GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama-emigrantëve shqiptarë në Greqi: Ejani në Shqipëri, se kemi punë me paga të arsyeshme

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama i del në mbrojtje Veliajt për abuzimet milionëshe: SPAK i la qytetarët e Tiranës pa kryetar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, me postim në Facebook, ka ftuar shqiptarët e Greqisë që nesër të marrin pjesë në panairin e punës që do organizohet në Athinë.

Rama fton shqiptarët të njihen me mundësitë që ofron Shqipëria sot për punësime. Sipas Ramës, sot Shqipëria ofron punë me paga të “arsyeshme”.

‘Rrugës për Greqi sot. nesër në panairin e punës në Athinë. Dje shqiptarët e Greqisë shkuan për të gjetur një punë matanë kufirit. Nesër Shqipëria sipërmarrëse do të shkojë tek ta për të treguar punët që mund të gjejnë këtej kufirit. Kjo është hera e parë që Shqipëria e punës troket në derën e shqiptarëve të Greqisë për t’u thënë ejani kam punë për ju me paga të arsyeshme, me taksa shumë më të ulëta dhe me të gjitha aromat e vendit amë që aq shumë mungojnë kur je jashtë. Ejani e kaloni të shihemi e të llafosemi nesër me sipërmarrës në fusha të ndryshme për t’ju njohur nga afër me mundësitë dhe për tju njohur me kushtet e kontratave të punës në Shqipëri, pastaj nuk diskutohet gjykoni vetë me qetësi, me urtësi merrni kohë. Si të jetë më mirë për ju“, shprehet Rama.

Më tej, ai pretendoi se “është për herë të parë mundësia e hyrjes në Bashkimin Evropian është kaq reale sa dritarja e hapur duket me sy.”

“Sepse për herë të parë yjet e fatit tonë dhe të fatit Evropës janë reshtuar në vijë të drejtë. Kanë rënë dakord me planin e përfundimit të negociatave të anëtarësimit deri në fund të 2027-ës. Një afat tejet ambicioz dhe shpejtësia me të cilën ne po ecim me hapjen e kapitujve të negociatave është më e larta në historinë e integrimit. Po jo se ne Shqipëria po bëjmë detyrat me shpejtësi dhe sukses, po se dhe ata Bashkimi Evropian janë shumë të interesuar të na fusin brenda në shtëpinë e tyre. Ky është shansi dhe ky është momenti i tyre historik për ti dhënë emrit të Shqipërisë dhe shqiptarëve atë ngjyrën e atë të yjeve të Bashkimit Evropian“, shtoi.

“Duke i dhënë kështu fund një herë e përgjithmonë poshtërimeve dhe nëpërkëmbjeve të pafundme të gjithë rrugëtimit tonë të mundimshëm në historinë. Kjo është ngritja e dytë e flamurit kombëtar pas asaj të pavarësisë në 1912. Kjo është shpallja e Shqipërisë shtet anëtar i barabartë i familjes së bashkuar evropiane. Kjo është hakmarrja më e ëmbël shqiptare dhe bekimi i të gjithë bijve të shqipes si krijesa të lira dhe përgjithmonë të barabarta të Evropës së bashkuar. Prandaj të gjithë shqiptarëve, atyre të Greqisë dhe atyre të Evropës u them le të harrojmë të gjitha historitë dhe bla bla bla-të e të sotmes, ndasitë dhe partitë dhe le të kapemi dorë për dore dhe le të bëhemi ylli i ri i Evropës së bashkuar. Duke u bërë më 11 maj fuqia e papërmbajtshme e ëndrrës evropiane të shqipes dykrenare dhe pastaj të tjerat mi lini mua, na i lini ne, shumë shpejt dita që e kemi ëndërruar me shekuj për të qenë pjesë e asaj familje nga ku diell lind atje ku perëndon do të jetë dita jonë, dita e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, përfundoi ai.

Etiketa: Edi Ramafushata zgjedhore 2025

Lajme të lidhura

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1
Breaking Views

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Para
Superioria/ Elbasani mund Partizanin dhe hyn në garën për “Final 4”

Superioria/ Elbasani mund Partizanin dhe hyn në garën për “Final 4”

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com