GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e rrugës Thumanë – Kashar, afër City Park; A do liroheshin akset kombëtare?!

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e rrugës Thumanë – Kashar, afër City Park; A do liroheshin akset kombëtare?!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërtimet në Shqipëri vijojnë të bëhen me ritme të shpejta, teksa lejet janë dhënë kudo; në det, mal, lumë, rrugë apo edhe lulishte. Mania për të kapur çdo pëllëmbë pronë është e madhe, edhe në ato zona që janë të mbrojtura, afër akseve kombëtare apo kudo tjetër.

Prej disa javësh ka nisur një aksion i gjerë i iniciuar nga kryeministri Edi Rama për të liruar pronat publike, hapësirat e zëna me ndërtime. Janë prishur disa struktura metalike në disa qytete, teksa një nismë është edhe lirimi i akseve kombëtare.

Qeveria ka parashikuar se subjektet që kanë zaptuar rrugët apo anët e tyre do të prishen, pavarësisht nëse kanë apo jo leje. Një aksion në dukje që i shërben komunitetit, por vetë qeveria çfarë bën?!

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e

Leja për pallatet në rrethrrotullimin që lidh Autostradën Thumanë – Kashar me atë Tiranë – Durrës

Nga njëra anë rruspat e qeverisë prishin disa ndërtime dhe iniciatorët e këtij aksioni japin leje. Një paradoks i madh, pasi nëse do të lirosh akset kombëtare, përse do t’i zaptosh më pas me ndërtime?!

Sipas dokumenteve, Këshilli Kombëtar i Territorit i drejtuar nga krerët e shtetit, ka zbardhur ditët e fundit lejen e zhvillimit për objektin “kompleks multifunksional, 7 kate mbi tokë dhe 1 kat parkim nëntokë, Gjokaj, Tiranë”. Mësohet se pronar dhe zhvillues është shoqëria “Concord Investment” sh.p.k, me pronar vëllezërit Dulaku, të cilët merren me media, ndërtime dhe turizëm.

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e

Pallatet 7 katëshe do të ndërtohen ngjitur me rrethrrotullimin, madje prekin edhe rrugën lidhëse

Referuar dokumenteve të kësaj leje, ku duket se pallatet do të ndërtohen ngjitur me rrethrrotullimin. Madje, një pjesë e pronës dhe ndërtimeve prek edhe rrugët lidhëse të këtyre akseve. Natyrisht, ndërtime ka, po bëhen dhe do të ketë.

Por, lehtësia me të cilën i marrin lejet oligarkët apo njerëzit e pushtetshëm është tepër e madhe. Po nëse këtë ndërtim do t’a bënte një njeri i thjeshtë, a do t’i jepej? Prej gat 2 vitesh, banorët e Bërxullës në Vorë protestuan për dëmshëprblimet qesharake që caktoi shteti për ndërtimin e aksit Thumanë – Kashar.

Nga njëra anë firma merr taksë dhe nga ana tjetër banorët ngelën thatë. Madje, disave iu prish banesa dhe megjithëse iu premtua se do të merrnin bonus qeraje dhe do të strehoheshin, edhe sot enden në dyrt e Bashkisë së Vorës dhe Ministrisë së Financave. Disa që iu prish shtëpia kanë kërkuar leje për ta ribërë në pronë të tyre, por kanë marrë konfirmimin se “s’lejohen ndërtimet”.

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e

Projekti i pallateve që do të ndërtojnë Dulakët, ngjitur me rrethrrotullimin

Çfarë ndryshimi ka për qeverinë familja Zeneli, të cilës iu prish banesa dhe nuk lejohet të ndërtojë dhe familjes Dulaku, që merr me lehtësinë më të madhe lejen?! Natyrisht paraja dhe influencat, ku të varfrit as nuk iu jepet një leje për të futur kokën dhe të pasurve iu jepen leje për grataçela dhe kulla, madje edhe për pallate ngjitur akseve të rëndësishme komëtare.

