GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama: Informacioni i dhënë në akt-akuzë është i vërtetë

11:30 - 02/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama: Informacioni i dhënë në akt-akuzë është i vërtetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama e ka nisur përgjigjen e tij për opozitën në Kuvend, duke sqaruar pse përmendet 14 herë në aktakuzën e FBI.

Rama tha se 14 herët kur është përmendur janë të sakta, por në këto episode nuk ka asnjë krim apo kompromentim. Rama tha se informacioni i dhënë në akt-akuzë është i saktë, por ajo që thotë opozita nuk është e saktë.

Pjesë nga fjalimi i Ramës:

Tani po rikthehem tek personi A.B.C. Përsëritet e përsëritet që kryeministri Rama është përmendur 14 herë në dosje, sikur po flitej për 14 akuza. Por çfarë thuhej.

Personi B ishte këshilltar jozyrtar i kryeministrit të Shqipërisë. E vërtetë, Dorian Duçka, ka qenë këshilltari im në atë kohë.

Hera e dytë, më 9 shtator Personi B takoi McGonigalin me Kryeministrin Rama. Shumë e saktë, është fakt. Pyetja është ku është krimi apo kompromentimi në kë fakt.

Hera e tretë. McGonigal paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të kishte kujdes nga lidhur me shoqëritë ruse.

Ky është fakt, ish-shefi i kundërinteligjencës në Nju Jork më ka thënë që të jemi të kujdeshëm lidhur me shoqëritë ruse. Ku është kompromentimi apo krimi?

Hera e katërt. Edhe kjo është shumë e saktë, por çfarë krimi është dhënia apo marrja e dhuratave simbolike që shkëmbehen rëndom kur bëhe vizita. Në rastin konrekt, kur vizitova zyrtar e FBI-së më dhuroi një kapele. E ka edhe sot tek zyra ime

Shefi i inteligjencës më tha të kisha kujdes nga kompanitë ruse që mund të përfshiheshin nga persona të tjerë. Edhe kjo është shumë e saktë. Por çfarë krimi është ky kur kur bëhen vizita bëhen shkëmbime dhuratash? Ai më dhuroi një kapele, e kam në zyrë. Hera e pestë. Po lexoj aktakuzën. Të gjitha ato që thuhen atje janë të sakta, kjo nuk diskutohet.

Pas takimit të shtatorit, kemi pasur një marrëdhënie me shefin e FBI. Ku është krimi? Kompromentimi? Hera e gjashtë. U takua me kryeministrin shqiptar. Pyetja mbetet, krimi dhe kompromentimi ku janë këtu? AKtakuza nuk flet për asnjë bisedë, aktakuza thotë këto që po lexoj unë. Hera e shtatë, pika 34, faqja 8. McGonigal u takua me mua në 20 nëntor, ku është krimi dhe kompromentimi? Hera e 8, në nëntor. E vërteta është se shefi i FBI nuk ma ka thënë kurrë as unë nuk ia kam kërkuar, jo se më ka ardhur zor, por se e di mirë kufirin etik mes pozicionit të kryeministrit dhe zyrtarit të lartë. Ku është krimi dhe kompromentimi?

Këtu ushqehet një narrativë luçinante dhe qesharake mbi mënyrën si veprojnë shtetet. Sipas tyre, DASH është një byrektore që brumin e merr unë, okllain nga Carli, drutë nga personi A, tavën nga personi B nga Skrapari. Letrën e byrekut ia çon kimetja, edhe më pas byreku del në pazarin e Tiranës. O zot ta mendosh që këta kanë qeverisur Shqipërinë. Si mund të mendojë qeverinë më të fuqishme të botës si byrektoret e Lanës që ndërtuan shoferët e këtyre. Ku hyje në byrektore dhe firmosje letra falso.

Etiketa: fjalimKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje
Breaking Views

Ish-ministri socialist, Arben Malaj: Vendi u përmbyt, Rama iku tri ditë për të marrë një medalje

22:03 - 19/01/26
Berisha në protestë para një grushti mbështetësish: Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë
Breaking Views

Berisha në protestë para një grushti mbështetësish: Më 24 janar bota do të mësojë fuqinë tonë

19:27 - 19/01/26
“Dorëzoni Belindën”, Arlind Qori, protestë para Kuvendit: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja
Lajme

“Dorëzoni Belindën”, Arlind Qori, protestë para Kuvendit: Të bashkohemi për t’i përzënë zuzarët nga qeverisja

19:07 - 19/01/26
Para
Klubi i futbollit në Kosovë paralajmërohet nga FIFA

Klubi i futbollit në Kosovë paralajmërohet nga FIFA

Discussion about this post

TË FUNDIT

Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë (Emri)
Aktualitet

Në burg për vrasje, ndërron jetë në QSUT i dënuari i sigurisë së lartë (Emri)

08:43 - 20/01/26

Sot, rreth orës 04:35, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  ka ndërruar jetë i dënuari i sigurisë së lartë Mihal...

Lexo më shumë
Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

Organizonin baste sportive të paligjshme, masa sigurie për 6 inspektorë të policisë

08:30 - 20/01/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Sherr mes dy drejtuesve të mjeteve në aksin Mamurras-Krujë, humb jetën njëri prej tyre

08:20 - 20/01/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 20 Janar, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:05 - 20/01/26
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Horoskopi për ditën e sotme, 20 Janar 2026

07:46 - 20/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com