GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama kundër Kushtetutës, u bën thirrje qytetarëve të bojkotojnë zgjedhjet

09:55 - 10/04/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në 2013 premtove 24 orë ujë, akoma Durrësi me një orë në ditë”, përgjigjet Rama: Ma jep përsëri votën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje mbështetësve të opozitës, që të mos marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në një komunikim në rrjete sociale, kreu i qeverisë sulmoi opozitën dhe u sugjeroi qytetarëve që, në vend që të votonin kundërshtarët e tij, të qëndronin në shtëpi.

“Rri më në shtëpi fare… Po të dalësh e të shkosh të hedhësh votën në kënetë, ua,” tha Rama, duke bërë një apel që bie ndesh me një nga të drejtat themelore të Kushtetutës së vendit dhe të një demokracie funksionale.

“Kurrë mos votoni e mos votofshi për mua dhe për Partinë Socialiste, po, si mund të shkoni mbas një të roituri? Që i fiket llamba tre herë në ditë tani më se dhe mosha tepër e thyer bën të vetën, edhe që vetëm i ka sjellë atij vendi halle e rrëmuja e turbullira. E që s’i ka mundësi. Unë s’e kuptoj ç’a kërkoni, nuk e marr vesh. Doni më mirë, doni më shumë, normal fare. Normal fare rri më në shtëpi fare, rri në shtëpi dakord, rri në shtëpi, mos dini fare hiç. Po të dalësh e të shkosh të hedhësh votën në kënetë, ua”, ishte deklarata e kreut të qeverisë.

Thirrje të tilla janë të përsëritura nga kryeministri. Gjatë një aktiviteti më 8 mars, Rama iu drejtua grave shqiptare me një apel të drejtpërdrejtë që të ndalonin burrat të votonin në zgjedhjet e 11 majit. “Burrat mbajini në shtëpi më 11 maj,” theksoi ai.

Këto deklarata kanë ngjallur reagime, pasi konsiderohen si përpjekje për të dekurajuar pjesëmarrjen në votime – një veprim që cënon një nga parimet thelbësore të demokracisë.

E drejta për të votuar është e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe nga konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Neni 45 i Kushtetutës shqiptare përcakton qartë se: “Çdo shtetas shqiptar që ka mbushur moshën 18 vjeç ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.”

Çdo përpjekje për të ndikuar në heqjen dorë nga kjo e drejtë, veçanërisht kur vjen nga një figurë institucionale si kryeministri, mund të shihet si cënim i së drejtës kushtetuese për të zgjedhur.

Në parim, kryeministri duhet të jetë qytetari i parë që mbron dhe garanton ushtrimin e lirë të të drejtave demokratike  dhe jo t’i relativizojë apo t’i minojë ato.

Etiketa: Edi RamaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet
Ekonomi & Sociale

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26
Para
Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj, që bien çdo ditë në këtë aks

Rruga e fshatit turistik të Thethit në Shkodër rrezikon të bllokohet nga gurët e mëdhenj, që bien çdo ditë në këtë aks

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE
Breaking Views

‘Ligji për portet turistike, model pa garë’! Jorida Tabaku: Godet tregun dhe integrimin në BE

14:17 - 22/02/26

Portet turistike mund të jepen sërish pa garë. Kështu paralajmëroi të dielën deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke komentuar...

Lexo më shumë
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

Rihapet për këmbësorët segmenti i dëmtuar, pezullimi i qarkullimit për automjetet ende në fuqi

13:15 - 22/02/26
Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura  do të demontohet

Juglindja e paralizuar, Prokuroria nis hetimet/ ARRSH: Ura do të demontohet

13:07 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com