GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama komenton opozitën: Asgjë e re nga fronti i çadrës së vjetër

në Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Aksident me vdekje në Yzberisht, makina përplas motorin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Rama ka bërë një reagim të dytë për përgjimet ku përmendet ish-ministri i tij Saimir Tahiri. Sërish nga Facebook-u, Rama zgjedh së pari të shpotisë Bashën e Kryemadhin, që organizuan tryezën e partive politike opozitare, duke iu referuar si “fronti i çadrës së vjetër”. Por në shënimin e Ramës, ndihet njëfarë reflektimi përmes pranimit se mes socialistëve ka edhe drurë të shtrembër.

Kryeministri vijoi të komentojë nga pas Facebook-ut, ku reagoi në lidhje me takimin e partive opozitare, të cilat bashkarisht i kërkuan dorëheqjen për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie antimafia.
“Asgjë e re nga fronti i vjetër, përveç faktit që sot nuk janë më ca në çadër e ca me çadrën, po janë të gjithë brenda në çadër, me po ato maska që as skuqen as zverdhen kur i marrin shqiptarët për budallenj; me po atë paaftësi për të marrë përgjegjësi mbi vete, për katandisjen e institucionit të opozitës në një sharëtore publike; me po atë hipokrizi të skajshme të tërë këtyre viteve, si në pushtet e si në opozitë, ku vazhdojnë me po atë këngë të vjetër, të cilën e dëgjojnë vetëm shurdhët me veshët në rregull!”
Por as ai vetë nuk e kishte ndryshuar këngën që prej kohës i dedikon opozitës.
“Ata s’duan as shtet serioz, as drejtësi të drejtë, as luftë me krimin e me plagët e trashëguara prej pushtetit të tyre të vjetër. Duan vetëm pushtet për vete, në një shtet si ai që na lanë copa e çika katër vjet më parë, me një drejtësi që komandohet prej pushtetit të tyre dhe një ekonomi që rritet vetëm në oborrin e tyre të pushtetit”.
Përsëriti gjithashtu që po bën shtet, ndërsa pa përmendur emra foli për drurë të shtrembër edhe mes socialistëve.
“Nuk jemi aspak të pagabueshëm. Nuk jemi aspak të paprekur nga sëmundjet e një çerekshekulli pa shtet, pa rregulla e norma dhe pa ndëshkueshmëri. Nuk jemi aspak një familje e përsosur, pa probleme e pa drurë të shtrembër në mesin tonë. Por, ndryshe nga këta të Frontit të Çadrës së Vjetër, ne marrim përgjegjēsi për Shqipërinë dhe mbajmë përgjegjësi për çdo gjë që nuk e bëjmë mirë apo që del në dritën e realitetit si problem i yni”.
Dikur e quante Saimir Tahirin ministrin e tij më të mirë, ndërsa sot nuk i përmend as emrin. Por Kryeministri nuk pranon as t’i bëjnë moral nga selitë partiake.
“Është dita të kujtojmë se në 20 vitet e fundit, ka patur plot raste kur politikanë, deputetë e familjarë të tyre janë përfshirë në akuza publike. Disa herë akuzat kanë dalë të vërteta, disa herë jo. Por, ndryshe nga paraardhësi im, nuk mund të jem unë ai që përcakton fajin apo pafajësinë. Kjo është detyrë e sistemit të drejtësisë dhe është drejtësia që duhet të zbardhë deri në fund të vërtetën. Paraardhësi im në qeveri e çoi Shqipërinë buzë greminës vetëm e vetëm për të mbrojtur djalin dhe vajzën e tij. Lideri i sotëm i opozitës përdori një raport mjekësor për të djegur afatet e gjykimit për një akuzë të ngritur nga prokuroria për korrupsion. Por ne nuk jemi të gjithë njësoj. Ne jemi ata që punuam dhe luftuam për Vetingun dhe reformën në drejtësi (Ju kujtohet mirë besoj që të gjithë këta të frontit i kishim kundër e na bënë qepaze në sytē e Amerikës e të Europës!).”
Rama e mbyll postimin në Facebook duke siguruar se do ta çdojë deri në fund luftën kundër rrjeteve kriminale.

 

https://www.youtube.com/watch?v=Ex-lAUUyk8U

Etiketa: BASHAKryemadhiRamatahiri

Lajme të lidhura

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!
Aktualitet

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve
Aktualitet

Bashkia Vlorë, më shumë para për ushqimin e qenve sesa për banesat e të varfërve

15:51 - 26/08/26
170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit
Aktualitet

170 protestues në SPAK kundër Ramës/ “Albanian Files” dhe tre projektet e bujshme në lupën e hetimit

15:11 - 26/08/26
Para
U aksidentua sot për vdekje në Yzberisht, viktima i dënuar për vrasje e trafik droge

Drejtori i Policisë së Durrësit: Janë kapur 9 shqiptarë

TË FUNDIT

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare
Aktualitet

“Pse filmon?”/ Sherr për një video, të rinjtë bëjnë për spital një person në zonën turistike shqiptare

18:32 - 26/08/26

Një përleshje mes disa të rinjve dhe një personi tjetër ka përfunduar me plagosjen e këtij të fundit në zonën...

Lexo më shumë
88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

88 ditë në shesh! Shqiptarët nuk heqin dorë: Protestojmë deri në largimin e Ramës dhe qeverisë!

18:05 - 26/08/26
Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

Vendimi i bujshëm i KLGJ-së ndaj qeverisë: Rriten pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve

17:39 - 26/08/26
Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

Zjarr në Sarandë, flakët i afrohen Manastirit të 40 Shenjtorëve

17:18 - 26/08/26
Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

Kaos te Fakulteti i Mjekësisë/ Studentët sorollaten prej orësh, mungesa e formularëve mban peng regjistrimin

17:09 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com