Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në takimin që po mbahet me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai iu drejtua ambasadorëve të huaj në vendin tonë, duke thënë se nuk i këshillon që të komentojnë vendimet e gjykatës.
“Jemi këtu, para pushteti gjyqësor pa harruar dhe veshët e sytë e diplomatëve të huaj që kur vjen tek drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj dhe ndjejnë se e ndajnë me publikun gëzimin dhe hidhërimin për vendimet e gjykatave. Për mua është hiç e këshillueshme dhe me pas jo e imitueshme. Një fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen pulbikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi joshës do mundohem ti shmangem në kufijtë e të mundurës. Sot kremtohet 30-vjetorit i Gjykatës Kushtetuese”, deklaroi kreu i qeverisë.
Discussion about this post