GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama do t’ia japë privatit edhe Pallatin e Kongreseve, do veprohet si me stadiumin me kullë

16:52 - 12/02/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama do t’ia japë privatit edhe Pallatin e Kongreseve, do veprohet si me stadiumin me kullë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pallati i Kongreseve do të rinovohet me të njëjtën formulë si me stadiumin, ku si rezultat do të fitohet një Pallat Kongresesh i transformuar, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të projektit për rijetëzimin e sheshit “Nënë Tereza”, ku do të instalohet vepra “Tirana Mooons” e arkitektit Chris Precht.

“Korporata Shqiptare e Investimeve do të shpallë edhe konkursin për rishpikjen mund të themi, nëse mund të përdor këtë fjalë, rikualifikimin, – Frida e thotë më mirë – të Pallatit të Kongreseve, me të njëjtën formulë si me stadiumin ku do të fitojmë një Pallat Kongresesh të transformuar, të rinovuar dhe patjetër do shohim si do paraqiten dhe cili do jetë projekti më i mirë.

Konkurs ndërkombëtar që do të thotë do të duhet të mbështesin gjithë këto zhvillime me më shumë parkingje nëntokësore dhe do të duhet të ecim edhe me një program të ri, që është një program kombëtar se bashku me Fondin e Zhvillimit për një infrastrukturën parkimesh mbitokësore, por jo parkime mbitokësore, si ato që keni parë nëpër aeroporte që janë një shëmti totale, por parkime nëntokësore me një prekje magjike të këtyre ustallarëve të mëdhenj të arkitekturës që do të jenë një tjetër atraksion për Shqipërinë, siç kanë mbetur një atraksion pjesë të infrastrukturës së dikurshme ushtarake”, tha Rama.

Zhvillimi i godinës dhe hapësirës tek Pallati i Kongreseve përmes një marrëveshjeje me privatin nuk është një formulë e re. Qeveria nëpërmjet Korporatës ka hapur disa projekte të ngjashme të tilla si Godina e re e Bibliotekës Kombëtare e cila do të zhvillohet me privatin mbi disa godina dhe hapësira në zonën e ish-Vilave Gjermane.

Ky zinxhir pronash përfshin edhe vilat qeveritare në Velipojë dhe në Vlorë të cilat kanë në thelb të njëjtën model. Të treja këto thirrje janë aktive.

Nga ana tjetër më herët janë kaluar për zhvillim pronat tek ish-ATSH apo tek Hipoteka dhe tek Inxhinieria e Ndërtimit ku do të zhvillohen projekte të lidhura me këtë program ku në këmbim të zyrave dhe hapësirave të shfrytëzueshme plotësisht të reja qeveria kalon tek privati këto pasuri. Në të njëjtën linjë është edhe zhvillimi i pronës tek stadiumi “Selman Stërmasi”./Monitor

Etiketa: kullaPallati KongreseveRama

Lajme të lidhura

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça
Aktualitet

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje
Aktualitet

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh
Aktualitet

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26
Para
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni fut…

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni fut...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa  vazhdon gjyqi pa fund për Mediun
Breaking Views

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun

10:10 - 15/03/26

Pas 18 viteve nga Masakra e Gërdecit, qe rezultoi me 26 viktima dhe qindra të tjere të plagosur dhe të...

Lexo më shumë
Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

Rama: Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës

09:56 - 15/03/26
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça

09:29 - 15/03/26
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje

09:09 - 15/03/26
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh

07:31 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com