GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama konferencë me ministrin gjerman: Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama konferencë me ministrin gjerman: Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Europën Michael Roth. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria i ka bërë të gjitha detyrat e saj të shtëpisë për çeljen e negociatave me BE.

Por ai evidentoi një problem që ka penguar mbajtjen edhe të konferencës së parë ndërqeveritare, siç është konflikti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Kam nderin që të mirëprisja sot një mik të çmuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe një avokat të zëshëm të rrugëtimit Europian të gjithë rajonit tonë, edhe të Shqipërisë, ministrin gjerman të Shtetit për Çështjet Europiane. E dimë të gjithë se kjo vizitë përkon me një kohë të parëndësishme në prag të një tjetër takimi të Këshillit evropian për një vendimmarrje të rëndësishme të lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sot nuk janë ata vetëm, por edhe ata që dje edhe nëse mendonin nuk e thoshin, që Shqipëria i ka kryer të gjitha detyrat e veta. Dhe miratimi i kornizës negociuese bazuar në vendimin e marrë për çeljen e negociatave nga KE dhe mbajtja e konferencës para ndërqeveritare, është thjesht çështje e brendshme e Këshillit Europian në një moment kur përtej faktit duket se ka një prirje më pozitive se sa herë tjetër së brendshmi. BE ndeshet nga një surprize të radhës nga bota ballkanike, që lidhet me ngërçin e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Unë nuk mund të përsërisja të njëjtën gjë që them me bindje dhe fakte, sipas meje, sipas nesh, që prej kohësh ne duhet të hapim menjëherë procesin dhe Be duhet të zbatojë vendin që ka marrë. Duke miratuar kornizës negociuese dhe duke thirrur konferencën e parë ndërqeveritare.

A do të ndodh apo jo kështu, këtë nuk e di. Ne nuk e dimë. Kjo varet nga sa do të arrihet që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë dhe Bulgarisë, që jjo e fundit të heq barrikadën. Por ajo që është me rëndësi është se sidoqoftë ne sot kemi një mbështetje të zëshme nga të gjitha vendet, posaçërisht nga Gjermania për të ecur më tutje. Uroj shumë që në këtë sezon veror ne të kemi sa më shumë turistë nga Gjermania. I thash edhe ministrit që ndryshe nga çfarë mund të perceptohej duke lexuar deklaratat e ministrisë gjermane të Shëndetësisë, Shqipëria është vendi më i përshtatshëm në Europë për të ardhur për pushime. Meqë ra fjala, sot nuk ka më maska në rrugë në Shqipëri.”, tha Rama.

Etiketa: Edi RamaKonferenceMichael Roth

Lajme të lidhura

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë
Aktualitet

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26
Para
Rama: Shqipëria vendi më i përshtatshëm për pushime

Rama: Shqipëria vendi më i përshtatshëm për pushime

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com