GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Rama ka radhën…”, Ivi Kaso: Në BE janë pezulluar e shkarkuar ministra nën hetim

19:05 - 01/12/25
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rama ka radhën…”, Ivi Kaso: Në BE janë pezulluar e shkarkuar ministra nën hetim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, mbajti një fjalim të ashpër gjatë protestës së sotme të opozitës përpara Kryeministrisë, ku akuzoi qeverinë Rama për kapje të shtetit, keqqeverisje dhe mbrojtje të korrupsionit në nivelet më të larta.

Kaso e nisi fjalën e tij duke sjellë në kujtesë deklaratën historike të presidentit amerikan Ronald Reagan, i cili më 1981 tha se “qeveria nuk është zgjidhja, por problemi”. Sipas tij, kjo thënie sot vlen edhe më shumë për Shqipërinë.

“Qeveria sot është halli më i madh i shqiptarëve. Nuk kemi një qeveri të popullit, prej popullit, për popullin, por një bandë kaçakësh që ndjekin urdhrat e kryekaçakut,” deklaroi ai, duke akuzuar kryeministrin se është duke varfëruar vendin dhe larguar qytetarët drejt emigracionit.

Duke iu referuar debatit për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut, deputeti demokrat theksoi se Rama po mashtron publikun kur thotë se ministrat nuk mund të pezullohen nga drejtësia. Ai solli shembuj nga vendet europiane, ku ministra janë pezulluar ose shkarkuar kur kanë qenë nën hetim.

“Në Rumani u pezulluan tre ministra për korrupsion. Në Itali ish-ministrja e bujqësisë u pezullua. Në Francë, dy ministra u shkarkuan në periudha të ndryshme. Kjo është e vërteta,” u shpreh Kaso.

Ai akuzoi kryeministrin Rama se duke refuzuar shkarkimin e Ballukut, në fakt po mbron vetëm veten.

“Rama e di se me arrestimin e Ballukut, më pas është radha e tij. Rama është shefi i atyre që janë nën hetim apo pas hekurave. Ose i di dhe është i korruptuar, ose nuk i di dhe është i mangët nga mendtë e kokës – në të dyja rastet duhet të ikë,” tha ai.

Kaso theksoi se Komisioni i Venecias ka një qëndrim të qartë: askush nuk është mbi ligjin, sidomos kur bëhet fjalë për vepra të rënda penale si korrupsioni. “Rama po mbron veten sepse i di pasojat. Ky njeri duhet të përgjigjet për shumë krime të tjera,” u shpreh deputeti.

Në fund të fjalimit, ai përmendi disa skandale që sipas tij lidhen direkt me kryeministrin, përfshirë tenderat e dyshimtë dhe pastrimin e parave.

“Rama duhet të përgjigjet për tenderat, për paratë që pastrohen me firmën e tij, për skandalin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë që ka kushtuar 260 milionë euro dhe u shemb nga shiu i parë,” përfundoi Kaso.

gijotina.com/

Etiketa: Ivi Kaso

Lajme të lidhura

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26
Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë
Lajme

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë
Aktualitet

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
Para
Grupi i Salianjit në terren: Dëgjesat me qytetarët nisin nga Durrësi

Grupi i Salianjit në terren: Dëgjesat me qytetarët nisin nga Durrësi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm/ Anulohet nisja e tragetit Vlorë–Brindisi, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

23:15 - 25/03/26

Shqipëria do të përballet me kushte të paqëndrueshme të motit ditën e nesërme, me reshje mesatare deri lokalisht intensive në...

Lexo më shumë
Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

Evi Kokalari: Kryetari ‘në hije’ i PD është Shkëlzeni, nëse bëhem kryeministre do t’ia ngrij pasuritë

21:38 - 25/03/26
Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

Posta Shqiptare nën sulm kibernetik, “Homeland Justice” del me deklaratë

21:00 - 25/03/26
“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

“Trump gati të godasë më fort se kurrë”, Shtëpia e Bardhë paralajmëron Iranin

20:14 - 25/03/26
“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

“Euforia mund të dëmtojë Poloninë”, Shehu: Le të kurorëzojmë këtë moment të mirë të Kombëtares

19:56 - 25/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com