GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama ‘hapi thesin’ para zgjedhjeve, Topi: E shëmtuar!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bamir Topi: I jam mirënjohës Fatos Nanos, ai solli votat që të zgjidhesha president
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me premtimet për rritjen e pagës mesatare si edhe vendimin për t’i dhënë 5 mijë lekë të reja pensionistëve, plus pensionin e tyre.

Në emisionin “Frontline” në News24, ai i ka cilësuar si deklarata qesharake, ndërsa i ka krahasuar 5 mijë lekët e reja për pensionistet me një thes miell.

“Zgjedhjet kanë ndryshuar shumë nga mënyra se si realizohen këto 30 vite. Mbaj mend që shkonim me thasë me miell dhe shkonin ata që ishin të lidhur me pushtetin ose individë me biznese. Çfarë është 50 mijë lekshi sot, nuk është as një thes miell. Nuk ka rëndësi vlera, por akti. Do ta konsideroja një gjë të shëmtuar. Nëse këto janë në debate shumë të forta me njëri tjetrin ky zotëria që është kryeministër duhet të kishte dhënë një imazh tjetër, për të shpalosur projekte”, tha ish-presidenti Topi.

Gjithashtu ish-presidenti tha se kryeministri Rama e di shumë mirë se si të luajë me situatat dhe t’i përdorë ato në favor të tij, duke shtuar se është e dukshme që ka marrë të gjitha pushtetet.

“Deklaratat për historitë e pagës mesatare është e njëjta logjikë si historia e pensioneve. Nëse do jetë njeri që duhet besuar pas zgjedhjeve lokale duhet të merret me pagën mesatare, apo rritjen e pensioneve. Është një histori e gjelit të detit, njerëzit gëzohen dhe mendon që me atë po kalon historinë. Rama është koshient në veprimet e veta dhe njeh shumë mirë nivelin e perceptimit në shoqëri. Në sytë tanë dhe zërit opozitar apo njerëzve që e analizojnë problemin ndryshe, sigurisht ky është një ofendim. Po të flasim për mënyrën e sjelljes së PS, mjafton ta përkufizojmë se pushtetet që dominohen nga PS janë në dorë e një njeriu dhe nëse do të bënim një analizë të standardit të jetesës duhet ta kishin realizuar vetë. Por çfarë të bëjmë në që opozita është në këtë gjendje dhe ai që është shkaktari kryesor, ai është kandidat i mundshëm që nesër pasi të bëhet kryetar zyrtar mund të pretendojë sërish për kryeministër. Këtu në Shqipëri nuk më duket asgjë e çuditshme. Unë mendimet e mia i kam dhënë, por duhet ta kuptojnë se ai në këtë qetësi ka sot, është si sigurt në qetësinë e tij. Njëri është shumë i sigurt në pushtetin që ka dhe tjetri është shumë i sigurt që nuk do të arrijë ndryshim. Nëse ka mungesë të shpresës, ajo vjen nga historia e opozitës. Nëse ai të merr qendrat e mëdha urbane, bashkitë e nivelit të dytë nuk të hyjnë farë në punë, në aspektin për fitore”, tha më tej ai.

Etiketa: Bamir TopiEdi Rama

Lajme të lidhura

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”
Breaking Views

Gazeta gjermane: Jo vetëm në Tiranë! Shqiptarët mblidhen në Frankfurt për “Revolucionin Flamingo”

20:03 - 29/09/26
Para
‘Nuk e njoh’

Këlliçi: Referendum për korsinë e biçikletave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)
Breaking Views

Spanja shkatërron Kroacinë, Anglia u kthehet fitoreve, ja rezultatet e sotme (VIDEO)

23:39 - 29/09/26

Spanja ka dhënë një tjetër sinjal të forcës së saj teksa ka mundur me shifrat 4-1 Kroacinë në ndeshjen e...

Lexo më shumë
Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

Shqipëria me “tris” golash ndaj San Marinos në transfertë, merr kreun e grupit

22:46 - 29/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

Finlanda ndalet në shtëpi nga Bjellorusia, tani shansi i Shqipërisë të marrë kreun

20:48 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com