Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi një video të Lulzim Bashës të publikuar një ditë më parë në rrjete sociale.
Basha në videon drejtuar Ramës, thoshte se këtë herë do fitonte, deklaratë, së cilës kreu i qeverisë i është përgjigjur me ironi se tashmë ndjehet vërtetë i trembur.
Rama: Duke shkuar rrugës për Fier dhe më vjen kjo video nga Luli: “O Rame kishe pyt për mua ee?” Po mor Lul si mos pyes për ty, na thave sytë mor zotni. Po si thanë vdiq Luli, vetëm unë nuk e besova se e di që ti je pavdekshëm. Stres zero, gjumi, top, 7 herë 7 po 42 e se luan topi. Ku ka mor vdekje që të afrohet ty, vetëm kur dole the jam gjallë, thashë mos po rren tashi…I ndeze motorët aa…i madh je, po shyqyr mor Lul dhe bravo euroatlantikëve që s’të kanë lënë vetëm se misioni yt për të me larguar mua duhet të vazhdojë, plus që kush vjen me ty fiton, edhe kur humb fiton. Prandaj forca. Po ktu ku më ke lënë Lul, sipër çadrës tate, e ça kohe ishte, ti poshtë meje duke kënduar himnin kombëtar dhe unë që punoja lart me zërin tënd në sfond. Pastaj marrëveshja për të dalë krah për krahë nga çadra me ballin lart, flokët si gjithmonë pikë dhe me atë xhepin tënd plot mesazhe ….
Basha: Po ku je mo Ramë, dil nga bodrumi pse ke frikë?
Rama: Po normal or Lul jam tremb se ti do fitosh prapë mor burrë. Hallal se e meriton, vetëm bëhu i gjallë mor burrë, hajde vëllai forca demokratëve euroatlantikë, u erdhi dita, Rama ik!
Discussion about this post