GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Rama kopjon dhe imiton si majmuni”, Berisha u premton fermerëve: Do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja

20:56 - 09/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 7 min
A A
“Rama kopjon dhe imiton si majmuni”, Berisha u premton fermerëve: Do mbrojmë çdo sezon prodhimet tuaja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e kandidatëve për deputetë në Lushnje, kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se, qeverisja e Partisë Demokratike do të subvencionojë fermerët.

‘Së pari, do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë. Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti.

Po, atëherë të maten fermerët e tjerë me fermerin e Lushnjes dhe të shohin kush prodhon më shumë dhe më lirë’, tha kreu i PD-së,

Berisha tha se Rama duke e quajtur atë “buf” në të vërtetë i ka dhënë epërsi për fushatën.

Ai u premtoi qytetarëve se do përdorë të gjithë eksperiencën, dhe mençurinë për ta përzënë Ramën nga pushteti më datë 11 maj.

“Ai që më quan mu buf. Por ai nuk kupton që më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme, dhe ju garantoj ju që do përdor të gjithë eksperiencën, mençurinë time për ta përzënë më datë 11 maj së bashku me ju”, tha kreu i PD.

Pjesë nga fjala

Made in Albania do jetë krenaria jonë kombëtare.

Memeja e gjallë, se kështu po e quajmë ne atë, ai që më quan mua buf, po ai nuk e kupton se më ka dhënë një epërsi të jashtëzakonshme dhe unë u garantoj se do përdor të gjithë eksperiencën dhe mençurinë time për ta përzënë me datën 11 maj së bashku me ju.

Lëre mos e pyet!

Kopjon dhe imiton si majmuni, sot deklaronte se do prodhojmë makina ushtarake Made in Albania.

Jo mo jo, do e fillojmë me qumështin, me misrin, me frutat, me zarzavatet, me biznesin e vogël, me biznesin e madh.

Do prodhojmë edhe makina, do prodhojmë çdo gjë.

Shqipëria do jetë prodhuese, prodhuese dhe vetëm prodhuese.

Biznesit të vogël, tavanin nga 140 mijë euro do e ngremë në 180 mijë euro për TVSH-në dhe tatim-fitimin. Zero nën 180 mijë euro do kenë TVSH apo tatim-fitim.

Biznesi i vogël do paguajë asnjëherë më shumë se 1 të dhjetën e xhiros, taksë që i vë bashkia e Shytëve këtu, apo bashkia e Erionëve në Tiranë, apo e atij tjetrit në Fier.

Jo, jo, 1 përqind, nuk do i vënë dot më shumë.

Do të diktohet sipërfaqja publike.

Isha në treg, një keqardhje të madhe, njerëz që sakrifikonin shumë, në këmbë gjithë ditën, në kushte të vështira, dhe paguanin nga 120 mijë lekë që e kishin pasur sipërfaqen publike, e paguanin tani 1500 lekë, rritur 15 fish. Merr fund batërdia mbi bizneset e vogla.

Biznesi i madh dhe bizneset e tjera do kenë taksën 10 përqind.

TVSH do ulet në 15 përqind.

Do hiqen një seri masash shtrënguese, inspektoriatet do marrin karakter krejt tjetër.

Pra, Made in Albania do jetë hapi i madh drejt Shqipërisë Madhështore.

Por Shqipëria Madhështore e ka kusht të të gjitha kushteve pastrimin e shtëpisë tonë.

Në qoftë se nuk ndahemi me krimin dhe hajnat, me hajdutët që pinë gjakun tuaj si shushunja ditë për ditë, ne të ardhme nuk kemi.

Ndaj u jap fjalën se me forcën e ligjit do vendoset përpara drejtësisë çdo lidhje krimi, çdo kriminel, çdo qeveritar i inkriminuar.

Këtu banda ka rrëmbyer tregun e ndërtuar me paratë tuaja, taksat tuaja. Ndan paratë me kryetarin e bashkisë dhe fshatarëve u merr sa frëngu punën.

11 maji është zgjidhja. Pa le, kishte kandiduar edhe deputetin për ta sjellë në parlament.

