GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama intervistë për ‘France 24’, flet për integrimin në BE dhe vaksinimin anti-Covid

10:12 - 20/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama intervistë për ‘France 24’, flet për integrimin në BE dhe vaksinimin anti-Covid
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë mbrëmjen e djeshme në “France 24”, një nga televizionet më të mëdha në Francë. Kryeministri shqiptar ka folur për integrimin dhe pandeminë si dy nga çështjet kryesore ku është fokusuar qeveria shqiptare. “Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë: “Korrupsioni i hap vendin sundimit të ligjit në Shqipëri“,-është titulli i emisionit ku ishte i ftuar Rama.

“Shqipëria shpreson për hapjen zyrtare në fund të qershorit, të negociatave të pranimit të vendit të saj në Bashkimin Evropian, të cilat janë bllokuar për disa vjet. Kryeministri shqiptar Edi Rama mbetet i kujdesshëm, edhe pse mendon se vendi i tij duhet “normalisht” të marrë dritën jeshile nga Brukseli. Rama, një frankofon beson se Shqipëria është përfshirë në një “betejë” për të reformuar sistemin e saj gjyqësor përballë korrupsionit, një shenjë që ai thotë për ardhjen e një “demokracie funksionale”,-i referohet France 24, intervistës me Ramën, në prezantimin në faqen web. 

Intervista e kryeministrit ishte përballë gazetares Caroline de Camaret:

Kriza Covid. Kryeministri Edi Rama foli për vaksinimin e popullsisë dhe hapjen graduale. Rama e shfrytëzoi daljen në televizionin francez për të deklaruar se Shqipëria ofron pushim pa masa anticovid dhe pa detyrim të sforcuar për të ruajtur masat anti-covid.

“Shqiptarët është një pjesë shumë e madhe e popullsisë që jeton jashtë dhe hapja e kufijve nga BE është një lajm shumë i rëndësishëm. Kemi bërë një punë që është serioze dhe me rezultate që janë vlerësuar nga e gjithë bota. E gjithë Shqipëria është në krye të listës evropiane për vaksinimin masiv dhe me shifra optimale për infektimet dhe fatalitetet.

Kur unë flas për vaksinimin masiv dhe kur flas për ritmin e vaksinimit, unë mendoj për statistikat evropiane, ku Shqipëria është ndër vendet e para. Pasi kur erdhi ditën e shkuar shifra prej 862 mijë dhe për një vend me popullsi të tillë. Për Evropën do të thoja që është e trishtë, sepse të gjitha vendet e Ballkanit duhet të kishin akses në shpërndarje. Ne jetojmë me Evropën, ne jemi të rrethuar nga kufijtë evropianë, të shikosh që të tjerët po vaksinohen dhe të mos kesh një perspektivë është vërtetë shumë. Unë personalisht kam bërë Pfizer, por në vend i kemi të katërta vaksinat. Ne kemi Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik. Ne kemi një sukses sipas statistikave që jemi me nivelin e riskut 1. Në Shqipëri mund të hysh mund të dalësh, pa test pa asgjë. Maskat që prej javës së shkuar nuk janë të detyrueshme, kemi ende një vendim për mbajtjen e maskave brenda, por nuk ka probleme me vendosjen e masave që detyrojnë qytetarët.”-tha Rama. 

Kryeministri Edi Rama foli gjithashtu për çështjen e negociatave ku edhe pse tha se pret një vendim pozitiv, u shpreh se nga Brukseli nuk surprizohet.

“Duhet thënë që para pandemisë ishte vendosur që negociatat do të hapeshin. Më pas u mor vendimi për të shtyrë konferencën. Unë tashmë pres dhe nuk më surprizon asgjë në Bruksel, sepse ka çdo ditë dinamika të brendshme, ka çdo ditë një histori që është e vështirë. Sigurisht që ne duam të shohim çfarë do të bëhet. Por tanimë kemi një problem me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe do të shohim nëse problemi do të zgjidhet.”-tha Rama. 

Etiketa: Edi RamaFrance 24IntegrimiVaksnimi

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
“Femna jote m’ka fiksim”/ Sherri mes Noizyt dhe Meriton Mjekiqit vazhdon

“Femna jote m’ka fiksim”/ Sherri mes Noizyt dhe Meriton Mjekiqit vazhdon

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com