GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama burgos kundërshtarët”/ Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi kundër armikut më të egër të shqiptarëve

11:58 - 10/07/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama burgos kundërshtarët”/ Berisha nga Kavaja: Të ngrihemi kundër armikut më të egër të shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së tij në inaugurimin përkujtimor të Josif Budës në Kavajë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dënoi me forcë regjimin aktual, duke e krahasuar me diktaturën e viteve ’90 dhe duke theksuar se urrejtja dhe shtypja ndaj shqiptarëve janë po aq të thella sa dikur.

Ai tha se politika e sotme ka shkaktuar një eksod masiv dhe shkatërrim demografik, duke paralajmëruar se shqiptarët nuk duhet të pajtohen me këtë regjim. Berisha e cilësoi Josif Budën si frymëzim për një përpjekje të re për rikthimin e dinjitetit dhe shpresës në vend.

Fjala:

Miq, sot pas 35 vitesh, gjaku, sakrifica, idealet e Josif Budos janë një kushtrim i vërtetë për çdo shqiptar, për çdo shqiptare. Ju u kujtohet, situata e sotme me vitet ’90 në disa aspekte është vite drite larg.
Por në disa të tjera është po aq e zezë sa ç’ishte në vitin 1990. Nuk kishte pushtet më shumë diktatori i fundit se sa ç’ka sot narkodiktatori Ramaduro. Nuk ka urrejtje më të pakët Ramaduro i sotëm ndaj Kavajës, ndaj Shkodrës, se sa ç’kishte Ramiz Alia, diktatori i fundit, ndaj tyre.
Nuk kishte urrejtje më të madhe për të rinjtë shqiptarë Ramiz Alia se sa ç’ka sot Ramaduro i Tiranës.

Ai i përzuri, siç u kujtohen ju eksodet, kurse ky narkodiktator që shëtit në samite me atlete të bardha, i përzë çdo ditë dhe në 10 vite ka shkretuar kombin nga të rinjtë e vet sa asnjë pushtim tjetër në tërë historinë e tij të lashtë. Në disa aspekte duhet të jemi realistë, kombi është i rrëzuar përdhe.
Sot ne, falë kësaj politike të spastrimit etnik, me të cilën ky tejkalon Xhorxheviçin dhe Pashiçin.
45 përqind e shqiptarëve janë larguar në 10 vite nga Shqipëria.

Falë kësaj politike, ne sot kemi lindshmërinë më të ulët në botë për shkak të emigracionit. Falë kësaj politike, ne këtë vit kemi lindje asnjë më shumë se sa kishim një shekull më parë. Çfarë mund t’i bëjë një armik tjetër një kombi se sa u bën Ramaduro shqiptarëve?
Sigurisht jetohet në një kohë tjetër dhe ai nuk ka më skuadra pushkatimi, por ka banda pushkatimi.

Ai burgos kundërshtarët. Ervin Salianji foli këtu sepse dënoi mbrojtjen që Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama i bënin Geron Xhafës për trafiqet e Vlorës. A ka ndonjë dallim të madh varja në litar e Havzi Nelës në vitin 1988 me nxjerrjen brutale dhe rrëmbimin nga makina e tij, goditjen dhe zvarritjen në rrugë të kundërshtarit politik pas 37 viteve të Edi Ramës?

Sigurisht ai vdiq, por edhe ky jo vetëm që e terrorizoi, por terrorizoi një popull të tërë. Ndaj miqtë e mi, sot çdo shqiptar duhet të nderojë Josif Budën, gjakun e tij, sakrificën e tij, me një betim solemn se nuk do pajtohemi kurrë me këtë regjim. Se Josif Buda do na frymëzojë në një përpjekje të re për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve, për të rikthyer shpresën, besimin.

Etiketa: berishaRamashqiptarë

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur
Aktualitet

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra
Aktualitet

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Para
Toka, biznese dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë trafikantit të drogës në Gjirokastër

Toka, biznese dhe “Benz”/ I konfiskohen pasuritë trafikantit të drogës në Gjirokastër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka ndryshuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke certifikuar pjesëmarrjen e...

Lexo më shumë
GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

GJKKO vendos për çështjen “Habilaj”: Publikohen dënimet për çdo të pandehur

17:58 - 05/12/25
Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

Kaos në aksin Tiranë–Elbasan: Makinat e bllokuara për kilometra të tëra

17:45 - 05/12/25
Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com