GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama ka dy fjalë për BE: Nëse do ketë dasmë, do ikim me rrobat e rastit

10:59 - 08/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama ka dy fjalë për BE: Nëse do ketë dasmë, do ikim me rrobat e rastit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar Bashkimin Europian gjatë fjalës së tij në samitin e “Open Balkan” që po mbahet në Ohër. Rama tha se Shqipëria nuk do bëhet gati për dasmë, por do shkojë me rrobat e rastit, duke iu referuar mbledhjes së ardhshme të Këshillit Europian për hapjen e negociatave.

Rama tha se Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja, dhe iu drejtua me këshilla dhe liderëve të Maqedonisë së Veriut duke thënë se BE nuk do t’i hapë negociatat dhe se duhet të qetësohen.

“Dy fjalë për BE-në për dasmën e radhës, se sa herë afron ky Këshilli Evropian është njësoj si të bëhemi gati për dasmë. Unë e kam thënë dhe më parë, Shqipëria nuk do përgatitet më për dasmë, do vishet me rroba të rastit. Në pritje të krushqve se nuk vjen dhëndri në derë. Ballkani i Hapur është burrë, Europa e Bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne se po të ishim nusja nuk do ngelnim në derë. Ne e kemi shumë të qartë rrugën tonë. Ne do ta ndërtojmë Europën këtu. Do ndërtojmë sistemet tona të funksionimit, të shtetit, të ekonomisë, të gjitha dhe prandaj kur ata të duan dasmën do jemi gati. Ndaj u themi miqve të Maqedonisë së Veriut të mos ta marrin me stres.  Dhe Bullgaria burrë është, një burrë me problem. Ne shqiptarët jemi në rregull, nëse na duan gati na kanë. Nëse nuk na duan prapë këtu jemi. I dashur Dimitër, është koha t’i jepni fund këtij stresit, na duan-s’na duan. E rëndësishme t’i bëjmë këtu gjërat”, deklaroi Rama.

Etiketa: BERama

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Motra e saj në “BBV 2”? Sarah zbulon të vërtetën e lidhjes së saj me Kledi Hysën

Motra e saj në “BBV 2”? Sarah zbulon të vërtetën e lidhjes së saj me Kledi Hysën

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

Gjatë një takimi me përfaqësues të Departamentit të Infrastrukturës në PD, Berisha tha se në Shqipëri, ka mbi 10 vite...

Lexo më shumë
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com