Fatin e Çyrbjes do të ketë Zaka. Se edhe Çyrbjen, Avdylajt e sollën, po ja ku është atje. Edhe Zaka atje do të shkojë.

Nuk keni të drejtë të kandidoni ju në parlament, ju e keni vendin aty ku e keni për veprat që keni kryer.

Ndaj u jap fjalën e nderit lushnjarëve dhe shqiptarëve, se një nga një, bandat dhe banditët, kudo që janë, edhe në shpellat më të thella po u futën, do vendosen para ligjit.

Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ligjit, e të drejtave të qytetarëve, e dinjitetit të tyre.

Nuk ka bandit, nuk ka ministër, nuk ka njeri që mund t’i shkelë ato.

PD dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore vjen tek ju me programin më të mirë, me programin të cilin kurrë ndonjëherë nuk e kanë paraqitur më parë para shqiptarëve.

Sepse ne në një mënyrë ose në një tjetër, jemi një vend sot, ku qindra e mijëra qytetarë derdhin lot të ftohta nga mjerimi.

Jemi një vend në të cilin dhjetëra në mos qindra mijëra familje nuk ushqejnë dot si duhet fëmijët e tyre sepse paratë e tyre vidhen nga qeveritarët.

Sot ne jemi një vend ku me qindra e mijëra të sëmurë nuk marrin dot ilaçet.

Sot jemi një vend ku nuk janë të pakta familjet që shtrojnë sofrën por nuk kanë ushqimin për fëmijët e tyre dhe detyrohen t’u thonë, paç fatin, merr rrugët, gjej fatin. Dhe fëmijët vetëm largohen nga Shqipëria.

Sot jemi i vetmi vend nga i cili u larguan mbi 45 përqind e shqiptarëve nga Shqipëria, ndaj dhe ne do fillojmë aty ku është dhimbja.

Ne kemi vendosur që 3 muajt, çdo shqiptar që merr nën 200 euro, do marrë 200 euro. Çdo shqiptar nuk do firmosë nën 200 euro në borderotë e këtij vendi.

200 euro nuk janë shumë, por në standardin ndërkombëtar, 200 euro janë jashtë varfërisë ekstreme. Janë 6.3 euro në ditë dhe ai që merr kaq, nuk është në varfëri ekstreme.

Por mjerimit, numërimit të kafshatës i japim fund.

Jo vetëm me këto, përkundrazi të gjithë këtyre do u japim kartën e konsumatorit. Karta e konsumatorit do të thotë që ata ushqimet do i blejnë 20 përqind më lirë se sa të tjerët me rroga të mesme dhe të larta.

Të gjithë këtyre do u rimbursohen 100 përqind ilaçet.

Pensionistët do kenë të drejtë të bëjnë analiza të plota falas 2 herë në vit.

Lista e barnave do të jetë identike, 1 për 1 me Italinë. Nuk matemi ne me Italinë, por në ilaçe do matemi. I sëmuri në Shqipëri do mjekohet po me ato ilaçe që mjekohet italiani në Itali.

Pra, do vendosim disa standarde të tjera sepse është krijuar një hendek i tmerrshëm midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë.

Rroga të ulëta në Shqipëri nuk do të ketë në asnjë rrethanë nën 500 euro.

Garantoj sipërmarrësit se do t’u kompensohet me ulje taksash rritja e rrogave në 500 euro të punonjësve.

Ekziston një e drejtë, e cila duhet të respektohet.

Rroga mesatare do jetë 1200 euro.

Mësuesit do arrijnë në rrogën 1500 euro gjersa ata të paguhen më shumë se çdo mësues tjetër në Ballkan.

Energjia, bizneseve do t’u shitet me 6 lekë nga 18 që u shitet sot. Familjarëve do u shitet me 7 lekë.

Tarifa e ujit do përgjysmohet.

Pra, me këto masa ne besojmë se e lehtësojmë në një shkallë ët caktuar jetën e qytetarëve tanë që janë në nevojë.

Dhe ne do kemi një ndryshim rrënjësor në qëndrimin ndaj tyre.

