GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama i thotë kryeministrit grek “qirje”, reagon OMONIA: Fyeve, do marrësh përgjigjen që meriton

19:56 - 20/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama i thotë kryeministrit grek “qirje”, reagon OMONIA: Fyeve, do marrësh përgjigjen që meriton
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas një video të bërë nga kryeministri Edi Rama një ditë më parë në Devoll. Rama videon do t’ia dërgonte homologut të tij grek Kyriakos Mitsotakis. Në video, Rama me nota humori i drejtohet kryeministrit grek ‘qirje Kyriakos’, që në greqisht do të thotë zoti Kyriakos.

“Unë greqisht nuk di, por di këto kala. Do bëjmë një video selfie që do ia çojmë qirje Kyriakos në Athinë, por do e bëjmë me kryetrarin e bashkisë se unë s’di ta bëj këtë”, tha Rama.

Pas kësaj video të kryeministrit Rama, OMONIA ka reaguar ashpër duke dënuar fjalët e kryeministrit. OMONIA shprehet se ajo që bëri Rama janë lojëra fjlaësh me nënkuptime negative dhe janë përdorur sipas tyre me qëllim që të ofendojë kryeministrin Mitsotakis, ndërsa ishte në prani të minoritetit grek. OMONIA shkruan se do i japin kryeministrit Rama përgjigjen që meriton.

“Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish! Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e plotë e OMONIAS:

Kryeministri i Shqipërisë duke shndërruar në thelb në shesh xhirimi të veprës së tij sureale, me një akt dhe një aktor (one shoë men), duke pasur spektatorë të pavullnetshëm dhe jo-interaktivë, të cilët i kishin përzgjedhur me kujdes shërbëtorët oborrtarë, shumë larg pulsit real të Minoritetit Etnik Grek, ligjëroi dje në Derviçian për çmimin e druve të zjarrit!!! Natyrisht ishte koshient për ambientin shoqëror ku ndodhej. Dhe aty ishte vendi përshtatshëm të përgjigjej për sa është kryes në kuptimin juridik të fjalës dhe për sa nuk ka kryer duke krijuar vakuum dhe precedent historik negativ përsa i përket të drejtave dhe gjendjes së komunitetit Helenik autokton.

Zgjodhi praktikën e njohur që thotë se liderë arrogantë dhe regjime autokratike venë themelet e politikës së tyre mbi bazën e represionit dhe manipulimit të minoriteteve etnike dhe pikërisht në atë pikë edhe mbyllin ciklin e tyre politik. Në këtë obskurantizëm të thellë të ditëve të fundit ndodhet Rama dhe bashkë me të klika edhe e lakejve të caktuar të regjimit, me origjinë Helenike. Është e lehtë demagogjia e “liderit” mbi çështje të subvencioneve prej 200 Euro në vit për bujqit dhe blegtorë.

Por ama shumë e vështirë t’u përgjigjet Raportit denoncues të Komisionit BE për situatën politike në Shqipëri të krijuar me përgjegjësi të Qeverisë së z. Rama. Shumë më e vështirë ndërkaq relacioneve respektive të Këshillit të Europës për Minoritetin Etnik Grek dhe gjendjen që ajo përjeton si rezultat i ndrydhjes që ushtron pushteti dhe regjimi i Ramës. Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të,  nëse kujton se përcolli për gjumë Helenizmin. Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen Kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish! Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë! Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton.

Etiketa: kryeministri grek fyeseKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE
Aktualitet

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK
Aktualitet

Gjyqi në Hagë, Kuvendi i Shqipërisë miraton deklaratën për pafajësinë e ish-liderëve të UÇK

14:36 - 12/02/26
15 parti në një front të përbashkët, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt
Aktualitet

15 parti në një front të përbashkët, Hasimja: Qeveri tranzitore dhe protestë kombëtare më 20 shkurt

14:15 - 12/02/26
Para
Në kërkim për keqtrajtim të miturish, prangoset 52 vjeçari nga Fieri

Arrestohen 700 persona brenda ditës në Turqi, ndihmonin njeri-tjetrin me para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët
Aktualitet

Sulmuan me armë policinë në Morinë/ GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët

16:58 - 12/02/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar 5 sirianët dhe 2 algjerianët të cilët më 25 maj 2023, hapën zjarr ndaj policisë...

Lexo më shumë
Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT

Rokada, pas largimit nga Prefektura, Afrim Qendro emërohet kreu i ri i IKMT

16:45 - 12/02/26
Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

Grabitja e bankës në Tiranë, këta janë dy efektivët e policisë që arrestuan autorin në flagrancë

16:21 - 12/02/26
“Armiq të shtetit”: Kritikat e Ramës ndaj gjyqtarëve ngjallin shqetësime në Shqipëri dhe BE

“Pavarësi e papërgjegjshme”, Rama: Ka 92 raste ku llumi i pastruar nga vetingu janë trajtuar si viktima

15:23 - 12/02/26
Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

Çfarë po ndodh? Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian

15:03 - 12/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com