GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama është në fund të jetës politike

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama është në fund të jetës politike

FILE PHOTO: Albanian Prime Minister Edi Rama speaks at a rally celebrating the Socialist Party's victory in an election, at Skanderbeg Square in Tirana, Albania April 27, 2021. REUTERS/Florion Goga/File Photo

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ata që presin të shkruaj diçka rreth gjendjes në Partinë Demokratike, sonte do t’i zhgënjej. Asnjë fjalë nuk do të lexoni nga unë, as nuk do më shihni të rreshtohem në asnjërin krah. Për mua PD është pasuria më e madhe kombëtare e shqiptarëve, dhe si e tillë, ajo i duhet Shqipërisë. Veçanërisht duke patur parasysh përvojën e tmerrshme të shqiptarëve nën komunizmin terrorist të Enver Hoxhës. Arsyeja minimale kërkon që të gjithë të përmbajmë emocionet tona, duke mbrojtur kështu të vetmen pasuri civilizuese të shoqërisë – Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Ajo që do të shkruaj sonte ka të bëjë vetëm me të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve, parë kjo në perspektivën e zhvillimeve në rajonin e Ballkanit.

Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë jetik, pa të cilën ekzistenca jonë si komb do të ishte e pamundur. Fundja, ky është fati i kombeve të vegjël si kombi ynë. Çdo interpretim tjetër, në rastin më të mirë është i pavërtetë – përndryshe është dashakeq.

Në vitin 1998-1999 Shtetet e Bashkuara çliruan gjysmën e kombit, duke bombarduar Serbinë, armiqtë tanë historik. Në Kosovë erdhën në pushtet çlirimtarët e UÇK-së, ndërsa Shqipëria sapo kishte dalë nga një konflikt i thellë politik dhe social. Në vitin 2005 zgjedhjet i fitoi Partia Demokratike e Shqipërisë, e ringritur fuqishëm pas kryengritjes së dhunshme të vitit 1997. Tetë vjet pushtet i PD-së shënoi arritje të padiskutueshme për shoqërinë, në planin e brendshëm dhe të jashtëm. Më kryesorja, Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, duke hyrë kështu në rrugën e vështirë të shtet-ndërtimit, ndërsa Shqipëria u bë anëtare e NATO-s.

Pas vitit 2013, shumë shpejt do të zbeheshin shpresat se në Shqipëri mund të ndryshonte diçka për mirë. Muaj pas muaji, Edi Rama do të provonte se është veçse një hajdut elokuent dhe mafioz i paskrupullt. Për të mos rënë në përsëritje, qeverisja e Edi Ramës mund të përmblidhet në tre fjalë – mafie, krim dhe korrupsion.

Shtetet e fuqishme – përndryshe fuqi botërore si Shtetet e Bashkuara – ecin me projekte afatgjata. SHBA kanë plane për Ballkanin Perëndimor, sidomos kanë plane për Shqipërinë dhe Kosovën, dhe dinë se ne nuk mund të bëjmë asgjë pa fuqinë e tyre.

Shtetet e Bashkuara janë shumë të qarta se çfarë duan, por ne nuk e dimë se çfarë duam. Megjithatë – Shtetet e Bashkuara do të dinë t’i realizojnë planet e tyre, ndërsa ne do të duhet t’i zbatojmë ato plane. Duket se Kosova është në rrugë të mbarë, ajo është para nesh në disa projekte jetike, siç është zëvendësimi i elitave. Për shkaqe komplekse, në Shqipëri ky proces është dukshëm më i vështirë. Megjithatë, duket qartë se jemi në fazën e fundit të projektit.

Edi Rama është në fund të jetës politike. Ai e di se çfarë e pret – sepse e di shumë mirë se çfarë ka bërë qysh në vitin e largët 1998 e deri më sot. Me gjithë përpjekjet për të negociuar jetën pas politikës – ai do të paguajë në mënyrë shembullore çdo zullum që i ka shkaktuar këtij vendi. Më së shumti do ta paguajë edhe Erion Veliaj dhe gjithë enturazhi i tij politiko-mediatik. Të jeni të sigurtë se hajdutëria 8-vjeçare e rilindjes do të paguhet rëndë, aq rëndë sa nuk do ta besoni. Fundja dikush duhet ta paguajë gjithë këtë paligjshmëri. Në këtë rast, nuk ka qenie më të përshtatshme se sa Edi Rama.

Brenda një kohe të shkurtër – ndoshta në harkun kohorë të 1-2 viteve realiteti socio-politik do të përmbyset – në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kosova do të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, ndërsa i gjithë rajoni do të avancojë në proceset e integrimit. Me ritmet aktuale, me gjasë i gjithë Ballkani Perëndimor do të anëtarësohet në Bashkimin Europian deri në 2028.

Nga Erl Kodra

Etiketa: BEEdi RamaKrimRajon

Lajme të lidhura

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!
Breaking Views

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel
Aktualitet

Lamtumirë Albcontrol! Qeveria çregjistron shoqërinë publike që ekzekutoi Becchetti, 200 mln euro bllokohen në Bruksel

14:40 - 03/08/26
“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 
Aktualitet

“Mini-maternitet në SPAK”, Kryemadhi: Mund të jetë e vërtetë, por unë nuk ngel dot me barrë 

13:57 - 03/08/26
Para
‘Çohu Enver’, Adrola Dushi sqaron për cfarë e kishte fjalën

FOTO, Si asnjëherë më parë, Adrola Dushi poza sensuale

TË FUNDIT

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit
Aktualitet

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

Dy helikopterë janë angazhuar për shuarjen e zjarrit në Kostar të Finiqit. Flakët, siç shihet edhe nga pamjet rrezikojnë banesat....

Lexo më shumë
Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

16:46 - 03/08/26
Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

Tri ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Kurti fton partitë për takim, Aleanca refuzon

16:33 - 03/08/26
Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

Marash Kumbulla mbetet në La Liga! Gati aventura e re te Rayo Vallecano

16:22 - 03/08/26
Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

Qeveria lehtëson kriteret për kredi të buta për shtëpi, trefishohet kufiri i të ardhurave

16:07 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com