GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama e emëroi ministër, ironia e Beqirajt: Hallin Gonxhes ia qan vetëm Ahmetaj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e emëroi ministër, ironia e Beqirajt: Hallin Gonxhes ia qan vetëm Ahmetaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama emëroi sot Blendi Gonxhen ministër të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, duke krijuar në këtë mënyrë një supër-Ministri, që ia ka besuar njërit prej bashkëpunëtorëve të tij të vjetër, që dikur e ka pasur shef kabineti në Ministrinë e Kulturës dhe më pas zv.Kryetar kur drejtonte Bashkinë e Tiranës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Irena Beqiraj, ish-zv.ministre e Financave në qeverisjen e PS-së, shkruan se kohët e vështira kërkojnë edhe kombinacione të cuditshme, duke iu referuar kështu bashkimit të 3 fushave në një ministri.

Por Beqiraj, sjell në vëmendje miliona euro që janë alokuar nga Ministria e Financave për inovacionin, më konkretisht blerjen e programit të intelegjencës artificiale për prokurimet, që do të administrohen tashmë nga Gonxhe me funksionin e ministrit.

“Pra inovacioni do të jetë kanali ku do të rrjedhin një pjesë e mirë e buxhetit të shtetit këtej e tutje.

Projektet strategjike, edhe agjensia e trajtimit të tyre AIDA, koncensionet / PPP edhe agjensia e trajtimit të tyre ATRAKO, ku merren vendime edhe menaxhohen interesa të mëdha ekonomike po ashtu janë pjesë e digasterit të Ministrisë së Ekonomisë.

Në këtë pjatë të mbushur me interesat me të mëdha ekonomike, duhej një garniturë si “Kultura” me anë të së cilës publiku të tresë “përqendrinin e fuqisë ekonomike edhe të parasë” në një dorë të vetme”, shkruan Beqiraj.

Postimi i Irena Beqirajt

Blendi Gonxhes sot ja di, e ja qan hallin vetëm Arben Ahmetaj!

Një ministër për Ekonominë Kulturën edhe Inovacionin . Sado i vështirë të duket kombimini i këtyre digastereve , kohë të vështira kërkojnë edhe kombinacione të cudicme.

60 milionë euro ka alokuar vetëm me një të rënë të lapsit Ministria e Financave në fund të Dhjetorit 2023 për blerjen e programit të intelegjencës artificiale për prokurimet .

Të tjera qindra milionë euro do të kërkohen për të blerë inovacion sa frengu pulën me qëllim instalimin e ” AI -tokracisë” .

Pra inovacioni do të jetë kanali ku do të rrjedhin një pjesë e mirë e buxhetit të shtetit këtej e tutje.

Projektet strategjike , edhe agjensia e trajtimit të tyre AIDA, koncensionet / PPP edhe agjensia e trajtimit të tyre ATRAKO , ku merren vendime edhe menaxhohen interesa të mëdha ekonomike po ashtu janë pjesë e digasterit të Ministrisë së Ekonomisë .

Në këtë pjatë të mbushur me interesat me të mëdha ekonomike , duhej një garniturë si “Kultura” me anë të së cilës publiku të tresë ” përqendrinin e fuqisë ekonomike edhe të parasë ” në një dorë të vetme.

Edhe zgjedhjen e ” dorës së vetme” që menaxhon fondet publike Kryeministri ynë e ka mjeshtëri. Të gjithë ato që kanë marrë detyra te tilla kanë kaluar testet e nevojshme për ti merituar këto vende . Ato jo vetëm janë të gatshëm të përdoren , por kur duhet dhe e lips nevoja ,do të pranojnë pa bërë zë, etiketimet e liderit si “vemje” edhe akuzat e tij se kanë ngrenë kumbulla, dardha, mollë e portokalle , prapa kurrizit të liderit të tyre besimplotë, edhe partisë socialiste .

Nuk ka Gonxhe që” lulëzon” më nën këtë diell .

Besoj më shumë se kushdo tjetër, Gonxhes sot ja ja di e ja qan hallin Arben Ahmetaj

Etiketa: beqirajGonxheRama

Lajme të lidhura

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti
Breaking Views

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë
Breaking Views

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Para
Horoskopi mujor sipas Meri Shehut, ja shenja më e favorizuar

“E marta, dita më zhgënjyese e javës”, ç'parashikon Meri Shehu për shenjat e zodiakut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com