GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama ia jep privatit edhe dhënien e shtetësisë shqiptare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama ia jep privatit edhe dhënien e shtetësisë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që të japë me koncension edhe dhënien e nënshtetësisë shqiptare. Vendimi i Këshillit të Ministrave mban datën 29 korrik dhe hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Fletoren Zyrtare. Propozimi për këtë vendim të paprecedente është bërë nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe është miratuar nga Kryeministri Edi Rama.

Në pikën numër 1 thuhet shprehimisht që qeveria vendosi “zbatimin e procedurave të koncesionit/partneritet publik privat në sektorin e programeve të shtetësisë”. Për zbatimin e këtij vendimi është ngarkuar Ministria e Brendshme. Deri më tani, dhënia e shtetësisë shqiptare, ishte një proces i gjatë, ku përfshihen disa institucione, madje edhe ato të sigurisë, ndërsa gjithçka merrte formë me një dekret që mbante firmën e Presidentit të Republikës.

Procesi përfshin një seri hallkash, siç shihet në dokumentin e emërtuar “aplikim për shtetësinë shqiptare” të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe veç të tjerash parashikonte verifikim rigoroz të këtyre aplikimeve nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe institucioni i Presidencës. Por, vendimi i firmosur nga Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar procesin e ndjekur deri tani dhe ky shërbim tashmë kalon me koncesion. Në vendimin e 29 korrikut nuk jepen detaje se si mund të aplikohet, apo se si do të veprohet me këtë proces mjaft delikat.

Me rregullat e vjetra, shteti shqiptar për çdo aplikim arkëtonte vetëm 30 euro dhe nuk dihet se sa mund të përfitojë koncesionari nga ky proces. Edi Rama kohë më parë ka hedhur idenë e përfitimit të shtetësisë shqiptare, kundrejt investimit që mund të bënte në Shqipëri personi i interesuar. Kjo solli reagime në atë kohë edhe nga organizma ndërkombëtare, çka duket se detyroi kryeministrin të tërhiqej. Por, siç duket ishte një tërheqje e përkohshme, përderisa ai tashme ka vendosur të japë me koncesion procedurën e dhënies së shtetësisë.

Kalimi i procesit të dhënies së shtetësisë shqiptare në duart e ndonjë kompanie private ngre pikëpyetje të forta edhe për aspekte që lidhen me sigurinë kombëtare, pasi dhënia me koncesion e këtij shërbimi do çojë në anashkalim të filtrave të domosdoshëm shtetërore për verifikimin e personave të huaj që aplikojnë për shtetësi shqiptare.

 

Etiketa: Edi Ramaprivatishqiptarështetesia

Lajme të lidhura

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin
Aktualitet

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26
Para
Pamje tronditëse/ Makina merr përpara turmën e njerëzve, 3 viktima (VIDEO)

Pamje tronditëse/ Makina merr përpara turmën e njerëzve, 3 viktima (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor
Aktualitet

Ashpërsohen ndëshkimet për shoferët që shkelin rregullat, hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin Rrugor

18:23 - 06/08/26

Kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, duke sjellë një ashpërsim të masave për shkelësit. Ndryshimet kryesore...

Lexo më shumë
Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

Durrës/ Punëtorit të ndërtimit i bie të fikët, 40-vjeçari ndërron jetë pasi u transportua në spital

18:11 - 06/08/26
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, flakët afrohen drejt fshatit Drenije

16:44 - 06/08/26
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

16:35 - 06/08/26
KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

KLP zgjedh drejtuesin e ri të Prokurorisë së Durrësit

16:26 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com