GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Rama e Veliaj inspektime në shkollat e reja në Njësinë nr 9

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e Veliaj inspektime në shkollat e reja në Njësinë nr 9
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shkolla të reja 9-vjeçare, “Qazim Turdiu” dhe shkolla “Hasan Vogli”, po rindërtohen pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj inspektuan punimet për dy shkollat në Njësinë 9 në kryeqytet, të cilat janë pjesë e 23 shkollave dhe kopshteve që po rindërtohen pas dëmtimeve të rënda të pësuara nga tërmeti, krahas 17 shkollave të tjera të reja që janë në proces.

Kryetari i Bashkisë tha se me gjithë këto investime që po kryhen në “kantierin” e arsimit, mësimit me dy turne në Tiranë po i vjen fundi dhe gjithashtu marrin fund edhe vonesat e nxënësve, prindërve dhe mësuesve në trafik. “Këtu ne rritemi me 50% si kapacitet. Praktikisht ka mbaruar e gjithë pjesa e infrastrukturës së rëndë. Çunat na e dorëzojnë në fund të korrikut dhe ne merremi pastaj vetëm me pastrim, mobilim dhe gjithë rifiniturat. Palestra do të ketë një hyrje të veçantë që komuniteti të mund ta shfrytëzojë edhe kur shkolla nuk është në aktivitet. Deri tani kemi 65 palestra. Në shumicën e shkollave të reja kemi futur edhe konceptin e auditorit, siç vepruam te Liceu me sallën e koncerteve, siç bëmë tek “Servete Maçi” me sallën “Avni Mula”, “Tonin Arapi”, çdo shkollë tani do të ketë dhe auditorin, si koncept,” tha Veliaj.

Ai shtoi se me të njëjtat ritme po ecet edhe me shkollat e tjera në kryeqytet. “Herën e fundit kemi qenë te “Vaçe Zela” dhe “Kristo Frashëri” në “Don Bosko”. Edhe ajo ka mbaruar plotësisht. Aty do bëjmë punët e fundit dhe do fillojmë me mobilimin dhe do duhet të fillojmë dhe regjistrimet, sepse, nëse “Qazim Turdiu” dhe “Hasan Vogli” janë shkolla ekzistuese dhe thjesht është rritur kapaciteti, aty shkolla ndërtohet nga e para, ndaj duhet ta fillojmë pak më herët promovimin dhe regjistrimet,” deklaroi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Shkolla “Qazim Turdiu” me një sipërfaqe prej mbi 6 mijë metër katrorësh, është projektuar për një kapacitet prej afro 900 nxënësish, me qëllim që të plotësojë nevojat për arsimim në këtë zonë, duke pothuajse dyfishuar numrin nga kapaciteti ekzistues. Ndërsa shkolla “Hasan Vogli” me sipërfaqe prej mbi 4 mijë metra katrorë do të rindërtohet për të akomoduar 600 nxënës, nga të cilët 2 klasa me fëmijë në ciklin parashkollor.

Etiketa: 9 vjecareErion Veliajinspektime

Lajme të lidhura

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë
Breaking Views

Alarmi i KLSH për Bashkinë Durrës, shkelje në 14 tendera me vlerë 1.85 miliardë lekë

19:31 - 13/11/26
Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë
Aktualitet

Punime të paguara dhe të pakryera për ujësjellësin, KLSH kap me shkelje bashkinë Tepelenë

11:21 - 13/11/26
Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës çmimet vetëm rriten!
Aktualitet

Çmimet e marketeve në Tiranë shkojnë deri në 50% më të shtrenjta se në rajon, rekord bulmeti

08:04 - 13/11/26
Para
Kosova ende nuk ka liberalizim vizash me BE-në, skeptike Franca dhe Holanda, 5 vende nuk e njohin si shtet të pavarur

Kosova ende nuk ka liberalizim vizash me BE-në, skeptike Franca dhe Holanda, 5 vende nuk e njohin si shtet të pavarur

TË FUNDIT

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) në SHBA ka urdhëruar pezullimin e të gjitha fluturimeve në nisje nga aeroportet amerikane, duke...

Lexo më shumë
Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

Policia blindon hyrjet e Vlorës, kontrolle të automjeteve dhe personave për parandalimin e krimit

23:05 - 13/11/26
Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

Mbrëmje për t’u mbajtur mend, Brajan Gruda debuton me gol ndaj Serbisë

23:01 - 13/11/26
Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

Çopjat në lupën e anglezëve, dokumentari zbardh skemën e trafikut të kokainës në Britani

22:40 - 13/11/26
Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

Shtatë emra, dhjetë mbiemra! Kush është Ramadan Zoto dhe historia kriminale në Shqipëri e Greqi

22:15 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com