GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama kapet me Berishën: Rrenacaku më i madh, ja si po i shërben Putinit

16:06 - 29/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama kapet me Berishën: Rrenacaku më i madh, ja si po i shërben Putinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria nuk lejon pasurimin e disa personave dhe të lërë pensionistët të varfër. Ndër të tjera, nën shënjestrën e kreut të qeverisë, ishte dhe opozita, për të cilën tha se në kohën që ishte në pushtet i falën 4 hidrocentrale një oligarku. Rama shtoi se ka një plan të mirëfilltë për të gjunjëzuar Perëndimin nga ana e presidentit rus Vladimir Putin dhe sipas tij Berisha po punon për këtë plan në Shqipëri.

Komentet Rama i bëri gjatë një takimi në Peshkopi, ku shtoi se Berisha i ka ngulur thokën pas shpine edhe Hashim Thaçit, në kuadër të planit rus të sipërpërmendur.

“Ndërkohë që pjesës tjetër iu futet uji në shtëpi. Ne nuk mund të lëmë pensionistët dhe të varfërit e të shohim si këta të pasurit bëjnë fitime marramendëse. Kështu që ne do ua marrim një pjesë të fitimeve të pasurve e do u’a kthejmë të varfërve. Një hienë “non grata” dhe një hienë spiune vetëm këtu te ne i gjen është hall i madh. Presidentja e KE e sqaroi ditën e djeshme që taksa ndaj këtyre njerëzve të pasur është shumë normale, që po zbatohet edhe në BE. Njëri prej këtyre prodhuesve të mëdhenj të energjisë po fiton shuma marramendëse falë hienës Sali Berisha kur ishte në pushtet. I fali 4 HECE. Duhet tani të dëgjojnë shqiptarët Shqipëria në rrezik dhe hajdeni pas hienave e të shpëtojmë vendin. Doli edhe SHBA e tha larg hienave. Kjo luftë nuk është diçka që mund ta diskutojmë ka luftë apo nuk ka luftë. Vetëm hienat e dikutojnë sepse janë të zhytur në thesin e rublave. Tani që doli në raportin e CIA-s që ishin paratë ruse tani thonë që nuk dinim gjë ne sepse i merrte Luli.

Që Luli merrte këtë e dimë po që të merrte pa leje as që bëhet fjalë. Edhe thika në shpinë për Hashim Thaçin dihet. Pse donin rusët që të rrëzonin qeverinë tonë duke paguar me gjysmë milioni dollarë PD-në. Asambleja e Këshillit të Europës me anë të përfaqësuesve të PD-së në atë këshill ka çuar një aktakuza për trafikim organesh për krerët e UÇK-së. Dhe vazhdon historia e rublave. Dhe këta thonë s’ka luftë, thonë që këtu është qeveria që duhet rrëzuar. Ukraina është sebepi, pasi Putini nuk e ka me Ukrainën. Qëllimi është gjunjëzimi i gjithë Perëndimit. Ndryshimi i të gjithë ekuilibrave në botë. Si do ta gjunjëzoi perëndimin? Bombat i hedh në Ukrainë. 7 milion refugjatë lufte janë nga Ukraina.

Energjinë e përdor si armë kundër Perëndimit duke parë që është burimi kryesor i naftës dhe i gazit për Europën, duke çuar minat e inflacionit. Dhe çohen këta e thonë hajde popull se inflacionin e rrit qeveria, e hajde bëjmë kaos. Është çështja e një plani për të goditur në çdo vend demokratik që është kundër Rusisë. Po t’i dëgjoni me vëmendje me këtë sy është logjike. Nuk është diçka që u ngrit i vdekuri nga varri se ju prek dinjiteti. Si mund të ketë dinjitet rrenacaku më i madh që ka pjellë toka shqiptare. Vetëm dinjitet nuk ka. Është shërbëtor i forcave më jodashamirëse ndaj vendit. Nxjerrin iranianët TIMS-in e udhëtimeve të mia, që është i vërtetë ai, e del hyena e thotë që 22 milion euro kanë kushtuar udhëtimet e tij, po çohuni se Shqipëria është në rrezik. Udhëtimet e mia për t’i bërë reklam kompania vetes dhe Shqipërisë kanë kushtuar më pas se gjysma e udhëtimeve kur ishte kryeministër”, u shpreh Rama.

Etiketa: berishaPutinRama

Lajme të lidhura

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë
Breaking Views

Gara në degët e PD-së në Maliq dhe Kolonjë, rizgjidhen kryetarët aktualë

20:35 - 26/04/26
Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku
KRYESORE

Gara brenda PD, në Kukës zgjidhet Rrahman Demaj, në Has Urim Dauti, në Ndroq Florind Mansaku

20:14 - 26/04/26
Nesër gjyqi për Ilir Metën: Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces
Breaking Views

Nesër gjyqi për Ilir Metën: Të tjera çudira do t’i ndiqni në prces

15:30 - 26/04/26
Para
Sarandë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dalin detajet e para

Sarandë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dalin detajet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam
Breaking Views

Barazim pa gola mes Milanit dhe Juventusit, VAR prish festën e Turam

23:25 - 26/04/26

Është mbyllur në barazim pa gola supersfida e javës së 34-të të Serisë A, mes Milanit dhe Juventusit. Në “San...

Lexo më shumë
Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

Festë e çmendur, futbollisti i Kombëtares shqiptare feston titullin kampion

22:30 - 26/04/26
Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

Bleona Qereti pjesë e darkës së Shtëpisë së Bardhë ku u qëllua me armë, këngëtarja ndan pamje para sulmit!

21:59 - 26/04/26
Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

Egnatia bie në shtëpi, Vora surprizon kampionët/ Juljan Brahja: Nuk kemi hequr dorë nga kampionati

21:50 - 26/04/26
Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

Vrasja e Kreshnik dhe Gentjana Mujecit në Lezhë, avokati dhe i afërmi i çiftit: Nuk ka arsye të ketë qenë hakmarrje

21:41 - 26/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com