Nuk ka të varfër nga dembelizmi. Të varfrit i ka bërë politika të varfër dhe ne këtë politikë do e ndryshojmë.

Miqtë e mi, nuk ka rreth, nuk ka qytet, nuk ka qark që mund të bëhet më madhështor se qarku i Fierit, se rrethi i Lushnjes.

Gjithçka në këtë rreteh natyra e ka bërë madhështore.

Lushnja ka potenciale të jashtëzakonshme bujqësore.

Lushnja ka fermerë të mrekullueshëm, njerëz të zotë të punës, të djersës.

Lushnja ka brigjet turistike ndër më të bukurat.

Ka çdo potencial.

Pra, Made in Lushnja, Made in Albania, krenari kombëtare, krenari lushnjare.

Miqtë e mi, askush nuk mund të prodhojë më shumë se fermeri lushnjar në qoftë se ti i largon atij të këqijat që i ka berë regjimi.

Në qoftë se ti i garanton atij kushtet që djersa e tij të japë prodhimet, suksesin që meriton. Dhe ne këtë do bëjmë.

Së pari, do ta barazojmë me fermerët e tjerë të rajonit. Do subvencionojmë pesë herë më shumë.

Do rrisim fondin e subvencionimeve 5 herë për çdo fidan, për bimët e arave, për njësi prodhimi, për çdo krerë bagëti.

Po, atëherë të maten fermerët e tjerë me fermerin e Lushnjes dhe të shohin kush prodhon më shumë dhe më lirë.

Sot, ky regjim për t’i hapur dyert shkatërrimit të prodhimit bujqësor, ka vendosur TVSH-në asimetrike te grumbulluesit dhe përpunuesit e prodhimeve.

Unë iu jap fjalën ju se tre muajt e parë do vendoset taksa simetrike, e cila bën që përpunuesi t’i kthejë fermerit, të marrë ai TVSH-në 20 përqind për prodhimet që shet.

Ballkani i Hapur, kjo marrëveshje që shkatërroi me mijëra ferma, që solli vërshimin e prodhimeve të subvencionuara 8 herë më shumë se prodhimet në Shqipëri për shkak të vëllazërisë Rama-Vuçiç, do hidhet në kosh të plehrave javën e parë të qeverisjes së PD.

Linjë krediti të butë, në të cilën qeveria do paguajë 80 përqind të interesit, do u ofrohet fermerëve të Lushnjes dhe mbarë Shqipërisë.

Nuk ka tokë më pjellore se toka shqiptare askund. Ky vend nuk ka asnjë pëllëmbë tokë pa frut.

Lushnjes po i kripëzohen tokat se nuk ka investime në asgjë.

Vaditja, kullimi dhe mbrojtja e tokës do jenë tre përparësi madhore të qeverisë së ardhshme.

Kudo në botë që ndodh mbiprodhimi, ndodh që fatkqësitë dëmtojnë. Edhe tani më informuan se janë dëmtua prodhimet.

Qeveria do ketë fondin e kompensimit me çmimin bazë të të gjithë dëmtimeve që vijnë nga faktorë natyrorë ose stoku i mbiprodhimit dhe mosshitja e tyre.

Ndonëse u them këtu, e deklaroj këtu botërisht se do mbrojmë në çdo sezon prodhimet tuaja.

Çdo vend e bën këtë, përveç Shqipërisë sot.

Po, do t’i mbrojmë ato. Çdo vend i mbron. Përveç Edi Ramës që i shkatërroi prodhimet. 2 mijë ton patate iu kalbën një fermeri në Pogradec për shkak të Ballkanit të Hapur. Mijëra ferma falimentuan.

Kjo merr fund.

Etiketa: berishaFermerëKryesore1

Lajme të lidhura

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)
Aktualitet

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Para
Denoncohet tenderi 1.6 miliardë lekë i asfaltit të zgjedhjeve, pazari i drejtorit të Veliajt me Mehmet Hilajn

Denoncohet tenderi 1.6 miliardë lekë i asfaltit të zgjedhjeve, pazari i drejtorit të Veliajt me Mehmet Hilajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com