GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama do të blejë 37 MLN lekë verë, fruta dhe kapuçino për festat e fundvitit në Kryeministri

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Shefi i tyre Edi Rama  ka menduar që të kenë pije dhe ushqim me bollëk, prandaj në listën e  prokurimeve të parashikuara janë regjistruar 7 lote

Shefi i tyre Edi Rama  ka menduar që të kenë pije dhe ushqim me bollëk, prandaj në listën e  prokurimeve të parashikuara janë regjistruar 7 lote

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministria po përgatitet mirë për festat e fundvitit dhe qeveritarët i pret një ceremoni me tavolinë  të bollshme. Shefi i tyre Edi Rama  ka menduar që të kenë pije dhe ushqim me bollëk, prandaj në listën e  prokurimeve të parashikuara janë regjistruar 7 lote të zhvilluara nga  Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare.

Me siguri do të habiteni edhe ju, kur të kuptoni  se si paratë tona shkojnë që të dehen e dëfrehen ata që ne i kemi zgjedhur në krye të vendin.

Tenderi i parë që ka dhe vlerën më të lartë 10 milionë lekë ka si objekt  ‘Pije joalkoolike’, që më siguri përfshihen lëngjet e frutave, sigurisht të cilësisë më të mirë, por edhe ndonjë pije energjike patjetër.

Tenderi tjetër pastaj kalon në nivel qejfi, do të shpenzohen 1 milionë lekë për pije alkoolike.

Duke qenë se është në listën e tenderëve të parashikuar ende nuk jepen detaje të llojit të pijeve, por duhet që flasim për ato lloje pijë që konsumojnë zyrtarët e qeverisë dhe të ftuarit tyre.

 

Sa kalojmë nga tenderi në tender rritet niveli i luksit në kërkesat e  qeveritarëve, ata kanë kërkuar në veçanti të blihet edhe verë e importuar. Nuk janë mjaftuar që këtë pije ta përfshinë në tenderin e  pijeve alkoolike, por do të zhvillohet tender më vete m vlerë  9 milionë lekë.

 

Por sigurish shefi ka menduar edhe për ata që para se t’i futen darkave me ushqim të bollshëm dhe pijeve të ndryshme, kanë nevojë të konsumojnë ndonjë filxhan kapuçino ose kakao.

Prandaj do të zhvillohet edhe një tender me objekt ‘Pije të ngrohta ( kafe, çaj, salep, kakao, kapuçino)’ me vlerë 2 milionë lekë.

Gjithashtu me urdhrin e kryeministrit sigurisht,  Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare do të kalojë nga sektori i ushqimeve, ku 8 milionë lekë do të shpenzohen për produkte bulmeti.

5 milionë lekë parashikohet të shpenzohen për perime dhe fruta, ku është theksuar që duhet të jenë të freskëta, ndërsa qytetarët konsumojnë ushqime pa kontroll.

Ndërsa 2 milionë lekë të tjera do të shpenzohen për produktet e tjera ushqimore.

 

Në total do të merren 37 milionë lekë gjatë muajit dhjetor nga xhepat e qytetarëve, që nuk arrijnë të blejnë as gjelin, për të festuar.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet .nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: CeremoniEdi Ramafestafrutakapucinoperimepije akoolikeushqimevere

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Federata e Futbollit uron shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Federata e Futbollit uron shqiptarët për 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë zyrtarisht grumbullimin në kuadër të dy ndeshjeve të fundit të UEFA Nations League, ndaj...

Lexo më shumë
Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Forumi i Paqes/ Macron e priti në pallatin Elize, Rama reagon pas takimit me presidentin francez

19:35 - 09/11/26
Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

Përplasen dy automjete në rrugën Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua, vijojnë hetimet

19:27 - 09/11/26
Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

Vjedhja e bankës te Komuna e Parisit, Robert Duka akuzohet edhe për 28 grabitje në Greqi

19:14 - 09/11/26
Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

Zgjedhjet vendore 2027/ KQZ i kërkon Kuvendit edhe 265 milionë lekë më tepër në projektbuxhet

19:06 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com