GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama flet për turizëm elitar, Balla bën gati strukturën e “policisë turistike”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama flet për turizëm elitar, Balla bën gati strukturën e “policisë turistike”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria nuk duhet të profilizohet si një vend me turizëm low cost, ndërsa vuri theksin te turizmi elitar.

Në dëlir për shifrat e turistëve që vizituan këtë vit Shqipërinë, Rama u shpreh se vëmendja duhet përqëndruar te turistët elitarë, edhe pse shumica dërrmuese e të huajve që zgjodhën të kalojnë pushimet apo të vizitojnë Shqipërinë janë shprehur se e zgjodhën si destinacion pasi kishte çmime më të lira se Italia.

“Shqetësimi i shqetësimeve është që Shqipëria të mos karakterizohet dhe të mos profilizohet dhe të mos mbyllet në perceptimin e ri që ka krijuar si një vend i turizmit low cost. Ne nuk duam dhe nuk mund të jemi vend i turizmit low cost.

Ne duhet të jemi një vend ku ka edhe turizëm low cost, por ka turizëm të nivelit të lartë që sjell konsumatorët e mëdhenj sepse ata sjellin shumë më tepër para për ekonominë tonë. Çfarë sjellin 400 jahte është e barabartë me çfarë sjellin 40 mijë turistë low cost që të jemi qartë. Kjo vlen dhe për ata që thonë pse këta mbështesin jahtet.

Ne nuk mbështesim jahtet, ne mbështesim ekonominë. Dhe prandaj duhet të krijohen portet turistike dhe Shqipëria të bëhet një vend që të sjellë sa më shumë jahte, sa më shumë anije të vogla turistike dhe sa më shumë turistë të cilët kur prekin tokën konsumojnë, personi 50 herë më shumë sesa njëri që vjen përmes tokës”, u shpreh Rama në një aktivitet dedikuar turizmit.

E nisur nga fluksi i turistëve të regjistruar për 2023, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka bërë me dije se në Policinë e Shtetit do të krijohet një Forcë Kombëtare për Sigurinë Publike.

Sipas tij, kjo forcë do të jetë e gatshme dhe me kapacitete të mjaftueshme, të përballojë nevojat dhe pritshmëritë e Shqipërisë turistike për mbi 10 mln turistë.

“Me Policinë e Shtetit kemi filluar në fakt përgatitjet, për t’i dalë përpara nevojës për një nivel tjetër sigurie në zonat turistike.

Unë e di shumë mirë se policia lokale e Sarandës për shembull e ka të pamundur të përballojë sfidën që presim të kemi, qoftë në numër të turistëve, qoftë në cilësinë e tyre. Policia jonë në nivel vendor vuan edhe nga fenomeni i familjarizimit, duke dëmtuar kështu efektivitetin e punës dhe mosreagimit në kohë Policisë së Shtetit.

Prandaj ne po krijojmë një Forcë Kombëtare të Sigurisë Publike, brenda Policisë së Shtetit, e cila të jetë e gatshme dhe me kapacitete të mjaftueshme, të përballojë nevojat dhe pritshmëritë e Shqipërisë turistike 10 milionë plus. Kjo strukturë e re brenda Policisë së Shtetit do të rrisë prezencën dhe efikasitetin e policisë në të gjithë territorin”, tha Balla.

 

Etiketa: ballaKryesore1Ramaturizmi

Lajme të lidhura

‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë
Aktualitet

‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

11:35 - 25/08/26
Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane
Aktualitet

Përfundon pelegrinazhi në Malin e Tomorit, rreth 700 mijë pelegrinë morën pjesë në festën bektashiane

11:09 - 25/08/26
“Rama po shkon drejt rënies”, banorët shprehen kundër shkrirjes së bashkisë Klos: Largohen shërbimet
Aktualitet

“Rama po shkon drejt rënies”, banorët shprehen kundër shkrirjes së bashkisë Klos: Largohen shërbimet

10:59 - 25/08/26
Para
Në luftë për jetën, 1 vjeçarja shqiptare bie nga lartësia 6 metra. Detajet

Në luftë për jetën, 1 vjeçarja shqiptare bie nga lartësia 6 metra. Detajet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dinamo e Ilir Dajës zbret sonte në fushë për ndeshjen e radhës në Conference League
Sport

UEFA “hap thesin” për Dinamon, ekipi i Ilir Dajës me motivim shtesë para “finales” përballë Pafos

12:55 - 25/08/26

Pas barazimit 1-1 në “Elbasan Arena”, Dinamo do të përballet me Pafos këtë të enjte, në ndeshjen e kthimit të...

Lexo më shumë
Si do të funksionojë “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman në Shqipëri, roli i Baba Mondit

“Shteti bektashi pa hapa konkretë”, NRC: Rama po e zhvendos fokusin nga problemet e brendshme

12:37 - 25/08/26
Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

Kanadaja kërcënon SHBA-në me ndërprerjen e energjisë elektrike: Mbani bateritë gati!

12:17 - 25/08/26
E hëna e madhe për mundjen shqiptare! Dudaev dhe Abakarov fitojnë medalje të artë dhe një të argjendtë

Fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare, premtimi i Islam Dudaev: Shihemi në Botëror, Shqipëria është shtëpia ime

11:55 - 25/08/26
‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

‘Simbol i qëndresës dhe guximit’/ Berisha: Lamtumirë Shik Stërmasit, jetoi si hero dhe iku si legjendë

11:35 - 25/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com