GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama ‘dhuratë’ tjetër Samir Manes, i jep një pjesë tjetër të Palasës për të ngritur hotel

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama ‘dhuratë’ tjetër Samir Manes, i jep një pjesë tjetër të Palasës për të ngritur hotel
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një vendim të Këshillit të Ministrave qeveria shqiptare ka vendosur t’i jap OK një tjetër ndërtimi nga shoqëria ‘Green Coast’ në bashkëpunim me “AÇOR SERVICES POLAND SP ZOO”. Bëhet me dije se tre pasuri në një nga perlat e rivierës së Jugur të Shqipërisë, Palasë të Vlorës janë kaluar në pronësi të shoqërisë private. Tre pasuritë janë përkatësisht me sipërfaqe 5532 m2, 2649 m2 dhe 593 m2 që do të shërbejnë për ndërtimin e një tjetër hoteli, bashkëpunim mes dy kompanive private.

VENDIMI:

MIRATIMIN E KALIMIT TË PASURIVE NR.68/121/1, NR.68/137/2 DHE NR.5212/7/1, ME SIPËRFAQE, PËRKATËSISHT, 5532 M2, 2649 M2 DHE 593 M2, TË NDODHURA NË ZONËN KADASTRALE 1739, NGA PRONË SHTETËRORE, NË PRONË PRIVATE, PËR SHOQËRINË “GREEN COAST”, SH.P.K., DHE MIRATIMIN E PROJEKTKONTRATËS QË DO TË LIDHET PËR KËTË QËLLIM, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE SHOQËRISË “GREEN COAST”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 2, të aktit normativ nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, të ndryshuar, dhe në vijim, të pikës 7, të vendimit nr.807, datë 11.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshme vendore”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e kalimit të pasurive nr.68/121/1, nr.68/137/2 dhe nr.5212/7/1, me sipërfaqe, përkatësisht, 5532 m2, 2649 m2 dhe 593 m2, të ndodhura në Palasë, Himarë, zona kadastrale 1739, nga pronë shtetërore, në pronë private, për shoqërinë “Green Coast”, sh.p.k., në funksion të planit të përgjithshëm vendor, sipas planrilevimit, bashkëlidhur këtij vendimi, me kushtin e realizimit të projektit si dhe të marrëveshjes Franchise, të lidhur midis palëve “Green Coast”, sh.p.k., dhe “AÇOR SERVICES POLAND SP ZOO”.
  2. Miratimin e projektkontratës, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si shitës, dhe shoqërisë “Green Coast”, sh.p.k., si blerës, për pasuritë shtetërore nr.68/121/1 me sipërfaqe 5532 m2, nr.68/137/2 me sipërfaqe 2649 m2, dhe nr.5212/7/1, me sipërfaqe 593 m2, të cilat ndodhen në Palasë, Himarë, zona kadastrale 1739, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ARBEN AHMETAJ

 

Etiketa: dhurateEdi RamaHotelKryesore1PalasesSamir Mane

Lajme të lidhura

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve
Aktualitet

“Sterilizimi”/ GJKKO rrëzon kërkesat e Beqajt për pushimin e çështjes dhe pavlefshmërinë e akteve

15:25 - 10/11/26
“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!
Aktualitet

“PD ka gati projektin me 8 pika”/ Albana Vokshi: Nuk është reformë zgjedhore ajo që do Taulant Balla!

15:01 - 10/11/26
Para
“Ke konsumuar lëndë narkotike?”, ja si i përgjigjet Sara pyetjes pikante

“Ke konsumuar lëndë narkotike?”, ja si i përgjigjet Sara pyetjes pikante

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26

Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhur mbi 119...

Lexo më shumë
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

Rama sulmon protestuesit nga Parisi: Një numër i vogël përshkallëzoi në dhunë, opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar

19:05 - 10/11/26
Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

Frikë nga protesta, Rama do ta mbledhë Asamblenë Kombëtare të PS-së në një hotel buzë detit, zbardhet mesazhi

18:51 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com