GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama i “bie derës” së SPAK për 21 janarin: Nuk duhet ta harroni

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama i “bie derës” së SPAK për 21 janarin: Nuk duhet ta harroni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është rikthyer çështjes së 21 janarit, duke kërkuar indirekt nga SPAK që të hetojë ngjarjen ku mbetën të vrarë 4 demostrues të opozitës së atëhershme, mazhorancës së sotme.

Nga Vlora ku mori pjesë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë së PS-së, Rama tha se reforma në drejtësi ka treguar se “askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është më i paprekshëm.

Ai shtoi se tashmë në Shqipëri ka rënë miti i paprekshmërisë i politikanëve.

“Këtë vit ka pasur edhe një arsye tjetër për tu ndjerë të motivuar dhe për t’u ndjetë besim plotë që jo vetëm kjo është rruga, por çdo ditë e më mirë do bëhet. Këtë vit në Shqipëri ka rënë miti i paprekshmërisë i politikanëve.

Është provuar që reforma në drejtësi, që PS e dinte që kur ishte në opozitë dhe e coi përpara kur erdhi në qeveri, jo vetëm që ka hapur një rrugë të re për vendin, por ka dhënë provën më domethënëse, askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk është më i paprekshëm në vendin tonë.

Kjo kërkon shumë durim. 21 Janari nuk ka ndodhur dje, ka ndodhur përpara shumë vitesh dhe të gjithë ne e dimë se sa e rëndë është që të vijë 21 janari tjetër, dhe tjetri, tjetri…. dhe ata që duhet të përgjigjën të vazhdojnë të përqeshin viktimat e 21 Janarit.

Nga ana tjetër, askush nuk duhet ta harrojë, që në këtë sistem që kemi zgjedhur, drejtësinë nuk e bën as partia as qeveria, por drejtësia. Drejtësia për 21 janarit mund të vonojë edhe ca por nuk ka për t’u harruar”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu u ndal te buxheti i vitit 2024, ndërsa tha se 33 për qind e tij shkon për kujdesin social, përfshirë edhe pensionistët.

Rama u shpreh se bonusi i fundvitit për pensionistët do të nisë të shpërndahet brenda disa ditëve.

“Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi vendosur 250 milion euro të tjera për pensionistët. Do të donim që kjo shumë të ishte edhe më e madhe, por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë dhe asnjëherë nuk duhet harruar që e para numri i pensionistëve është shumë i lartë dhe e dyta gropa e madhe ndër dekada krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është një gropë ende e pambyllur.

Në buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për përkujdesin social, përfshirë edhe pensionistët. Ndryshe nga vitet e tjera, pikërisht se kemi një situatë financiare më të mirë, do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do të nisë shpërndarje e bonuseve”, tha Rama.

Etiketa: 21 janarRamaSpak

Lajme të lidhura

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës
Aktualitet

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje
Aktualitet

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Para
Ishte me familjen/ DRSHTRR Elbasan mohon arrestimin e juristes

Ishte me familjen/ DRSHTRR Elbasan mohon arrestimin e juristes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26

Ekonomisti i njohur amerikan, Steve Hanke ka reaguar në lidhje me hetimin që ka ndërmarrë SPAK për pronat që përfshijnë...

Lexo më shumë
Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

Atentati në Vorë/ 50-vjeçari ekzekutohet me snajper, njihej si i ‘forti’ i zonës

11:37 - 12/07/26
Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

Detaje nga vrasja e 40-vjeçarit në Dukagjin, u qëllua me 25 plumba, dyshohet për gjakmarrje

10:49 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com