GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama i shpalli investitorë strategjikë, PD: SPAK të hetojë Turjan Hyskon dhe Hekuran Brahimaj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama i shpalli investitorë strategjikë, PD: SPAK të hetojë Turjan Hyskon dhe Hekuran Brahimaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi Turjan Hysko, vëllai i ish-deputetit të PS-së Elio Hysko dhe ish-kryebashkiaku socialist i Vorës, Hekuran Brahimaj, u shpallën investitorë strategjikë, Partia Demokratike i ka kërkuar  SPAK që të hetojë procedurat për dhënien e statusit të investitorit strategjik për dy personat që kanë lidhje me qeverinë.

Sipas PD, Rama i fali Hyskos dhe Brahimajt një sipërfaqe të pasurisë së paluajtshme shtetërore prej 76,950 m2 dhe investimi kap shifrën e 50 milionë eurove.

Zëdhënësja e antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli tha në një deklaratë për shtyp, se SPAK duhet të hetojë procedurën e shpalljes së investitorit strategjik dhe se të zbardhë burimin e të ardhura të ligjshme për implementimin e këtij projekti.

“Partia Demokratike kërkon nga SPAK të hetojë procedurën e ndjekur për këtë investim strategjik i cili do të përfshijë tokë shtetërorë dhe private duke zbardhur dhe burimin e të ardhura të ligjshme për implementimin e këtij projekti”, tha Vangjeli.

Deklarata:

Listës së investitorëve strategjikë të Kryeministrit strategjik Edi Rama i është bashkuar edhe ish nënkryetari socialist i bashkisë Vorë Hekuran Brahimaj.
Edhe pse me një ritëm jo shumë të suksesshëm në biznes duke pasur parasysh se nga 7 biznese të regjistruara në dhe pas vitit 2021, 5 prej tyre janë në likuidim e sipër, ky fakt nuk e pengoi Edi Ramën i cili ka plane të tjera të ndryshme nga zbatimi i ligjit që të miratonte statusin e veçantë të investitorit strategjik për eksponentin e Partisë Socialiste.
Në këtë investim strategjik ish-nënkryetarit socialist të bashkisë Vorë, do ti bashkohet edhe një tjetër personazh i radhëve të rilindjes.
Ai është Turjan Hysko, vëllai i ish-deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Elio Hyskos.
Kështu, me anë të Vendimit të komitetit strategjik nr. 9, datë 23 Korrik 2024, Edi Rama miratoi në parim masa mbështetëse për vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK.2518, e zërit kadastral ‘ullishte’ dhe ‘pemtore’.
Investimi parashikohet me vlerë 50 milion euro.
Projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi ‘private’ të subjekteve aplikuese, gjithashtu një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi ‘shtet’. Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë ende në fazë negociatash me subjekte private.
Theksojmë se veprimet procedurale të Ministrisë së Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Bashkisë Himarë që i duhej me patjetër Edi Ramës pikërisht për këto arsye, si dhe Sekretariatit të Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit (KKTU) do të jenë në vëmendjen tonë.
Partia Demokratike kërkon nga SPAK të hetojë procedurën e ndjekur për këtë investim strategjik i cili do të përfshijë tokë shtetërorë dhe private duke zbardhur dhe burimin e të ardhura të ligjshme për implementimin e këtij projekti.

 

Etiketa: huskoinvestitorKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Para
Qarkullonte me armë zjarri dhe benzinë në automjet, arrestohet 20-vjeçari (Emri)

Qarkullonte me armë zjarri dhe benzinë në automjet, arrestohet 20-vjeçari (Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com