GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Rama i jep oligarkut Bashkim Ulaj termocentral me koncesion 49 vjet në Rroskovec

20:07 - 18/12/24
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Rama i jep oligarkut Bashkim Ulaj termocentral me koncesion 49 vjet në Rroskovec
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria ka miratuar ndërtimin e një termocentrali të ri me kapacitet të instaluar prej 170 MW në Roskovec, Qarku Fier. Ky projekt do të realizohet nga shoqëria greko-shqiptare “Fier Thermoelectric” sh.a e cila aksionerë ka kompaninë greke DEPA COMMERCIAL S.A. 35% dhe kompaninë tjetër greke GEK TERNA Holdings 35% ndërkohë që GENER 2 zotëron 30% të aksioneve.

Gener 2, pronë e biznesmenit Bashkim Ulaj, që pa mbaruar një koncesion merr tjetrin nga qeveria Rama. Përveç kësaj, Ulaj është gjithashtu pronar i një kanali televiziv. Vendimi është firmosur me autorizim të Edi Ramës nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave: Afati për ndërtimin dhe vënien në operim të termocentralit është 36 muaj nga hyrja në fuqi e vendimi. Termocentrali do të operojë për një periudhë 49-vjeçare.

Shoqëria “Fier Thermoelectric” sh.a. do të raportojë çdo tre muaj për progresin e punimeve dhe do të respektojë të gjitha kushtet e përcaktuara në lejet dhe licencat mjedisore.

Përveç detyrimeve teknike dhe raportimeve periodike, shoqëria do të dorëzojë një garanci kontrate prej të paktën 5% të vlerës së investimit përpara nënshkrimit të marrëveshjes me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Gjithashtu, ajo do t’i transferojë ministrisë 2% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike t’i japë falas si royalty, ose ekuivalentin e saj në vlerë monetare.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore do të ushtrojnë mbikëqyrje të vazhdueshme mbi realizimin dhe funksionimin e projektit. Më poshtë jepet përmbajtja e dokumentit:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E NDËRTIMIT TË TERMOCENTRALIT  DHE VEPRAVE NDIHMËSE, I CILI NUK ËSHTË OBJEKT KONCESIONI, ME VENDNDODHJE NË ROSKOVEC, QARKU FIER, NGA SHOQËRIA “FIER THERMOELECTRIC”, SH.A.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 49, të ligjit nr.43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Miratimin e ndërtimit të termocentralit dhe veprave ndihmëse, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, me vendndodhje në Roskovec, Qarku Fier, nga shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., me elementet, si më poshtë vijon:
  2. a) Emri i aplikuesit: Shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a.;
  3. b) Numri i identifikimit personal të zyrës së taksave NIPT/NUIS: M22211019U;
  4. c) Tipi i centralit: Termocentral;

ç)  Kapaciteti i instaluar: 170 MË;

  1. d) Afati i pritshëm i vënies në punë dhe pajisja me leje ndërtimi: Koha për ndërtimin, pajisjen me lejen e ndërtimit dhe vënien në operim të impiantit fotovoltaik do të jetë brenda 36 (tridhjetë e gjashtë) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
  2. dh) Vendndodhja e burimit gjenerues të energjisë: në Roskovec, Qarku Fier;
  3. e) Afati i operimit: 49 (dyzet e nëntë) vjet nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;

ë)  Koordinatat e tokës, sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;

  1. f) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore kanë të drejtë të ushtrojnë mbikëqyrje të përgjithshme, me afate 3-mujore gjatë realizimit, vënies në punë dhe operimit, me synim që të verifikojnë se ecuria e punimeve, cilësia, konformiteti dhe operimi janë në përputhje me programin e përgjithshëm të realizimit dhe dokumentacionin e projektit;
  2. g) Shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., ka detyrimin që:
  3. të paraqesë periodikisht (çdo tre muaj) pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore informacion për ecurinë e ndërtimit të termocentralit;
  4. të respektojë kushtet e cituara në lejet, licencat dhe autorizimet paraprake mjedisore, lëshuar nga institucionet përgjegjëse kombëtare;

iii. të dorëzojë sigurimin e kontratës, në masën jo më pak se 5% të vlerës së investimit, përpara nënshkrimit të kontratës, ndërmjet shoqërisë “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., dhe ministrisë. Në këtë kontratë përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e palëve për realizimin e këtij projekti, penalitetet, në rast mosrealizimi, si dhe çështje të tjera, që lidhen me zbatimin e saj;

  1. t’i japë falas, në formë royalty, ministrisë përgjegjëse për energjinë sasinë e energjisë elektrike, në masën 2 (dy) % të sasisë vjetore të prodhimit të energjisë elektrike ose konvertimin e saj në vlerë monetare. Në rast konvertimi në vlerë monetare, shuma duhet të derdhet tërësisht në buxhetin e shtetit;
  2. të përmbushë kërkesën, sipas rastit, që një pjesë e prodhimit të burimit gjenerues të energjisë t’i shitet furnizuesit publik, sipas legjislacionit në fuqi.
  3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe shoqëria “FIER THERMOELECTRIC”, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU

gijotina.com/

Etiketa: Bashkim UlajKryesore1

Lajme të lidhura

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka
Aktualitet

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

12:50 - 28/04/26
“Jam i pamposhtur!” Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane
Aktualitet

Berisha: Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama

12:34 - 28/04/26
“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve
Aktualitet

Balliu bllokohet në dyert e burgut: Duan të fshehin atë që po i ndodh Ilir Metës dhe kushtet skandaloze

12:13 - 28/04/26
Para
Nesër festa e SPAK, për 5-vjetorin vjen në Tiranë Zv.ndihmës sekretar i SHBA, Kasanof

Nesër festa e SPAK, për 5-vjetorin vjen në Tiranë Zv.ndihmës sekretar i SHBA, Kasanof

Discussion about this post

TË FUNDIT

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka
Aktualitet

U akuzua për korrupsion, GJKKO shpall të pafajshëm ish-shefin e Policisë Rrugore, Roven Zeka

12:50 - 28/04/26

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për çështjen ndaj ish-shefit të policisë rrugore Roven...

Lexo më shumë
“Jam i pamposhtur!” Meta reagon pas shtyrjes së seancës: Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane

Berisha: Gjyqi ndaj Metës riktheu ato të diktatorit Hoxha dhe skulptorit xhelat, Kristaq Rama

12:34 - 28/04/26
“Policëve t’u bëhet testi i drogës”/ Balliu takon protestuesit e arrestuar: U goditëm me shkopa gome dhe spraj kundër arinjve

Balliu bllokohet në dyert e burgut: Duan të fshehin atë që po i ndodh Ilir Metës dhe kushtet skandaloze

12:13 - 28/04/26
Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi

Apeli i Posaçëm konfirmon pafajësinë për ish-gjyqtarin, Shkëlzen Selimi

11:58 - 28/04/26
Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

Opozita bojkoton, shtyhet votimi për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës

11:52 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com