GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama: Idenë e amnistisë e kisha që vitin e parë të qeverisjes, por tani i erdhi koha

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Idenë e amnistisë e kisha që vitin e parë të qeverisjes, por tani i erdhi koha
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama në konsultimin që po zhvillohet sot për projektligjin e amnistisë fiskale, iu është përgjigjur kritikëve lidhur me këtë nismë të qeverisë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se iu kujton të gjithë partnerëve ndërkombëtarë që bota është në luftë dhe Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Ai theksoi se ideja e amnistisë është një ide shumë e vjetër në Shqipëri, ndërsa nënvizoi se sot vendi ynë ka një sërë strukturash që me efikasitet mund të realizojnë implementimin.

“Dua t’ju kujtoj të gjithëve, madje partnerëve tanë shumë të çmuar ndërkombëtarë që bota është në luftë. Shqipëria është pjesë e kësaj lufte dhe ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipëria ka marrë një vendim me një kosto shumë të lartë. Një kosto e cila nëse lufta zgjat përtej një limit të caktuar, mund të bëhet tërësisht e papërballueshme. Ky vendim është që fatura e energjisë e cila sot në tregun ndërkombëtar po i afrohet 500 Eurove për megavat nga 50-60 që ishte përpara luftës ose më saktë përpara kësaj krizës, të mos reflektohet në faturën e energjisë së familjeve dhe të biznesit të vogël. Nga dalin këto para? Ndërkohë që jemi shumë të vetëdijshëm që paketa jonë e parë e mbështetjes për ata më të prekurit nga inflacioni nuk ka zgjidhur të gjithë hallin. Një hall që vazhdon ndërkohë që paketa ka përfunduar. Dua t’ju kujtoj që ideja e amnistisë është një ide shumë e vjetër në Shqipëri. Asnjëherë nuk është materializuar nga një presion i caktuar i brendshëm dhe i jashtëm që besoj se ka pasur arsye që sot nuk ekzistojnë më. Shqipëria në atë kohë kur janë provuar amnistitë e tjera nuk kanë qenë të strukturuara siç është sot. Sot Shqipëria ka në vend një sërë strukturash që me efikasitet mund të realizojnë implementimin. Ne nuk e kemi menduar sot amnistinë. Amnistinë e kemi menduar që ditën e parë që kemi ardhur në qeveri, por nuk e kemi propozuar sepse kemi qenë të vetëdijshëm që ishte një ide që nuk i kishte ardhur koha, siç nuk i kishte ardhur koha edhe ligjit për kanabisin mjekësor. Propozimin e parë e kemi bërë pasi na ra një gjëmë e madhe ne kokë siç ishte tërmeti. Qeveritë kur angazhohen për amnistinë, angazhohen në funksion të thithjes së parë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza, në të bardhë. Nuk i bëjnë kot”, u shpreh Rama.

Etiketa: qeverisjeRama

Lajme të lidhura

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë
Aktualitet

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

09:57 - 13/07/26
Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore
Aktualitet

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26
“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Para
Përdhunoi 29-vjeçaren, arrestohet i riu në Sarandë, një tjetër në pranga pasi dhunoi nënën e tij

Përdhunoi vajzën e mitur, dënohet me 15 vite burg "babai monstër"

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë
Aktualitet

‘Der Standard’: Rama ka rikthyer hijet e diktaturës në Shqipëri, autoritarizmi po zëvendëson demokracinë

09:57 - 13/07/26

Der Standard Patroni jo vetëm që kontrollon punët e vendit, por edhe ato të kryeqytetit, Tiranës. Meqenëse kryetari i bashkisë,...

Lexo më shumë
Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

Kuvendi rrethohet me gardh metalik, deputetët e PS futen nga hyrja anësore

09:51 - 13/07/26
Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

Papa Leo XIV reagon për tensionet SHBA-Iran: Erërat e luftës mbjellin vetëm dhunë dhe vdekje

09:33 - 13/07/26
FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

FIFA i beson Iván Barton-it gjysmëfinalen Francë–Spanjë, arbitrit që vendosi në histori ‘Ligjin Vinicius’

09:06 - 13/07/26
Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë

Aksident i rëndë në autostradën Lushnjë–Rrogozhinë, një e moshuar përplaset nga një fuoristradë

08:26 - 13/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com