GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Rama konfirmon përçarjen me SHBA: Zgjedhjen time e kam bërë

22:21 - 03/10/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama konfirmon përçarjen me SHBA: Zgjedhjen time e kam bërë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama me anë të një deklarate lëshuar mbrëmjen e sotme ka konfirmuar dukshëm përçarjen mes tij dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai iu përgjigj ambasadores Yuri Kim, e cila tha se Rama duhet të bënte një zgjedhje, që Shqipërinë ta drejtonin qytetarët apo kriminelët.

Ndërkohë kreu i qeverisë iu përgjigj kësaj thirrje me një indiferencë, duke thënë se e refuzon këtë gjuhë, pasi e ka bërë tashmë zgjedhjen e tij, që kur ka dalë kundër regjimit komunist.

Sipas Ramës, të akuzohesh nuk ndihmon fare qytetarët, dhe as luftën kundër pastrimit të parave.

“Udhëheqësit duhet të zgjedhin kush do e qeverisë këtë vend, qytetarët apo kriminelët. E kam bërë zgjedhjen kur kam dalë kundër regjimit komunist. Nuk kam asnjë dilemë për këtë. Të akuzosh nuk ndihmon fare qytetarët, nuk e ndihmon luftën kundër krimit e pastrimit të parave. Krijon mjegull në të cilën të vetmit përfitues janë kriminelë”, deklaroi kryeministri.

Por e gjithë kjo situatë nuk mund të kalojë me kaq, pasi mesazhi i Ramës ka gjasa të sjellë një përmbysje në marrëdhëniet me SHBA. Kjo pasi kujtojmë se me qëndrimet e mëparshme, kryeministri dukej i bindur ndaj aleatëve të tij historikë. Megjithatë përçarja duket se ka nisur më herët dhe ai i druhej diçkaje të tillë, qëkur i kërkoi dorëheqjen Gledis Nanos, me qëllim që mos ta shkarkonte, pasi ishte i preferuari i SHBA. Duke qenë se Nano nuk pranoi ofertën e Ramës, duke i bërë ballë, atëherë kryeministri e shkarkoi, duke thyer kështu besimin amerikan.

Kjo u vu re me deklaratën e ambasadës së SHBA, e cila e mbështeti Gledis Nanon, pavarësisht se motivi i shkarkimit nga qeveria shqiptare ishte mospërmbushje e obkektivave.

Nga ana tjetër, kryediplomatja amerikane në vendin tonë Yuri Kim nuk qëndroi indiferente, duke sulmuar Ramën edhe për amnistinë fiskale. Ky i fundit madje së fundmi ka shkuar në SHBA për të lobuar nëpërmjet fondacionit të “George Soros”.

Prej kohësh vihej re një përçarje e mundshme mes Ramës dhe Kim, e cila përfaqëson dukshëm qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çdo çështje që prek Shqipërinë, ku përfshihet dhe kryeministri.

Opinioni publik natyrisht mbetet i habitur nga kjo tronditje, pasi zakonisht Rama nuk ka mbetur takim pa e shprehur hapur simpatinë e tij për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pavarësisht së shkuarës komuniste që mban familja e tij.

Por mund të themi që historia përsëritet në politikën shqiptare. Në rast se kthehemi pas në kohë, e njëjta gjë ka ndodhur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-ambasadorin e SHBA në vendin tonë Alexander Arvizu. Mes tyre pati një përplasje përpara se Arvizu të mbaronte mandatin 4-vjeçar në Shqipëri.

Edhe pse duket se mes liderëve udhëheqësve të vendit tonë dhe kryediplomatëve të huaj është e konsoliduar, situata ndërlikohet herë pas herë për interesa të cilat shpeshherë shkojnë edhe përtej politikës.

Etiketa: Edi RamaKryesore1ShqiperiYuri Kim

Lajme të lidhura

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria
Breaking Views

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer
Breaking Views

Berisha heq Florian Binajn nga lista: Do i japim Tiranës kandidaturën më të shkëlqyer

14:02 - 04/04/26
Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”
Breaking Views

Rama, mbledhje në Dajt për zgjedhjet e 2027-s, premton “derën e Europës të hapur plotësisht”

13:27 - 04/04/26
Para
“Jemi nën sulm”, eksperti i IT: Qeveria shqiptare ka çeduar si asnjë shtet tjetër

“Jemi nën sulm”, eksperti i IT: Qeveria shqiptare ka çeduar si asnjë shtet tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com