GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama cakton ditën e largimit nga PS: Kur Gramoz Ruçi…atë ditë nuk do jem as unë

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama cakton ditën e largimit nga PS: Kur Gramoz Ruçi…atë ditë nuk do jem as unë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalimin në festën e organizuar në selinë rozë në 34-vjetorin e Partisë Socialiste.

Kreu i qeverisë u drejtua socialistëve duke u thënë “shqetësohuni ditën kur Gramozi të mos jetë më në oborr, por atë ditë nuk do të jem as unë”.

Po ashtu ai shkëmbeu batuta me Arta Daden duke i thënë ‘zysha ty shyqyr që të kemi’.

“I japim një forcë të madhe PS në territor duke u mbështetur te njerëzit më të talentuar, përgatitur dhe përkushtuar. Për tu mos u zgjatur, dua të falënderoj ata që janë sot këtu të ftuar. Më zunë sytë dy. Fatmirësisht sytë ma vajtën nga Ylli Rakipi te Frrok Cupi. Si për të thënë ‘unë erdha por s’jam me ju’.

Ylli e dimë që s’je me ne por mos rri shumë i distancuar se dukesh si ata në piktura që rrinë si në hije. Jemi të qartë që s’je me ne.

Dua të falënderoj ata që janë para nesh dhe qe janë të pranishëm në këto sebepe dhe në jetën e përditshme të partisë. Edhe këtu dy ekstreme do marr. Zysh Artën, që s’më ndahet dhe… zysha ty shyqyr që të kemi. Edhe shokun Gramoz. Shqetësohuni ditën kur s’do jetë Gramozi në oborr, por atë ditë s’do jem as unë, kështu që shihni dhe bëni.

Sekretari në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Faleminderit vajzave dhe grave që janë të pranishme. Kush u mbështet tek vajzat dhe gratë fitoi.“, tha Rama.

Në fokus të kryesocialistit ishte skuadra e re e PS e dalë nga zgjedhjet e 11 majit, si dhe integrimi i Shqipërisë në BE.

“Kemi një skuadër të re, me jo pak por me 83 deputetë. Më shumë sesa numri, është përbërja e skuadrës, harmonizmi i eksperiencës me prurjet e reja. Është shpërndarja më e mirë sesa asnjëherë tjetër e peshës së përfaqësimit, që i japin kësaj skuadre të re, mundësinë që ta përballojë me sukses peshën e madhe që do mbaje në këto vite. Parlamenti do duhet të bëhet shtylla kryesore e procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Si rezultat i një beteje të bërë me shumë përkushtim, kemi një skuadër mbështetëse, jashtëzakonisht premtuese në të gjitha njësitë administratë dhe zonat ku PS është angazhuar gjatë këtyre muajve. Patjetër që vlera kryesore e kësaj skuadre janë burimet e veta njerëzore.

Procesi i antarsimit nuk është thjesht i qeverisë apo drejtuesve, por është një proces i shtrirë në të gjithë territorin. Shumë nga detyrat që ka ky proces mbeten për tu adresuar dhe duhet një kapital goxha cilësor”-u shpreh Rama në nisje të fjalës së tij.

Kjo festë ka bërë bashkë socialistë të vjetër, dhe të rinjtë, deputetët e sapo dalë fitues në zgjedhjet e 11 majit.

gijotina.com/

Etiketa: Edi RamaFesta e PSGramoz RuçiKryesore1

Lajme të lidhura

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin
Aktualitet

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën
Aktualitet

Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

21:03 - 25/08/26
Para
Tërhiqet Trump, SHBA i jep 2 javë kohë Iranit, Shtëpia e Bardhë lexon mesazhin e Presidentit

Tërhiqet Trump, SHBA i jep 2 javë kohë Iranit, Shtëpia e Bardhë lexon mesazhin e Presidentit

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton
Art & Kulturë

U nda nga jeta në moshën 80-vjeçare ikona e muzikës, Trump shpall 7 ditë zie për Dolly Parton

21:40 - 25/08/26

Legjenda e muzikës country, Dolly Parton, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare, duke lënë pas një karrierë gjashtëdekadëshe dhe një...

Lexo më shumë
Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

Protestuesja: Nuk mund të rri në shtëpi e përulur ndaj një pushteti që po na merr shpirtin

21:18 - 25/08/26
Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

Emigranti nga New York: Ne jemi populli o maskarenj! Të gjithë bashkë do e rrëzojmë Ramën

21:03 - 25/08/26
Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

Profesor Susaj: Studentët dhe pedagogët në shtator të ngrihen në protestë! Të shporrim prostitucionin politik shqiptar

20:56 - 25/08/26
Aktivisti Arben Kola: Avioni u premtua 4 herë, paratë harxhohen për propagandë! Zjarrfikësit të bashkohen në shesh

Aktivisti Arben Kola: Mërgata jonë ka vendosur të mos bëjë pushime, por të protestojë deri në rrëzimin e Ramoviçit

20:26 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com