Dy botë krejt të kundërta, ku njëri që ka bërë një strukturë të vogël afër rrugës i prishet dhe të tjerëve, që kanë para dhe pushtet, iu jepet leje për pallate!

Në dokumentet shoqëruese, thuhet se zona është me interes, e cila merret në studim për të vlerësuar propozimin e zhvillimit në të, ndodhet në autostradën Tiranë-Durrës pranë City Park, në bashkinë Tiranë. “Në zonë kanë ndikuar ndryshimet infrastrukturore me shtimin e mbikalimit të ri Thumanë-Kashar, një pikë mjaft e rëndësishme për zonën, e cila ka impakt dhe në projektin në fjalë. Trualli ndodhet në zonën kadastrale ZK.1751, shumë pranë mbikalimit Thumanë Kashar, në një pozicion strategjik me dalje të menjëhershme në autostradën Tiranë Durrës dhe lidhje të shpejta me rrjetin kryesor rrugor të zonës. Nga veriu dhe lindja kufizohet me autostradën, në perëndim ndodhet kompleksi CityPark, ndërsa në jug kufizohet me pronë private” thuhet në doumenta.

Rama i jep leje Dulakëve për pallate në rrethrrotullimin e

Në dokumente përcaktohet se terreni ka një formë trapezoidale dhe një pjerrësi të lehtë natyrore, që e bën të lehtë për t’u adaptuar për çdo lloj ndërtimi apo zhvillimi.

“Brenda kufijve të saj ndodhet edhe brezi i rezervuar përgjatë mbikalimit, që respekton distancat e sigurisë sipas rregulloreve urbanistike dhe Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, i cili përcakton mbrojtjen dhe distancat minimale nga infrastruktura rrugore” shkruhet në dokumente. Pra, vetë dokumentet përcaktojnë se pallatet janë ngjitur me këtë rrethrrotullim. Ndryshe nga sa shkruhet, në foto duket mjaft qartë se nuk janë respektuar as këto distanca.

Mësohet se trualli ka një sipërfaqe prej 16,172 m², dhe zhvillimi i saj është konceptuar duke respektuar kërkesat e investitorit dhe formën gjeometrike të truallit. “Projekti parashikon ndërtimin e tre objekteve të veçanta, të dedikuara për zyrat e kompanisë, të cilat janë pozicionuar në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë hapësirën dhe të krijojnë një organizim funksional” vijon dokumenti, ku shkruet se sipërfaqja totale e ndërtimit mbi tokë është 36,731.3 m².

/Vox News/

Etiketa: Concord InvestmentConcord Investment shpkdulaketDulakëveDulakuKryesore1

Lajme të lidhura

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së
Aktualitet

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë
Aktualitet

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Para
Trump kërkon një samit më 22 gusht me Putinin dhe Zelenskyn

Trump kërkon një samit më 22 gusht me Putinin dhe Zelenskyn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në GJKKO/ “Hiqjani kafazin prej xhami!”, shpërthen avokati i Metës: Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit
Aktualitet

Metës i kufizohen takimet/ Komiteti Helsinki i drejtohet burgut ‘Jordian Misja’: Kjo është shqetësuese, cënon të drejtat e njeriut

10:29 - 10/09/26

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka kërkuar sqarime drejtorisë së burgut “Jordan Misja” lidhur me pretendimet se kreut të Partisë...

Lexo më shumë
EMRAT/ Plotësohen vakancat, zgjidhen tre anëtarët e rinj të KLGJ-së

Ngërçi me pagat në drejtësi/ Gjyqtarët mbledhje të jashtëzakonshme në KLGJ, pezullohet puna në disa gjykata

10:19 - 10/09/26
“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

“Bllokim rruge dhe prishje të qetësisë publike”, arrestohet një protestues dhe procedohen 14 të tjerë

10:08 - 10/09/26
Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com