GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama kopjoi programin e PD”, Berisha: Ka 62 premtime të pambajtura

13:17 - 31/03/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
“Rama kopjoi programin e PD”, Berisha: Ka 62 premtime të pambajtura
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim të përsëritur ndaj shqiptarëve, duke theksuar se ai ka 62 premtime të pambajtura. Sipas Berishës, Rama ka kopjuar programin e Partisë Demokratike (PD) pas një rënie të theksuar të pikëve në sondazhe, pasi shqiptarët kanë refuzuar të pranojnë programet e tij të çuditshme, si ato për zhapinj dhe hardhucë. “Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim”, theksoi Berisha.

Ai shtoi se premtimet e Ramës, përfshirë krijimin e 300 mijë vendeve të punës dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike, janë të pambajtura dhe të pasinqerta. Berisha akuzoi gjithashtu kryeministrin për refuzimin e ligjit për minimumin jetik, i cili do të kishte garantuar pensione më të larta dhe një mbështetje më të madhe për qytetarët në nevojë.

Ai përmendi faktin se Rama kishte në dispozicion 8 miliardë euro, por dha vetëm 16 milionë euro për pensionistët, duke e shndërruar vuajtjen e qytetarëve në një mjet politik për të shpëtuar imazhin e tij në sondazhe.

“Nuk ka më keq se të tallesh dhe të mashtrosh njerëzit në nevojë”, theksoi ai.

Fjala e Berishës:

Kopjimi i programit të PD nga Edi Rama, erdhi pas rënies dramatike të pikëve të tij në sondazhe, pasi shqiptarët e përcollën me neveri programin e tij për zhapinj, hardhucë, zhaba dhe thithlopa, e përcollën me neveri keqpërdorimin e bravës për të hutuar shqiptarët dhe konstatoi se shqiptarët janë të interesuar, jetësisht, për pensionet, rrogat, për luftën ndaj korrupsionit, pra për mirëqenien e tyre.
Ajo ç’ka mund tu them shqiptarëve është se, në historinë e premtimeve, Edi Rama ka vetëm një rekord, mashtrim, mashtrim, mashtrim.
Dhe kur të gënjen njëherë, çdo njeri mund të gënjehet. Kur gënjen dy herë, ke gënjyer veten. Por po u gënjeve për të tretën herë është e tmerrshme, është njëlloj sikur të besosh gënjeshtrat e tua.
Ai që gënjehet tre herë ai, i lejon vetes të besojë gënjeshtrat e veta, atëherë nuk ka më faj Edi Rama këtu. Pse e them këtë? Nuk e them vetëm me 62 premtimet e tij të pambajtura, asnjë prej tyre.
300 mijë vende pune, heqje TVSH për ushqimet, legalizimet sikur Enveri të ngrihej nga varri nuk do të na pengojë, legalizime pa prishje dhe asnjëherë. Ulje të çmimit të energjisë elektrike, nga 77 në 95. Zgjidhjen personalisht, se do të merrej personalisht me dy gjëra, me legalizimet dhe ujin e pijshëm.
Pra shqiptarët në memorien e tyre nuk gjejnë dot asnjë premtim të mbajtur nga Edi Rama. Vetëm mashtrim, mashtrim, mashtrim.
Vijmë tek premtimet e fundit.
Para 15 muajsh kam dërguar në parlament ligjin për minimumin jetik, me qëllim që ky ligj të miratohej dhe të mos merrte karakter politik, unë përzgjodha minimumin jetik të përllogaritur nga Avokati i Popullit dhe Organizatës Ndërkombëtare të Punës ILO. Pra ishte plotësisht kredibël se nuk kishte abuzim politik në përllogaritjen e tij. Pavarësisht se sot ka ministre që thonë se jetohet mirë me 140 euro. Ata e mbajtën ligjin dhe betejë pas beteje, Rama e hodhi poshtë dhe nuk pranoi kurrë ta votonte.
Çfarë sillte ligji i minimumit jetik? Ligji sillte mes tjerash, në mënyrë automatike pensioni minimal 200 euro, sepse nuk mund të kishte pas vendosjes së ligjit të minimumit jetik, asnjë shqiptarë që merrte ndën 200 euro.
Sot ka pensione të plota, minimale, në fshat 120 euro. Sot 57 përqind e pensioneve në Shqipëri janë të pjesshme e jo të plota.
Megjithatë, nëse Edi Rama do të provojë se nuk është një rrenc 2 metra, të thërrasim parlamentin dhe të votojmë ligjin. Të vijë nesër. Grupi ynë parlamentar, deputetët tanë do lenë çdo gjë dhe do vijnë në parlament të votojnë ligjin.
Por nuk ka më keq se të tallesh, të mashtrosh njerëzit në nevojë.
Edi Rama kishte 8 miliardë euro në tavolinën e kryeministrit dhe la për pensionistët 16 mln euro. Ndaj të përdorësh për qëllime politike, vuajtjet, dhimbjet që u krijon me varfëri të tjerëve, rrezikon të marrësh ndëshkime shumë të rënda.
Pra e bëri krejtësisht për të shpëtuar nga pikët që po i fundoseshin, sepse mendoi se mund ti mashtrojë shqiptarët, Luli kështu, Luli ashtu. Zhabat, bretkosat, këto e ato.

Ai kopjoi, por unë këtu ua kam thënë, Shqipëria me këto rroga nuk pranohet në BE.
Rrogat janë një kriter shumë qenësor, i pashpallur.
Dhe ky e frenoi rritjen e rrogave.
Ne me trendin e rritjes së rrogave po plotësonim këtë kriter, dhe miqtë e mi në Komision dhe jashtë, e kishin pëlqyer këtë.
Se kjo është një pengesë, sikur të mos kesh asgjë tjetër, po i panë rrogat kaq të ulëta, thonë le se do vijnë të gjithë tek ne.
Pra, hyn në fuqi tre muajt e parë të qeverisjes së PD.
Pyeteni Ramën, a nuk the në tetor që ky është shkatërrimi, është fundi, është apokalipsi.

Etiketa: berishaPremtimeRama

Lajme të lidhura

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin
Breaking Views

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?
Breaking Views

(VIDEO) Debati mes Bardhit dhe Peleshit te ‘Mandatet’: Kur do e thërrasësh mbledhjen tjetër?

18:26 - 19/12/25
Para
“Sherifi do të vijë”, Berisha: Ardhjen e LaCivitta po e lë surprizë për Ramën, që t’i bjerë tavolinës me kokë

"Sherifi do të vijë”, Berisha: Ardhjen e LaCivitta po e lë surprizë për Ramën, që t’i bjerë tavolinës me kokë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com