GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Rama e mbrojti dhe më pas…”, VOA: SPAK kërkon arrestimin e Ahmetaj

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Rama e mbrojti dhe më pas…”,  VOA: SPAK kërkon arrestimin e Ahmetaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Shqipëri, Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit i ka kërkuar parlamentit autorizim për arrestimin e deputetit dhe ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, si dhe kontrollin e banesës së tij. Kërkesa është paraqitur që të premten, por vetëm sot u bë e ditur nga Prokuroria e Posaçme, e po ashtu ju njoftua nga parlamenti dhe deputetëve të shumicës socialiste në mbledhjen e grupit të tyre.

Sipas Prokurorisë së posaçme, zoti Ahmetaj dyshohet per të paktën 3 vepra penale, nga mosdeklarimi apo fshehja e pasurisë, te korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë, dhe pastrimi i parave. Mbetet e paqartë se në çfarë çështjesh rezulton të jetë implikuar ish zëvendës kryeministri. Hetimi ndaj tij ka nisur vitin e kaluar, fillimisht si pjesë e rastit të inceneratorëve. Verifikimi i postës elektronike të sipërmarrësit Klodian Zoto, i përfshirë si për inceneratrin e Elbasanit, ashtu dhe atë të Fierit, ngriti dyshime për lidhje mes të dyve, dhe pagesa të bëra në favor të Ahmetajt. Ky i fundit ka mohuar të ketë patur lidhje me Zoton, por jo me sipërmarrësin tjetër Mirel Mërtiri, i cilësuar nga prokuroria si “truri” i aferës së inceneratorëve.

Një tjetër procedim, që u bashkua me të parin, u rregjistrua nga Prokuroria pas dyshimeve për një vilë të blerë nga bashkëjetuesja e zotit Ahmetaj në zonën e Hamallat në bregdetin e Durrësit, pas së cilës mendohet se qëndron po Zoto, por që sipas Ahmetajt, është blerë në mënyrë të rregullt nga një person tjetër. Në mars të këtij viti prokuroria ushtroi kontrolle në këtë banesë si dhe në banesat e ish bashkëshortes. Vila në Hamallaj dhe një tjetër në Palasë, e cila mendohet se i përket ish bashkëshortes, u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë, ndërsa kreu i saj deklaroi më pas se gjatë kontrolleve të ushtruara ishin gjendur prova.

Zoti Ahmetaj ka qenë një ndër ministrat më jetgjatë në tre kabinetet e kryeministrit Edi Rama, duke mbuluar disa poste të rëndësishme e duke u bërë kështu një figurë kyçe e socialistëve. Ai gëzoi për një kohë të gjatë mbështetjen e fortë të kryeministrit, si ndaj akuzave publike të opozitës, ashtu dhe ndaj pakënaqësive jo të pakta, nga brenda radhëve të socialistëve. Po në korrik të vitit të shkuar zoti Rama e shkarkoi në mënyrë të papritur zotin Ahmetaj, duke e zhveshur më pas dhe nga funksionet brenda Partisë socialiste, gjë e cila shënoi dhe ndarjen e thellë mes të dyve.

Në shkresën e Prokurorisë së posaçme për autorizim për arrestimin e zotit Ahmetaj, kërkohet që të gjitha procedurat parlamentare të zhvillohen me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Parlamenti ende nuk ka njoftuar se kur do të thërrasë mbledhjen e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar rastin. Nuk dihet gjithashtu nëse zoti Ahmetaj do të zgjedhë të mbrohet përpara se të merret vendimi. Ai nuk ka reaguar ende ndaj kërkesës së Prokurorisë. Shumica socialiste ka deklaruar disa herë se nuk do të jetë në asnjë rast “avokate” e kujtdo që duhet të përballet me drejtësinë.

Zoti Ahmetaj përfaqëson rastin e tretë të një anëtari të qeverive të Kryeminstrit Rama, nga viti 2013, që vihet nën akuzë. Ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, u dënuar vitin e kaluar me 3 vjeta e 4 muaj burg për “Shpërdorim detyre”. Ish ministri i Mjedisit Lefter Koka, ndodhet nën arrest me burg për rastet e inceneratorëve të Elbasanit dhe Fierit, ndërsa dy proceset gjyqësore ndaj tij janë drejt përfundimit në shkallën e parë të gjykimit.

 

Etiketa: AhmetajRamaVOA

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
“Sa shumë e duan njëri tjetrin”, sherr masiv në derbin e Amerikës Veriore

“Sa shumë e duan njëri tjetrin”, sherr masiv në derbin e Amerikës Veriore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin
Aktualitet

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26

Vrasja e 40-vjeçarit Aleksandër Koçeku në zonën e Dukagjinit po hetohet nga autoritetet, të cilat kanë përqendruar vëmendjen te një...

Lexo më shumë
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26
Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

Berat/ Punonte në arë me babanë, 15-vjeçari hyri në lumë për t’u freskuar, por nuk doli më

14:17 - 12/07/26
Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

Sot seanca për vajzat që dhunuan 17-vjeçaren në Fier/ Nëna e njërës prej autoreve: Kthehej në orët e para të mëngjesit në shtëpi

14:03 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com