylafku i ka drejtuar një letër të hapur Kryeministrit Edi Rama, duke...

Lexo më shumë
Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

Kongresmeni republikan, Keith Self: Protestat, kulmi i mosbesimit të qytetarëve ndaj politikanëve të korruptuar

23:12 - 17/10/26
Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

Vazhdon terrori i Policisë, dy adoleshentë arrestohen me forcë nga FNSH para Ambasadës Zvicerane

23:00 - 17/10/26
Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

Kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë

22:19 - 17/10/26
Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

Arrestime të paligjshme nga Policia/ Gjykata liron menjëherë 40 të rinj, zbardhen masat e sigurisë dhe akuzat

21:09 - 17/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com