GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama e “pezulloi”, Kullolli i AKU-së vazhdon tenderat, 132 MLN lekë qelqurina për laboratorin

16:15 - 04/07/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Rama e “pezulloi”, Kullolli i AKU-së vazhdon tenderat, 132 MLN lekë qelqurina për laboratorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga njëra anë kryeministri Edi Rama e “pezulloi” Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, nga tjetra u jep qindra milionë lekë fonde të blejnë epruveta për laboratorin.

Janë 132 milionë lekë që drejtori i AKU, Manush Kullolli i ka autorizuar të prokurohen për mallra për Laboratorin e AKU-së. Tenderi me objekt: “Blerje materiale dhe pajisje laboratorike të shërbimit publik” me fond limit 13131349 lekë pa TVSH është shpallur më  26 qershor 2025. Ndërkohë data e mbajtjes së tenderit ishte caktuar më 14 korrik 2025.

Tenderi dyshohet se është i paracaktuar nga drejtori për një kompani distributor që i ka stok në magazinë mallrat e laboratorit. Menjëherë janë ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik dy biznese pjesëmarrëse në tender. Ato pretendojnë se drejtoi i ka qepur kriteret për fituesin që dihet tashmë se kush është.

Ankesa e firmosur nga administratorja Laida Suloti ka mbërritur në KPP më 2 korrik 2025. Konkretisht kompania “ALMedical” shpk ka renditur disa kritere që janë në mënyrë flagrante në shkelje të Ligjit për Prokurimet Publike.

Sipas nenit 36 të LPP-së në ankesë citohet që: Në specifikimet teknike, nëse nuk e justifikon objekti i kontratës, nuk duhet të pÎrmendet asnjë markë prodhimi ose burim specifik apo proces i veçantë, që karakterizon produktet ose shërbimet e ofruara nga një operator ekonomik specifik apo asnjë markë tregtare, patentë, tipi ose origjina apo prodhim specifik, me qëllim favorizimin ose eliminimin e disa sipërmarrjeve ose produkteve.

 

“Duke qenë se për këto brande ka distributor në Shqipëri, atëherë operatorët e tjerë ekonomik nuk mund të marrin letrën e autorizimit, duke çuar automatikisht në një fitues të paracaktuar. Kjo gjë ngushton artificialisht konkurrencën, duke ulur numrin e operatorëve ekonomikë pjesëmarrës, dhe duke sjellë një garë të padrejtë dhe të njëanshme. Kërkojmë nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit heqjen e letrave të autorizimit”, theksohet ndër të tjera në këtë ankesë.

Ndërkohë, më 1 korrik 2025, në KPP ishte dërguar një tjetër ankesë për tenderin. Është kompania “Gama” shpk që ka paraqitur një formular ankese duke kërkuar modifikimin e dokumenteve të tenderit dhe zgjatjen e afatit të lëvrimit të mallit.

Sipas denoncimit, njësia e hartimit të dokumenteve të tenderit ka hartuar kërkesa tenderi të paqarta duke sjellë konfuzion në përgatitjen e ofertave nga ana e operatorëve ekonomikë. Gjithashtu “Njësia e hartimit të dokumenteve të tenderit ka hartuar kritere kualifikimi dhe specifikime teknike të kundërligjshme të cilat kufizojnë konkurrencën e lirë dhe të ndershme”, citojmë ankesën.

Kush është Manush Kullolli?

Kulloli u komandua mars 2025, drejtor i përgjithshëm i AKU, nga ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj. Ai zëvendësoi Olsi Komicin që ishte futur në listën e PS për Deputet në qarkun e Elbasanit.

Ardhja e Kullolit në krye të AKU u shoqërua me skandale të mëdha që tronditën sigurinë ushqimore.

Ato ditë, kompania “di Mal” ka importuar produkte ushqimore që përmbanin bakterin e salmonelës.

Sipas njoftimit të policisë, Arben Goxha, administrator i kompanisë “diMal” u shpall në kërkim, ndërsa vëllai i tij Mondi Goxha (53 vjeç) është proceduar penalisht pasi kanë futur në vend sasi produktesh ushqimore të kontaminuara, të cilat më pas u lejuan për tregtim nga inspektorët e AKU-së.

Në këtë skemë janë përfshirë edhe 3 inspektorë të AKU-së, Gezim Hushi, 38 vjeç, Sada Lufta, 42 vjeçe, dhe Aldo Sinjari, 46 vjeç, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos parandaluar daljen e këtyre produkteve në treg.

Çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së Tiranës, e cila po vijon hetimet për këtë rast serioz që përbën një kërcënim për shëndetin e qytetarëve.

Në të njëjtën kohë, Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen nga detyra e Drejtorit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë. Në mes të një zhurme të madhe për sigurinë ushqimore, me perime e fruta me pesticide e mish pule të kontaminuar me salmonelë drejtori rajonal i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, Fatjon Pasholli ka dhënë dorëheqjen të premten më 4 prill, dhe largimi nga detyra është bërë këtë të hënë 7 prill.

Pasholli deklaroi publikisht se shkak i largimit është bërë presioni i madh pasi u konstatua shpërndarja e mishit të kontaminuar me salmonelë që hyri në Shqipëri nga Porti i Durrësit në 11 mars, dhe që veç Tiranës, u shpërnda edhe në 9 qarqe të tjera me përjashtim të Lezhës dhe Beratit.

Menjëherë pas largimit të tij nga posti i drejtorit pas 1 viti në detyrë, është bërë emërimi i Alketa Hoxhës në krye të AKU Tiranë, e cila deri më tani ka qenë në krye të drejtorisë juridike në AKU.

Viti 2025 ka ngritur alarmin për sigurinë ushqimore duke nisur që nga rasti me mandarinat shqiptare me pesticide të rrezikshme që u kthyen në Shqipëri, por ndryshe nga sa u tha se u asgjësuan, në fakt kishin dalë në treg.

Më pas ishte rasti i peshkut të identifikuar me parazit, që pasoi me ngarkesën e madhe të mishit me salmonelë që erdhi nga Brazili, dhe u shit në tregun vendas një pjesë. Ndërsa përgjatë muajit shkurt, mars dhe ditët e para të prillit ngarkesat me luleshtrydhe me pesticide të ardhura nga Greqia u kthyen në rrezik për konsumatorët pasi ishin shitur në treg.

Mishi i pulës me salmonelë nga Brazili mbërritën në portin e Durrësit më 11 mars, në një ngarkesë prej 27 tonësh e ndarë në 4 lote e importuar nga kompania “AMG Food” e Arben Goxhës.

Në lotin prej 8 tonësh ku u mor mostra më 11 mars, analiza e bërë pranë ISUV tregoi se kishte prani të salmonelës. Përgjigje që doli më 21 mars, por në fakt njoftimi nga AKU për konsumatorët u bë më 28 mars pasi lajmi u shpërnda nëpër media.

Por duke qenë se AKU nuk kishte dhënë urdhër të prerë që mishi të mos dalë në treg derisa të dalë përgjigja, mishi i kontaminuar ishte tregtuar në 154 bizneset të cilat pas 28 marsit u njoftuan se duhet të kthenin produktin, por një pjesë e madhe u konsumua.

Por problem më i madh ishte vonesae analizave në laboratorin e AKU, ose të paktën mungesa e përgjigjes publike e cila shpjegohet me korrupsionin që bëhet me kompanitë në dëm të shëndetit të konsumatorit.

Para pa fund për laboratorin e AKU

Prej vitesh laboratori i AKU është kthyer në gropë të zezë që thith fonde dhe asnjëherë nuk jep rezultatet e kërkuara. Ne vitin 2022 u prokuruan 403 milionë lekë pajisje për laboratorin.

Ky laborator ka qenë vazhdimisht objekt korrupsioni me ndërhyrje deri në rangjet e larta të politikës. Në vitin 2019, iu dha e drejta edhe privatit të bëjë analiza që kryen ky laborator. Urdhri i Ministrit Bledi Çuçi, Nr.524. datë 23.09.2019, autorizonte “Noval Laboratory” për kryerjen e analizave laboratorike të mostrave të marra gjatë kontrollit zyrtar dhe tipin e analizave që është i autorizuar të kryejë. Ishte një lëvizje që i jepte koncesionin e pashpallur oligarkut Petrit Maho. Nga njëra anë Maho ka statusin e prodhuesit të vezëve BEATA, por i jepet edhe e drejta të bëjë edhe analizat e tyre.

Ndërsa tani drejtor Kullolli para daljes nga zyra po përdor stilin kap ç’a t’kapësh!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AkuManush Kullollitender

Lajme të lidhura

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave
Aktualitet

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë
Aktualitet

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Para
Nico Williams i “plas bombën” Barcelonës, firmos me klubin tjetër spanjoll deri në vitin 2035

Nico Williams i "plas bombën” Barcelonës, firmos me klubin tjetër spanjoll deri në vitin 2035

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25

Partizani është skuadra e parë e Superiores që e ka mbyllur me Europën për këtë edicion. Të kuqtë u eliminuan...

Lexo më shumë
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

21:24 - 17/07/25
Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

20:34 - 17/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com