GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar ndërtimin e një centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, në njësinë administrative Mesopotam, Bistricë, Bashkia Finiq, Qarku Vlorë. Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Leja i jepet oligarkut Bashkim Ulaj përmes një kompanie të blerë në vitin 2022.

 

Sipas dokumentit të mësipërm, firma “Gener2” e Bashkim Ulajt është pronare e kompanisë përfituese te lejes për park fotovoltaik, “Greensol” shpk

Ndërsa afati i operimit është 49  vjet nga hyrja në fuqi e vendimit. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit.

Kjo me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e të dokumentacionit të projektit.

Vendimi i plotë:

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË CENTRALIT GJENERUES TË ENERGJISË ELEKTRIKE FOTOVOLTAIKE DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, NË NJËSINË ADMINISTATIVE MESOPOTAM, BISTRICË, BASHKIA FINIQ, QARKU VLORË, NGA SHOQËRIA “GREENSOL”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:

1. Miratimin e ndërtimit të centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në njësinë administrative Mesopotam, Bistricë, Bashkia Finiq, Qarku Vlorë, nga shoqëria “GREENSOL”, sh.p.k., me elementet, si më poshtë vijon:

a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “GREENSOL”, sh.p.k.;

b) NIPT/NUIS: M22206011A;

c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;

ç) Kapaciteti i instaluar: 49.96 Më;

d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: Në njësinë administrative Mesopotam, Bistricë, Bashkia Finiq, Qarku Vlorë;

e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë) Koordinatat e tokës dhe planvendosja, sipas aneksit 1 që i bashkëlidhet këtij vendimi;

f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit e të dokumentacionit të projektit;

g) Shoqëria “GREENSOL”, sh.p.k., ka detyrimin që:

i. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të centralit fotovoltaik;

ii. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “GREENSOL”, sh.p.k., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;

iv. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;

v. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “GREENSOL”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare.

gijotina.com/

Etiketa: Bashkim UlajEdi Rama.Kryesore1

Lajme të lidhura

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve
Breaking Views

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës
Aktualitet

Zjarr i madh tek pylli me pisha, ndërhyrje nga ajri në Cërrilë të Mallakastrës

19:37 - 10/09/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë
Aktualitet

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 103-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë

19:00 - 10/09/26
Para
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar
Sport

Champions League/ Barazime identike në Fenerbahçe-Roma dhe PSV-Shakhtar

20:44 - 10/09/26

Dy sfida të rëndësishme evropiane janë mbyllur me rezultate të barabarta mbrëmjen e sotme. Fenerbahçe dhe Roma nuk shkuan më...

Lexo më shumë
I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

I moshuari u bën apel të rinjve: Qëndroni bashkë, mos e humbni atë që ndërtuat në 103 ditë

20:37 - 10/09/26
Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

Të shtunën protesta e madhe! Folësi te Kryeministria: Presim krahëhapur Diasporën, do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

20:13 - 10/09/26
Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

Banorët bllokojnë rrugën në Durrës: Nuk kemi marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve

20:08 - 10/09/26
“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

“Edi Rama është kanceri i Shqipërisë”/ Qytetari: Shqipëria është kthyer Kolumbi dhe Meksikë

19:53 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com