GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Rama i fal 10,000 m² tokë/ “Gimi i Redbullit” shpallet investitor strategjik në Korçë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Nga veriu në jug të Shqipërisë, kryeministri Rama po i jep tokat publike për resorte, si dhurata për oligarkët e ndërtimeve. 

Nga veriu në jug të Shqipërisë, kryeministri Rama po i jep tokat publike për resorte, si dhurata për oligarkët e ndërtimeve. 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga veriu në jug të Shqipërisë, kryeministri Rama po i jep tokat publike për resorte, si dhurata për oligarkët e ndërtimeve. Në vitin që lamë pas u dhanë shumë statuse për investitorë strategjike në Sarandë e Himarë, tashmë  qeveria është drejtuar nga zonat malore. Qeveria do t’i japë 10,000 m² në Korçë biznesmenit Agim Zeqo, i njohur si “Gimi i Redbullit”.

Bëhet falë për një vendim të firmosur nga vetë kryeministri Rama, ku thuhet se firmës “Investment and Development Albania”, të Agim Zeqos, i jepet statusi si investitor strategjik, për të ndërtuar “Green House Korça Resort” në Korçë.

Vendimi është firmosur me datë 1 shkurt. Por Komiteti i Investimeve Strategjike e ka mbajtur të fshehtë dhe ka publikuar së fundmi.

Në raport thuhet se investimet për këtë resort do të jenë me afat 4 vjeçar. Dhe pritet që Agim Zeqo do të investojë 18 milionë euro për ndërtimin e tij. Ndërsa bie në sy se hoteli do të ketë 94 dhoma dhe parashikohet të ketë 94 punonjës.

“Kompania “Investment and Development Albania” do të investojë mbi 18 milionë euro për ndërtimin e një strukture turistike elitare të quajtur “Green House Korça Resort”. Ky projekt përmban një hotel me 5 yje, me kapacitet total prej 94 dhomash. Restorante, bare, SPA etj si dhe parashikon të punësojë 94 vetë në këtë resort. Sipas projektit, hoteli që do të ndërtohet do të menaxhohet nga brandi i njohur ndërkombëtar i hoteleve “Acor””, thuhet në vendim.

Ndërsa theksohet se qeveria është angazhuar që procedurat për këtë projekt ë zhvillohen me afate të përshpejtuara.

Më tutje përcakohet që, në rast se përgjatë zhvillimit dhe zbatimit të projektit konstatohen të dhëna të pavërteta. Të rreme apo ndryshime të të dhënave të dala rishtazi. Mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për miratimin e statusit strategjik të këtij projekti. Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtë të revokojë vendimin për dhënien e statusit strategjik.

Në fakt në këtë pikë lindin dyshime. Sepse Agim Zeqo ka përfituar një status të tillë edhe për resorte në Vlorë, Dhërmi dhe Durrës, që më shumë janë vjedhur para se sa janë investuar. Por, asnjë masë nuk është marrë në këto raste.

Lexo edhe:Rama ‘presion’ votuesve në Elbasan: Nëse votoni ‘Liken’, më mirë…

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimAgim Zeqoinvestitor strategjikKorçëRamaresort

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Duan të blejnë Messin por nxjerrin 150 veta “në mes të 4 rrugëve”

Duan të blejnë Messin por nxjerrin 150 veta “në mes të 4 rrugëve”

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!
Breaking Views

‘Zvërneci’/ Rama fton protestuesit për takim: Mblidhuni jo më shumë se 20 vetë dhe bujrum!

17:41 - 02/06/26

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë, që kundërshtojnë ndërtimin e një resorti turistik...

Lexo më shumë
Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetmarsbahis girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş