GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama çoi për “riedukim” gazetarin, reagon Unioni: Po cënon lirinë e medias

12:41 - 02/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Nga kanabisi për përdorim vetjak tek amnistia fiskale, Rama tregon detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Unioni i Gazetarëve ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama çoi për “riedukim” gazetarin e A2 Klevi Muka pasi ky iu fundit i drejtoi një pyetje ministres së Jashtme Olta Xhaçka në lidhje me faktin se bashkëshorti i saj biznesmen është shpallur investitor strategjik.

Unioni i Gazetarëve shprehet i shqetësuar në lidhje me këtë praktikë të ndjekur nga kryeministri dhe i kërkojnë të heqë dorë nga praktika të tilla që cënojnë lirinë e medias.

Deklarata e plotë:

Reagim i kryetarit të UGSH, gazetarit Aleksandër Çipa ndaj rastit të gazetarit Klevin Muka në konferencën e kryeministrit Rama – Tiranë 2.07.2022

Ndërhyrja e kryeministrit Rama në konferencën e gazetarëve, pas pyetjes që kolegu Klevin Muka bëri për mosrespektim të kodit të etikës nga pjestarët e kabinetit qeverisës, dëshmon edhe një herë një akt të përsëritur të penalizimit të gazetarit për shkak të pyetjes. Më herët një rast i tillë kishte ndodhur me kolegen Ambrozia Meta.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj këtyre masave që pengojnë gazetarin për periudha të caktuara kohe për të marrë pjesë në konferencat e kryeministrit. Kjo bie ndesh me legjislacionin shqiptar për të drejtën për informim dhe për t’u informuar. Kjo bie ndesh me parimet e komunikimit publik të një kryeministri, i cili duhet të përballet me gazetarët për pyetje dhe çështje që shqetësojnë opinionin publik.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë reagon ndaj rasteve të tilla dhe i kërkon kryeministrit të Republikës të ndërpresë masa të tilla penalizimi për gazetarët, për shkak të pyetjeve që ata i bëjnë.

Penalitete të tilla janë të pazakonta, të panjohura në praktikat e komunikimit të udhëheqësve të shteteve me gazetarët dhe me mediat. Aplikimi i penaliteteve  të tilla për ndëshkime gjashtë mujore apo tre mujore për gazetarët, janë një rast tipik shqiptar dhe si të tilla, përbëjnë një modul pse jo në rënie, të lirisë për informim në republikën e Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë do të dëshironte që praktika të tilla të refuzohen menjëherë, madje edhe të anullohen si rasti i fundit. Kryeministri Rama duhet të jetë më komunikues me mediat dhe sidomos me gazetarët për çështje që i interesojnë opinionit publik dhe për aspekte që kanë të bëjnë me interesat publike. Çdo ndërhyrje tjetër, nuk bën gjë tjetër, veçse politizon marrëdhëniet e një qeverie me mediat, me gazetarët dhe me reporterët në mënyrë të veçantë.

Përsëritja e rastit tjetër do të shkaktonte reagime të pafundme jo vetëm nga komuniteti jonë, nga organizata jonë e cila në rast të përsëritjes do të vendoset në krye të reagimit, por edhe nga organizata simotra në Europë dhe vendet e tjera të Botës. Një gjë e tillë nuk e nderon lirinë e medias në Shqipëri dhe aq më keq, vazhdon të përkeqësojë indekset e lirisë së medias në raportet ndërkombëtare.

Debati ndodhi gjatë konferencës së kryeministrit Rama dhe ministres Olta Xhaçka në kryeministri ku gazetari Muka pyeti ministren në lidhje me kodit etik të miratuar ku ministrave nuk u lejohet të takohen me biznesmenë pa praninë e dy zyrtarëve shtetërore, ndërkohë që bashkëshorti i ministres është shpallur investitor strategjik. Përgjigjen ja dha kryministri teksa ju drejtua se do e dërgonte 3 muaj në “riedukim” duke i kujtuar dhe rastin e gazetares së Syri Tv Ambrozia Meta.

Etiketa: gazetariRama

Lajme të lidhura

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë
Aktualitet

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

13:08 - 27/02/26
“Vetëm për zyrën harxhoi 220 mijë euro”, Berisha: Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur
Aktualitet

‘U mbors mali dhe polli një mi’, ironizon Berisha: Dështoi Lubia e polli tre ministra!

12:10 - 27/02/26
Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku
Aktualitet

Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

11:59 - 27/02/26
Para
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 efektivët e “Shqiponjave” vijojnë të pezulluar

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 6 efektivët e “Shqiponjave” vijojnë të pezulluar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë
Aktualitet

Përplasje të ashpra në Baks-Rrjoll të Velipojës, 2 banorë përfundojnë në spital pas konfrontimit me policinë

13:08 - 27/02/26

Prej 1 muaji, banorët e Rrjollit kundërshtojnë ndërtimin e resortit luksoz të botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj, pretenduar në tokat...

Lexo më shumë
‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

‘Jam plotësisht i pafajshëm’, Ish-presidenti Hashim Thaçi deklarohet para gjykatës së Hagës për aktakuzën e dytë

13:04 - 27/02/26
Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

Përplasje ‘titanësh mes Realit dhe City-t, Atalantën e pret ‘ferri’ përballë Bayern (Supersfidat)

12:35 - 27/02/26
“Vetëm për zyrën harxhoi 220 mijë euro”, Berisha: Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur

‘U mbors mali dhe polli një mi’, ironizon Berisha: Dështoi Lubia e polli tre ministra!

12:10 - 27/02/26
Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

Ndryshimet në qeveri/ Bardhi: Rama e shkarkoi, por vazhdon të zbatojë urdhrat e të pandehurës Balluku

11:59 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com