GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama dhe Koçiu gënjyen familjet në nevojë”, Berisha: Fondi i akorduar del vetëm për gjysmën

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama dhe Koçiu gënjyen familjet në nevojë”, Berisha: Fondi i akorduar del vetëm për gjysmën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë një dalje për mediat ka denoncuar mashtrimet e qeverisë për gjoja ndihmën që do të shpërndahet për familjet në nevojë për vitin e ri.

“Ministrja Koçiu krenarisht u thotë dje shqiptarëve se, ne do të ju japim shpërblim fundviti 150 euro për 275 mijë familje me fondin 21.5 milionë euro, apo 2.15 miliardë lekë.

Tani këto shifra mund të përputhen vetëm në matematikën e Nastradinit dhe mashtruesit Edi Rama. Secili që ka të paktën 4 klasë shkollë dhe bën veprime elementare matematike gjen se, për të shpërblyer 275 mijë familje me 150 euro, duhet një fond të paktën 42 milionë euro. Dhe se me fondin e përcaktuar nga qeveria këto familje nuk mund të marrin asgjë tjetër, vetëm gjysmën e asaj që gënjen ministrja, gënjen Edi Rama, gjysmën e 150 euro, dhe mund të marrin 75 apo 80 euro asgjë më shumë dhe po t’i kthesh për frymë, katandiset kokoshi në thelë”, u shpreh ndër të tjera Berisha.

Pjesë nga fjala

Çështja e dytë që unë dua të paraqes tek ju, është një mashtrim i paskrupullt, një mashtrim ti thuash i turpshëm pak është, që Edi Rama me zëdhënësen e tij Koçiu, bën për familjet në nevojë.

Këto ministret e tij, zëdhënëset e tij sikur janë njerëz pa shkollë.

Ministrja Koçiu krenarisht u thotë dje shqiptarëve se, ne do të ju japim shpërblim fundviti 150 euro për 275 mijë familje me fondin 21.5 milionë euro, apo 2.15 miliardë lekë.

Tani këto shifra mund të përputhen vetëm në matematikën e Nastradinit dhe mashtruesit Edi Rama. Secili që ka të paktën 4 klasë shkollë dhe bën veprime elementare matematike gjen se, për të shpërblyer 275 mijë familje me 150 euro, duhet një fond të paktën 42 milionë euro. Dhe se me fondin e përcaktuar nga qeveria këto familje nuk mund të marrin asgjë tjetër, vetëm gjysmën e asaj që gënjen ministrja, gënjen Edi Rama, gjysmën e 150 euro, dhe mund të marrin 75 apo 80 euro asgjë më shumë dhe po t’i kthesh për frymë, katandiset kokoshi në thelë.

Është cinzëm të dalësh si përfaqësuese e qeverisë, të pretendosh se po shpërblen 275 mijë familje me 150 euro, në një kohë kur thua se do të shpërndaj gjithsej 21 milionë euro. E tërë kjo histori tregon predispozitën e keqe, shumë të keqe, cinike të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij për të mashtruar qytetarët.

Tani ose janë 137 mijë familje që marrin, 150 euro, ose janë 275 mijë familje që marrin 75 euro si shpërblim.

Sidoqoftë e ngrita këtu sepse nuk mund të mos denoncosh me forcën më të madhe, këto qëndrime cinike, këto mashtrime. Këta njerëz nuk mund ti thonë një fjalë të vërtetë qytetarëve shqiptarë. Do ti mashtrojnë në çdo deklaratë.

Garantoj dhe njëherë se 3 muaj e parë të qeverisjes së PD, pas 11 majit paketa e emergjencës do të jetë e tëra në funksion të zbatimit, çka do të thotë nuk do të ketë shqiptar që do të ketë 200 euro si minimum jetik.

Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 500 euro si rrogë minimale.

Nuk do të ketë shqiptar që merr ndën 1200 euro si rrogë mesatare.

 

Këto janë premtime tona, dhe këto ne qëndrojmë plotësisht.

 

Etiketa: berishafamiljeRama

Lajme të lidhura

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë
Aktualitet

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë

09:22 - 27/06/26
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet
Aktualitet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve
Breaking Views

Ja 13 emrat e Grupit Koordinues të protestës, i dërgojnë letër ambasadorëve

22:33 - 26/06/26
Para
Berisha- Spiropalit: Ty të duan në hell, por ky nuk është preokupimim im…

Caktohet gjyqtari që do të shqyrtojë ankimin e SPAK për Berishën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë
Aktualitet

Eurodeputetja italiane mbërrin në Tiranë: Do jem në protestën e sotme kundër qeverisë

09:22 - 27/06/26

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis, pjesë e grupit parlamentar “Të Gjelbrit” në Parlamentin Europian, ka mbërritur në Tiranë për t’iu bashkuar...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 27 Qershor, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

09:10 - 27/06/26
Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

Spektakël golash, Belgjika shkatërron Zelandën e Re me “manita” dhe merr kreun e grupit

08:50 - 27/06/26
Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

Këlliçi: Protesta qytetare na dha leksione edhe neve, PD duhet të hapet dhe ripërtërihet

08:38 - 27/06/26
Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

Egjipti ndalet nga Irani, por kualifikohet në fazën e eliminimit direkt

08:18 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetİmajbetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet