GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama e shkarkoi/ Ish-zv.ministrja e Turizmit reagon pas publikimit të vendimit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e shkarkoi/ Ish-zv.ministrja e Turizmit reagon pas publikimit të vendimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi ka bërë me dije se ka qenë ajo që ka kërkuar largimin nga detyra dhe nuk është shkarkuar pas tragjedisë së Himarës.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo u shpreh se ishte mirënjohëse për detyrën që i ishte ngarkuar dhe se të shërbesh për vendin tënd është bekim. Sipas saj, dorëheqja e saj ishte pranuar më 29 korrik.

POSTIMI I PLOTË:

Falënderoj Kryeministrin Rama, i cili më datë 29.07.2022 pranoi lirimin tim nga detyra pas kërkesës sime për të qenë e lirë nga shërbimi në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit.

Ky pesë vjeçar ka qenë për mua, një eksperiencë e jashtëzakoshme, nën drejtimin e pandërprerë të Kryeministrit Rama, të cilin gjej rastin ta falenderoj që më shquajti nga bota e ekspertizës në vend, nga bota akademike dhe ajo e shoqërisë civile dhe më besoi fillimisht detyrën e Këshilltarit në Kabinetin e tij, e mandej të Zëvendësministres, përgjegjëse për mjedisin.

Mirënjohëse për këtë mundësi, pasi të shërbesh për vendin tënd është dhe do të mbetet një bekim!

Unë, besoj se së bashku me shumë kolegë të tjerë zëvendësministra, ilustruam një frymë të re politike, të cilën Kryeministri donte t’i jepte pozicionit të zëvendësministrit në qeverisjen e Shqipërisë. Mirënjohje Kryeministrit për mbështetjen e pakufi, duke i dhënë këtij pozicioni politik, kopetencë, përgjegjësi dhe profesionalizëm, në vend të politizimit tradicional.

Gjej rastin të nënvizoj frymën e tij për të futur në ekipet klasike politike, të trashëguara apo të krijuara të jetës partiake, ekspertët pa asnjë paragjykim politik, krahinor apo klanor, por vetëm mbi fushën e ekspertizës.

Ishin pesë vite të një pune intensive ku shpresoj që me kopetencën dhe përkushtimin tim, të kem kontribuar modestisht në hapjen dhe zhvillimin e temave të rëndësishme të mjedisit, apo në përballimin e problematikave të mprehta dhe delikate të mjedisit në Shqipëri e më gjerë, në rajon.
Jam e bindur se nën qeverisjen e Kryeministrit Rama janë krijuar bazat e një politike të qënësishme mjedisore për vendin tonë, të cilat tashmë, duhen të kthehen realisht në prioritet politik të dorës së parë.
Falenderoj gjithë ekipin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, për punën e çmuar, për bashkëpunimin e palodhur në përballimin e sfidave që sidomos në vitet e fundit, kanë qenë shumë të mprehta dhe sidomos nën syrin e ciklonit të opinionit publik.
I uroj sukses ekipit të ministres Kumbaro, në sfidat që ajo ka ndërmarrë dhe në çështjet ku është përfshirë!
Do të vazhdoj të jem një zë publik, për problematikat e mjedisit në Shqipëri dhe rajon, të cilin përfaqësoj në organizmat ndërkombëtare të mjedisit, në përputhje me kopetencën time profesionale dhe koshiencën qytetare.

Etiketa: Kryesore1Ornela Cuci

Lajme të lidhura

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin
Aktualitet

Këshilli Bashkiak i Cërrikut kundërshton bashkimin me Elbasanin dhe Belshin

14:42 - 30/09/26
Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve
Aktualitet

Veliaj “shkund” Bashkinë e Tiranës nga burgu, firmos ndryshimet e disa drejtuesve

14:08 - 30/09/26
Para
Humbën jetën në SHBA, aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij përcillen sot në banesën e fundit

Humbën jetën në SHBA, aktori Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij përcillen sot në banesën e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26

Një tjetër rast me virusin e Nilit Perëndimor është konfirmuar në Shqipëri, duke e çuar në dy numrin e personave...

Lexo më shumë
Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

Notat/ Vlerësimet e kuqezinjve për paraqitjen ndaj San Marinos

16:07 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

Mbi 1 mijë të huaj të dyshuar për krime në Shqipëri, numri rritet 73% në dy vjet

15:24 - 30/09/26
Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

Vetëvrasja e Xhuana Nikollit/ Vetëdorëzohet pas disa muajsh në arrati ish-bashkëshorti, Eraldo Fizi

15:00 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com