GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

4 mln eurot e shqiptarëve për koncertin e Kanye West, justifikohet Rama: E bëra mos turpërohet Shqipëria!

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
4 mln eurot e shqiptarëve për koncertin e Kanye West, justifikohet Rama: E bëra mos turpërohet Shqipëria!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi qeveria dhe 4 milionë euro për koncertin e Kanye West që do të zhvillohet në Tiranë, kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave, duke mbrojtur financimin dhe duke sulmuar protestuesit, që prej gati një muaj e gjysmë kërkojnë dorëheqjen e tij.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama i quan protestuesit sorra dhe korba, që siç shkruan ai “janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt”.

Rama tha se fondi për këngëtarin u miratua “në minutën e fundit” për të shmangur dëmtimin  imazhit të Shqipërisë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga afro 80 vende të botës, të cilët kanë blerë tashmë biletat për koncertin.

“Sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e ‘koncertit privat‘, siç e quajnë djallëzisht.

Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare”, shkruan Rama.

Postimi i Ramës

4 MILIONË EURO në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye West;

për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.

Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht.

Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare.

U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin dyfisho biznesin tënd; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.

Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit?

Shumë e thjeshtë:

Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre!

Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht

Etiketa: koncertRamashqiptarë

Lajme të lidhura

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë
Aktualitet

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

23:17 - 07/09/26
“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës
Aktualitet

“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

22:38 - 07/09/26
Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008
Breaking Views

Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

22:02 - 07/09/26
Para
8 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë, SPAK çon për gjykim grupin e Ramazan Rrajës dhe vëllezërit Hoxhosmani

8 tonë kokainë nga Amerika Latine në Europë, SPAK çon për gjykim grupin e Ramazan Rrajës dhe vëllezërit Hoxhosmani

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë
Aktualitet

Rrugët e Tiranës plot me protestues: Edi Rama o tradhtar, jep dorëheqjen sa më parë

23:17 - 07/09/26

Protestuesit vazhdojnë marshimin në rrugët e Tiranës. Rrugët e Tiranës janë mbushur plot me protestues, që vazhdojnë të instistojnë në...

Lexo më shumë
“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet

“Interceptim 3 orë në Monako”/ Ahmetaj nxjerr përgjimin që implikon Ramën: Trafik armësh me zraelitin Ron Yeffet

23:07 - 07/09/26
“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

“Nuk e gëzon njeri”, konflikti për pronën në Palasë, ortaku i Bedinajt: Jam trashëgimtar i tokës

22:38 - 07/09/26
Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

Takimi i Monacos dhe skema ‘KAYO’/ Ahmetaj zbulon ‘audio-përgjimin’: Ron Yefet i lidhur me Ramën që në 2008

22:02 - 07/09/26
 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

 “Ju erdhi fundi”- Protestuesit rrethojnë në mënyrë simbolike godinën e Kryeministrisë

21:28 - 07/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com